Boris Spaski - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Boris Spaski

Shkrime nga Mulaim Shehu
BORIS VASILEVIQ SPASKI - Kampioni i dhjetë botëror në shah

Spaski, është i lindur më 30.01.1937. Këtë talent i pari e zbuloi i famshmi M. Botvinik në vitin 1948, gjatë një paraqitje simultane, i cili pas përfundimit, këtij çuni i uron për lojë të mirë dhe i parasheh ardhmëri të ndritshme! Kështu, Spaski bëhet kampion për të rinjt në vitin 1955, ndërsa në vitin 1969 e mposht T. Perosianin dhe bëhet kampioni botëror i dhjetë. Karakteristik e tij është se ai e përjetonte humbjen si pjesë integrale e luftës sportive. Spaski, sipas stilit dhe temeramentit na përkujton të famshin E. Lasker. Ai me zgjuarësi e vlerësonte pozicionin dhe ka mundur të luajë sisteme të ndryshme. Spaski ishte i qetë gjatë mendimit dhe pa ndonjë nervozizmi madje dhe në pozicione kritike. Pas tërheqjes së lëvizjes e kishte shprehi të shetit me hapa të lehta duke shikuar arenën, sikur nuk i intereson asgjë tjetër. Por, kur përfundonte loja, atëherë ai ishte në gjendje edhe me orë të tëra të analizojë me parnerin e tij, sesi do të rrjedhte loja nëse tërhiqeshin lëvizje tjera. Por, këtu nuk na përkujton Laskeri, sepse ky i fundit pas lojës nuk kishte dëshirë të analizojë! Spaski ishte shumë i përmbajtur, siç thotë: “ Asnjëherë nuk jam gëzuar shumë për shkak fitoreve, sepse pas tyre vinin sprovat e mëdha. Fitoren më të dashur ai e realizon në meç me Petrosianin në vitin 1969, kur bëhet kampion botëror, meqë nuk ishte lehtë të mposhtet Petrosiani i sigurt. Mirëpo, Spaski ia lëshon fronin Fisherit meqë siç thuhej atëbotë në meçin e shekullit ai humbi prej tij (12:8,5)! Megjithat, thohet se Spaski ka mund ta fitojë këtë meq, por thoshte: Nuk dëshiroj të mbetem kampion pa luajtur meç me Fisherin! Për këtë fjalë dhe qëndrim të tij, ai i merr disa "flakaresha" nga Bashkimi Sovjetik, por ja BS u zhduk por qëndrimi i Spaskit mbete i pavdekshëm!
Megjithatë, pikërisht atëherë kur në Kosovë shterej fondi, ( mos më shti Zoti në gjunah, kam përshtypje se ky meç është organizuar nga pasuria e vjedhur në Kosovë) sërbi Jezdimir Vasileviq arriti që përmes një fondi shpërblyes prej 5 milion dollarë ta kthej Fisherin pranë fushës së shahut dhe në këtë mënyrë t’i jep rast Spaskit për revansh. Edhe pse Fisheri fiton ndaj Spaskit me rezultat +10-5=15 remive, krahas 3,5 milionë dollarë, megjithatë ai nuk ishte më “Fisheri i vjetër”, sepse pauza prej dy dekadash e kishte bërë të veten! Në anën tjetër, Spaski edhe pse e humb meçin, por ai i fiton 1,5 milionë dollarë.
Kështu Spaski është shahist i tipit të qetë, thuajse prapa lëvizjeve të tij nuk ka ndonjë fshehtësi! Prandaj, më së vështirë është të luhet kundër shahistëve të qetë, sepse lumi i thellë është i qetë!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu