Anatoli Karpov - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Anatoli Karpov

Shkrime nga Mulaim Shehu
ANATOL G. KARPOV - Kampioni i dymbëdhjetë botëror në shah

Karpovi është i lindur më 23.0.1951 në Ural, por shahun fillon ta luajë atëbotë ku i kishte vetëm katër pranvera. Po ashtu sikur dikur Kapablanka, edhe Karpovi me zell i përcjellte lojërat e babait të tij. Kështu ai që si fëmijë filloi të merr pjesë në turnire të ndryshme, ndrësa në vitin 1970 bëhet kampion botëror për të rinj, në këtë mënyrë i hapet rruga për në arene ndërkombëtare. Të përcjellim çka thotë ky shahist i madh ish-kampion botëror (1975-1985): : “Kur i kisha 15 vjet, dhe kur e fitova titullin e mjeshtrit, atëherë kuptova se duhet shumë të mësojë, nëse dëshirojë të kem përparim. Atëbotë në mua ndikim të madh bënte veterani Botvinik. Kështu vërejtjet e tij ndaj lojës sime, në mua lanë mbresë dhe përshtypje të pashlyeshme. Në një rast, kur nëna ime, m’i dha të hollat për mëngjes në shkollë, atëherë kam blerë një gjë më të rëndësishme për mua. Kam blerë përmbledhjen e lojërave të zgjedhura të Kapablankës, dhe e mbaja në çantë sikur të ishte abetare e shkollës. Mendoj se ky libër, e jo ndënjë tjetër, nuk ishte i rastit. Kjo vepër la mbresë të thellë në stilin tim, madje është vështirë të them se atëbotë kisha ndonjë stil. Përherë kam pasur dëshirë ta shikojë lojën e Talit, por në ndërkohë isha i vetëdijshëm se stili i tij nuk më përshtatet. Unë kam pasur dëshirë që në shah të gjejë diçka ekskluzivisht timen”. Sipas mendimit të teoricienëve Karpovi e tejkaloi “ manevrimin e pozicionit magjik” të Kapablankës dhe Petrosianit. Prandaj ekspertët e shahut e konsiderojnë shahist tejetpozicionist, i cili luan në epërsi të vogla, thuajse vetëm për një tempo! Shumë të tillë mendojnë se ai është kopje e zbehtë e kampionëve, pa fantazi dhe imagjinatë të mjaftueshme. Po, është e vërtetë, se ai i respekton parimet e luftës pozicionale dhe njek lojë të logjikshme.
Karpovi,i përkdheluri i rusëve, e fiton titullin pa lojë në vitin 1975, meqë Fisheri tërhiqet nga arena shahistike, për motive të cilat i kemi theksuar në artikullin e mëparshëm! Mirëpo, Karpovi e humb meçin në vitin 1985 nga i riu 22 vjeçar,Kasparovi, përkundër përkrahjes së rusëve për përpjekje në disa meçe të tjera!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu