Gari Kasparov - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Gari Kasparov

Shkrime nga Mulaim Shehu
GARI KASPAROV - Kampion i trembëdhjetë botëror në shah.
Kasparovi është i lindur më 13.4.1963 në Baku, Azerbejxhan, ndërsa mbiemrin Vainshtein e mbante deri me vdekjen e babait të tij, që ishte hebre, kurse nëna armene. Ai shahun e mësoi kur i kishte pesë pranvera. Tregon nëna e tij Klara Shagelov, sesi në një rast ai e zgjidhi një studime të mjaft komplikuar. Natyrisht, prindërit admirohen për këtë zgjidhje të tij, megjithatë ata menduan se mos është çështje e rastit, prandaj ata i sjellin vogëlushit një studim tjetër, jo më i lehtë sesa i pari. Vogëlushi brenda dy minutave e zgjidh studimin tjetër. Atëherë prindërit kuptuan se është fjala për një talent të shahut, prandaj e morrën për dore dhe e dërguan në Shtëpinë e pionierëve. Në kampin “ Orlenik” në Krime vepronte shkolla e shahut të Botvinikut, ndërsa Gari ishte nxënësi i saj më i vogli. Botviniku në vepren e tij “Nga shahistët kah makina”, tregon se përmes kësaj shkolle kaluan shumë talentë, por mburrja e tij është pikërisht Gari Kasprovi. Në një rast, tregon Boviniku: “Kasparovi ka ardhur në shkollë shumë i vogël, por unë menjëherë kam vërejtur se ai shquhej, prandaj e kam veçuar nga vijuesit e tjerë. Ai, që atëherë në mënyrë precize dhe të thellë arrinte t’i llogarisë variantet dhe jashtëzakonisht shpejtë i vërente idetë kryesore në zgjidhjen e detyrës së parashtruar. Por, ai ishte shumë temperament, i nxituar dhe i papërmbajtshëm. Prandaj, shpeshherë ia kam përsëritur, se para se ta tërheq lëvizjen, patjetër duhet që të mendojë pak.” Sukseset e Kasparovit janë të shpejta dhe mahnitëse: ishte kampion i Rusisë për të rinj, kampion botëror për të rinj, fitoi në shumë turnire të forta, “shetit” përmes meçeve për kapionatin borëror, e mundi Korçnojin dhe më në fund në moshën 22 vjeçare në vititn 1985 e mposhti edhe kampionin botëror, A. Karpovin, kështu ai bëhet kampioni më i ri në botë! Të themi dhe këtë se Kasparovi në moshën e tij 16 vjeçare, pëveç që ishte talent ai kishte në biblotekën e tij mbi 250 libra shahistike. Kasparovi krahas shahut ai po ashtu ishte student i shkëlqyeshëm i anglistikës.
Stili i Kasparovit: ishte i fortë në të gjitha fazat e lojës, i përgatitur mirë teorikisht, luftëtar i pakompromis, kombinator i rrufeshëm, imagjinatë vërshuese, i guximshëm në sakrifikimin e materialit, i guximshën të hyjë në betejë, dhe zgjidhte pozicione të ashpra me dy presa. Kasparovi në kohën e tashme është njëri nga shkrimtarlt më të frytshëm me literatura shahistike. Kasparovi i guximshëm edhe para FIDE-së, që e akuzon se ia mbante pajën Karpovit. Shahistët profesional pohojnë: Kasparovi ka të drejtë, meqë ai brenda dy viteve dy herë e mbrojti titullin, aq sa Karpovi e mbrojti brenda 10 vitete. .
Mbretërimi i Kasparovit, pas 16 vjetve, papritur ndërpritet me humbje në meç nga Kramniku në vitin 2000, edhe pse disa e konsiderojnë këtë dyel diskutabil, sepse fituesi luante me 17 figura ( 16 figura + esemesi)! Shumë ekspertë e konsiderojnë Kasparovin shahist më i mirë i të gjithë kohëve. Kasparovi kur ishte në zenit me rejting më të lartë 2851 e përfundon karrierën si lojtarë, tash merret me botimin e librave shahistike si dhe ia kushton luftës për të drejtat e njeriut.Një periudhë ishte trajner Karlsenit, Kapionit aktual!
 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu