Garat ekipore të Kosoves 2014

Aller au contenu

Menu principal

Kampionati ekipor i Ligës së parë të Kosovës në shah do të fillojë më 17 maj dhe do të përfundojë më 24 maj 2014. Në gara janë përfshirë 10 ekipe.Kështu në xhiron e parë, që zhvillohet më 17 maj nga ora 11,30 minuta, në program janë disa takime interesante.Shorti ishte i pamëshirëshëm nga se që në nismë do të përballen dy ekipet më të dalluara të Kosovës, që mëtojnë titullin e kampionit, Istogu, kampion aktual i Kosovës  dhe Ekspiku nga Prishtina, disa herë kampion i Kosovës.
Të gjitha takimet zhvillohen në Motelin “Amazona” në Milloshevë.
Për shkak të zvoglimit të ligës në 8 ekipe që nga edic ioni i ri, nga liga do të largohen 3 ekipe, kurse ekipi që renditet në pozitën e 7-të, do të përballet në balotazh me ekipin e plasuar në vendin e dytë nga Liga e dytë, gjegjësisht me Lepencin e Kaçanikut.

Titullin e kampionit e mbron ekipa e Istogut fituese e edicionit 2013

Në Restorant “Amazona” në Milloshevë janë zhvilluar tri takimet e fundit të Kampionatit ekipor të Kosovës në shah për ligën e parë. Garë kjo e organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës. Si e filloi këtë kampionat ashtu e përfundoi, ekipi i Ekspikut të Prishtinës i përforcuar me shahistët më cilësorë të Kosovës,Murtez Hondozi, që aktualisht jeton dhe vepron në Francë, Afrim Fezullahu dhe Avni Ermeni, që gjenden përkohësisht në Zvicër, por edhe Përparim Makolli, Armend Budima, Valmor Bardhi, Fatmir Hasakaj, Ramadan Ajvazi e të tjerë fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2014. Ekpsiku nga 9 takime të zhvilluara, shënoi po aqë fitore dhe pa pësuar asnjë disftatë me 27 pikë të tubuara, fiton titullin e kampionit. Luftë e rreptë u zhvillua edhe për titullin e nën kampionit, ku dy ekipe tubuan numër të barabartë pikësh, Trepça dhe Istogu, që tubuan nga 21 pikë, por Trepça fitoi titullin e nën kampionit të Kosovës, pasi në përballjet e këtyre dy ekipeve, Trepça ishte më e suksesshme.
Luftë e rreptë është zhvilluar për të siguruar qëndrimin në elitën e shahut të Kosovës dhe xhiroja e fundit ishte përcaktuese për plasmanin përfundimtare. Nga liga e parë largohen, Minatori, Rahoveci dhe Ferronikeli, kurse Shqiponja e Stanocit do të ketë takimin me Lepencin e Kaçanikut, që është plasuar në pozitën e dytë në ligën e dytë të Kosovës. Ekipi që shënon fitore do të mbetet pjesë e elitës së shahut të Kosovës.
Kampioni, Expiku ka fituar të drejtën për pjesëmarrje në Kupën e Evropës që sivjet mbahet në Bilbao të Spanjës nga 12-21 shtator 2014.Ekipin kampion e mbeshtet financiarisht FSHK dhe MKRS, kurse Trepça qe eshte nenkampione, ka fituar te drejten per pjesemarrje ne kupen evropiane, por mjetet ata duhet siguruar per udhetim dhe qendrim ne këte gare.

Retourner au contenu | Retourner au menu