Turneu ndërkombëtar në BERN (SUI) 100 Vjetori i Pavarësise se Shqiperise

Aller au contenu

Menu principal

Shqip

Shqipëria

Historia E Shqipërisë

Shqipëria është vendi i një kulture të lashtë. Që në prehistori, trualli i saj është banuar nga paraardhësit e Shqipëtarëve, Ilirët. Gjurmët e para të qytetërimit të tyre u gjetën nga fundi i Erës së Bronxit (fundi i mijëvjeçarit të 2-të, para erës sonë), kohë kur u krijua edhe etnosi Ilir. Ata përfaqësonin një grupim tribush të shpërndarë në një zonë të gjerë të Ballkanint Perëndimor, nga Istria në Savë dhe në Gjirin e Artës.
Që nga shekulli i 7-të para erës sonë Grekët kolonizuan bregdetin e Ilirisë Jugore, Epidamnos (Durres). Apollonia (pranë Vlorës) ishte qyteti më i madh bregdetar. Kontakti me një qytetërim më të përparuar i ndihmoi Ilirët të zhvillonin kulturën e tyre. Gjatë shekullit të 4-t para erës sonë u shfaqën një numër i madh qytetesh si Shkodra,  Amantia, Bylis, Olimpia dhe Foinike, me karakteristika të qendrave të vërteta urbane. Ngritja e këtyre qyteteve u ndoq nga një periudhë lulëzimi dhe shoqëria evuloi duke i dhënë jetë entiteve të mëdha dhe më pas bretërive.
Në shekullin e 4-t para erës sonë Bardhylli (Yll i Bardhë) ishtë mbreti më i madh Ilir i cili mundi katër prej Mbretërve Maqedonas, duke rikthyer territorin Ilir të marrë prej tyre. Babai i Aleksandrit të Madh, Filipi i II-të i Maqedonisë, mposhti Ilirët dhe Bardhylin dhe bëri paqe me të përpara se të vdiste në vitin 358 para erës sonë. Mbreti Glaucius, nga viti 317 deri në vitin 303 para erës sonë, është i mirënjohur si babai birësues i Pirros. Si ushëheqës i fisit të Taulantëve ai dëboi Grekët nga Dyrrachium. Në vitin 280 para erës sonë, Mreti Monunius qe mbreti i parë Ilir që preu monedha. Në vitin 250 para erës sonë mbreti Agron kontrollon një territor të gjërë që fillon nga lumi Krka në Slloveni deri në Shqipërinë e sotme. E veja e mbretit Agron, mbretëresha Teuta (231 para erës sonë), ngriti një mnretëri që shtrihej nga Dalmacia në veri deri në lumin Aous (lumi Vjosa) në jug, me Shkodrën si kryeqytet. Nën mbretërimin e saj Ilirët ushtruan piratëri mbi anijet e mallrave Romake në detin Adriatik duke i dhënë Romës një arsye për ti pushtuar. Genti ishte mbreti i fundit Ilir. Në vitin 165 para erës sonë ai u mund nga Romakët dhe kështu mbretëria Ilire u vu nën ligjin Romak.
Roma e aneksoi Ilirinë duke e bërë atë provincën Romake të Ilirikumit, për gjashtë shekuj. Ligji romak solli ndryshime ekonomike dhe kulturore në shoqërinë Ilire. Lulëzoi arti dhe kultura, veçanërisht në Apolloni. Ishin të shumtë Ilirët që fituan pozita të larta në Perandorinë Romake. Diocletian (284-305), i cili futi reformati institucionale dhe Konstandini i Madh (324-37) i cili pranoi Kristianizmin, ishin perandorë me origjinë Ilire. Rreth shekullit të I-rë të erës sonë, gjatë periudhës romake, Ilir ranë në kontakt me Kristianizmin.
Vendbanimet e krishtera përgjatë bregut Ilir shfaqen në Shën Asti (Saint Astius), Peshkop i Durrësit në kohën e Perandorit Trajan (sundoi nga viti 98-117 p.k) i cili ishte martiri i parë i krishterë. Kur Perandoria Romake po ndahej ne lindje dhe perëndim ne vitin 395, territoret e Shqipërisë së kohëa u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine por kisha qëndroi nën juridiksionin e papës së Romës deri në vitin 732. Grindjet që pasuan midis Romës dhe Kostandinopojës, bënë që popullsia që jetonte në veri të bëhej Katolike, ndërsa pjesa më e madhe që jetonte në krahinat jugore dhe qëndrore, u bë Ortodokse. Ashtu si në Perandorine Romake, tre nga perandorët që krijuan historinë e hershme të Bizantit (sunduan nga viti 491 deri në vitin 565) ishin me origjinë nga Iliria: Anastasi I, Justini I, dhe Justiniani i I.
Me rënjen e Perandorisë Romake, vala e pushtimeve barbare të Ostrogotëve, Hunëve, Visigotëve dhe Avarëve pushtuan territoret e Ilirisë. Më pas, në shekullin e shtatë, Sllavët pershkuan krahinat me popullsi ilire. Ata u vendosën në territoret Ilire dhe vazhduan të asimilonin fiset Ilire. Vetëm fiset e Ilirisë së jugut, duke përfshirë Shqipërine e sotme, shmangën asimilimin dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare. Në rrjedhën e shekujve nën ndikimin Romak, Bizantin dhe kulturës Sllave, fiset e Ilirisë së jugut u transformuan, dhe ndryshuan nga popullsia e vjetër Ilire në Shqiptarët e sotëm. Si rrjedhim, nga shekulli i 7-të deri në shekullin e 11-të, emri Iliri gradualisht i hapi rrugë emrit të fisit Albanoi, i përmendur fillimisht në vitin 150 e.s nga gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë, të cilët jetonin aty ku sot ndodhet Shqipëria e mesme.
Me dobësimin e vazhdueshem të Perandorisë Bizantine në fillim të shekullit të 9-të, Shqipëria ra nën dominimin e një vargu fuqish te huaja: Bullgarët (851-1010), Normanët (1081-1100), Kryqëzatat, Angevins e Italisë së jugut (Karli d’Anjou shpalli veten Mbret i Shqipërisë në vitin 1272), Serbët (Shqiptarët u bënë pjesë e Perandorisë Serbe nën Stefan Dushanin ne vitin 1344), dhe Venedikasit. Sundimit Bizantin në Shqipëri i erdhi fundi në vitin 1356, pas pothuajse 1.000 vjetësh, dhe Shqipëria u qeveris nga prijësit vendas. Më të nderuarit mes tyre ishin familjet fisnike si Topia, Balsha, Shpata, Muzaka, Araniti, Dukagjini, dhe Kastrioti. Tre të parat mes tyre u bënë sundimtar të principatave të cilat ishin praktikisht të pavarura nga Bizanti.
Në vitin 1352, zaptimet Osmane në Europë filluan dhe Shqiperia pushtohet në vitin 1388, por vetem në vitin 1430 ata plotësuan pushtimin e gjitha territoreve. Nën udhëheqjen e Aranit Shpatës, shqiptarët në të gjithë territorin u ngritën kundër Turqëve, por vetëm pas vitit 1442 Gjergj Kastrioti (1408-1468) shpalli pavarësine e principatës së Kastrioteve në Krujë dhe ngriti flamurin e kuq të famijes së tij me shqiponjën e zezë në mes, i cili përfundimisht u bë flamuri kombëtar Shqiptar. Ai ishte djali i një prej prijësve i cili mori titullin Iskander bej (Lord Aleksandër) për shërbimin ndaj Turqëve, i cili në shqip u bë Skënderbej. Gjithë fisnikët feudalë Shqiptarë u bashkuan në lidhjen e Lezhës dhe filluan luftën kundër Turqisë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Për 25 vitet e ardhshme, duke drejtuar nga jashtë kështjellës nëpër malet rreth qytetit të Krujës, Skënderbeu bëri të dështojnë të gjitha përpjekjet e Turqisë për të rifituar Shqipërinë. Me vdekjen e tij, në vitin 1501 Perandoria Osmane pushtoi gjithë Shqipërinë e cila mbeti nën kontrollin Osman deri në vitin 1912. Pushtimi shkaktoi një vuajtje të madhe dhe shkatërroi gjërësisht ekonominë e vendit, tregtinë, artin dhe kulturën. Si rezultat i tiranisë, mijera Shqiptarë u detyruan të emigronin, kryesisht në Italinë e jugut. Në shekullin e 16-të Osmanët filluan një konvetim sistematik të popullsisë në fenë Islame. Arsyeja kryesore pse shqiptarët u kthyen në Muslimanë ishte për t’i shpëtuar shfrytezimit dhe dhunës turke, një masë e të ciles ishte një taksë e rëndë që të krishterët duhet të paguanin nëse refuzonin të konvertoheshin. Me dobësimin e fuqisë Osmane në shekullin e 18-të, autoriteti qëndror i perandorisë në Shqipëri i hapi rrugë autoritetit vendor të feudalëve për autonomi. Më të suksesshmit e ketyre feudalëve ishin tre brezat e pashallarëve të familjes Bushati, të cilët dominuan pjesën më të madhe të Shqipërisë së veriut nga viti 1757 deri në vitin 1831, dhe Ali Pashë Tepelena, despot me natyrë Orientale, i cili drejtoi Shqipërinë e jugut dhe Greqinë e veriut nga viti 1788 deri në vitin 1822, me qendër në Janinë (sot Ionnina në Greqi). Këta pashallarë krijuan shtete të ndara me shtetin Osman deri kur ata u mundën nga sulltani. Sundimi Osman në Shqipëri mbeti prapanik dhe tiranik deri në fund. Në keto rrethana, shumë Shqiptarë udhëtuan jashtë vendit në kërkim të karrierës dhe progresit brenda perandorisë, dhe një numër jashtëzakonisht i madh, në proporcion me popullsinë Shqiptare, u ngritën në poste të rëndësishme në qeverisje dhe në drejtimin e ushtrisë. me dhjetëra vezirë të mëdhenj (të ngjashëm me kryeministrin) në Turqi ishin me origjinë Shqipëtare.
Në fillim të shekullit të 20-të, dobësimi i Perandorisë Osmane nuk ishte më në gjendje të shtypte nacionalizmin Shqiptar. Lidhja e Prizrenit (1787) proklamoi idenë e shtetit-komb Shqiptar dhe rilindjen e kulturës Shqiptare. Synimi i parë ishte bashkimi i gjithë territoreve Shqiptare – në atë kohë të ndara në katër provinca (vilajete), Kosovë, Shkodër, Manastir dhe Janinë – në një shtet autonom brenda konstruktit të Perandorisë Osmane. Në radhë të dytë, filloi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës Shqiptare, literaturës, edukimit dhe kultuës. Në një linjë me programin e dytë, në vitin 1908 drejtuesit Shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (Bitola sot në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë) dhe u pranua alfabeti kombëtar, bazuar më së shumti në shkronjat Latine. Lidhja Shqiptare u shtyp nga Turqit në vitin 1881, një pjesë sepse ata u alarmuan nga forcimi nacionalist. Megjithëse ç’ndodhi, që nga ajo kohë lidhja u bë një simbol i fuqishëm për zgjimin e nacionalizmit Shqiptar.
Me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërise. Kufinjtë e Shqipërise u vendosën nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, duke copëtuar më shumë se gjysmën e territoreve Serbisë dhe Greqisë. Lufta e Parë Botërore, shuajti përkohësisht lëvizjen për pavarësi dhe Shqipëria u pushtua nga trupat Austro-Hungareze, Italiane, Franceze, Greke dhe Serbe. Me 1 Prill të vitit 1915, Greqia shpalli aneksimin e plotë te Shqipërisë së jugut si “Vorio Epir”. Integriteti i territoreve Shqiptare u konfirmua në vitin 1919 me Konferencën e Paqes në Paris, pasi Presidenti i SH.B.A Udro Uillson nuk pranoi planet e fuqive Europiane për ndarjen e Shqipërisë ndërmjet fqinjëve. Kongresi i Lushnjës i Janarit të vitit 1920 vendosi për themelimin dhe formën e qeverisë së re Shqiptare. Vitet e para të pasluftës dëshmuan luftën midis pronarëve të mëdhenj te drejtuar nga Ahmet Zogu dhe liberalët pro-perëndimor nën Peshkopin Fan S. Noli. Pasi Noli mori pushtetin me forcë në vitin 1924, Zogu fluturoi për në Jugosllavi, ku ai siguroi mbështetjen e jashtme për një pushtim të armatosur të Shqipërisë. Në vitin 1925, Shqipëria u shpall republikë nën presidencën e tij; në vitin 1928 ai u be Mbret i Shqiptarëve, Mbreti Zog.
Italia pushtoi Shqipërinë me 7 Prill të vitit 1939, dhe mori kontrollin në vend pas një rezistence të vogël. Komunistët, nën Enver Hoxhën, drejtuan rezistencen kundër Italisë dhe, pas vitit 1943, kundër Gjermanisë. Në Tetor të vitit 1944 ata zmbrapsen Gjermanët, dhe ishin vendi i vetëm Lindor që e arriti pa ndihmesën e trupave ruse. Komunistët konsoliduan pushtetin pas luftës, dhe ne vitin 1946 shpallën Republikën Popullore të Shqipërisë. Për gjysëm shekulli nën dominimin e tij, Hoxha krijoi dhe shkatërroi marrëdhëniet me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, dhe Kinën. Në fund të periudhës së Hoxhës, Shqipëria ishte e izoluar, së pari nga kapitalizmi Perëndimor (Europa Perendimore, Amerika Veriore dhe Australi-Azi) dhe më vonë edhe nga vet Lindja komuniste. I armiqësuar me Lindjen dhe Perëndimin, Shqiperia pranoi politiken e “izolimit” dhe u bë e njohur si bastioni i vetëm i Stalinizmit. Kundërshtimet ndaj formës qeverisëse, gjatë pushtetit të Hoxhës, Shqipëria u drejtua, me forcë, nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, e njohur si Sigurimi. Për të eliminuar disidentët, qeveria kreu spastrime periodike, në të cilat kundërshtarët ishin subjekte të kritikave publike, të pushuar nga puna, të burgosur nëpër kampet e persekutimit, ose të ekzekutuar. Qarkullimi jashtë vendit ishte i ndaluar për të gjithë veç zyrtarëve të lartë. Në vitin 1967 Institucionet fetare, të cilat liderët e partisë dhe ateistë Shqiptarë i konsideronin si institucione prapanike mesjetare që pengonin progresin dhe bashkimin e kombit, ishin zyrtarisht te ndaluara, dhe gjitha shtepitë dhe faltoret e krishtera dhe muslimane u mbyllën.
Në vitin 1985, Hoxha vdes dhe Ramiz Alia mori vendin e tij. Fillimisht, Alia u perpoq të ndiqte rrugën e ashpër të Hoxhës, por ndryshimet në Europën Lindore kishin filluar tashmë:Mikail Gorbaçov u shfaq me një politikë të re në Bashkimin Sovjetik (glasnost dhe perestroika). Regjimi totalitar në Shqipëri ishte nën presionin e SH.B.A-së, Europës, dhe zemërimit e dëshpërimit të popullit të tij. Pasi Nikolla Caushesku (lideri komunist në Rumani) u ekzekutua në revolucionin e vitit 1989, Alia nënshkroi marreveshjen e Kombeve te Bashkuara në Helsinki (e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga shumë shtete në vitin 1975) që të respektonte disa të drejta të njeriut. Ai gjithashtu lejoi pluralizmin, dhe pse partia e tij fitoi zgjedhjet e vitit 1991, ishte e qartë se ndryshimi nuk do të ndalonte.
Në vitin 1992 u mbajtën sërish zgjedhjet e pergjithshme dhe u fituan nga Partia Demokratike me 62% te votive. Alia dorëhiqet dhe Sali Berisha u zgjodh presidenti i parë post-komunist. Në zgjedhjet e vitit 1996, Partia Demokratike u përpoq të fitonte shumicën absolute dhe manipuloi rezultatet duke fituar rreth 85% të vendeve në parlament. Në vitin 1997, epidemia e skemave piramidale shkaktoi një valë goditëse në gjithë ekonominë e vendit, e cila coi në një rebelim të përgjithshëm. Në komisariatet e policisë dhe në bazat e armatosura u plackiën miliona kallashnikovë dhe armë te tjera. Mbizoteronte anarkia, dhe shumë qytete kontrolloheshin nga milicia dhe shumë pak nga grupe njerëzish të armatosur. Gjithashtu, edhe këshilltarët ushtarak të SH.B.A-së u larguan nga vendi për sigurinë e tyre. Qeveria e Aleksandër Meksit dha dorëheqjen dhe u formua qeveria e unitetit kombëtar. Në përgjigje të anarkisë, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997. Berisha dha dorëheqjen si president.
Megjithate, stabiliteti ishte shumë larg për tu vendosur në vitet pas trazirave të 1997-es. Grindjet e mëdha midis Partisë Socialiste cuan në një seri qeverish jete-shkurtra. Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, vendi u mbush plot me refugjatë. Në Qërshor të vitit 2002, kandidati konsensual, Alfred Moisiu, një ish gjeneral, u zgjodh te zëvëndësojë Presidentin e suksesshëm Rexhep Mejdani. Zgjedhjet parlamentare të Korrikut të vitit 2005, sollën sërish në pushtet Sali Berishën, Kryetar i Partisë Demokratike, që fitoi më së shumti nga grindjet e Socialistëve dhe një serie korrupsioni dhe skandalesh që kishin përfshirë qeverisjen e Fatos Nanos.
Integrimi Euro-Atlantik i Shqipërisë ka qënë synimi kryesorë i qeverisë post-komuniste. Ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë caktuar si prioritete të Komisionit Europian. Në vitin 2006 Shqipëria nënshkroi Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me Be-në, kështu që plotësoi hapin e parë madhor për bashkimin në bllok. Në Maj 2008 Shqipëria dhe Kroacia morën ftesën për anëtarësimin në NATO.


Retourner au contenu | Retourner au menu