Historiku - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Historiku

K.SH.Vëllaznimi
Shahu Gjakovar nëpër vite...
Historiku i K.SH."Vëllaznimi"
"Shahu Gjakovar nëpër vite"
Shënimin e parë për lojen e shahut në Gjakovë e hasim në gazeten "Rilindja" me 10.06.1948, ku thuhet se shahistët e klubit të shahut "Poleti" nga Prishtina zhvilluan një meq me shahistët Gjakovar. Meqi u zhvillua me 30.05.1948, në të cilin mysafirët kishin ngadhnjyer me rezultat 8 – 4.
Pavarsisht nga ky shënim thuhet se shahu në Gjakovë është luajtur edhe më herët në mënyrë të paorganizuar dhe atë nëpër shtëpija, lokale të ndryshme, si hotel "Liria", shtëpia e armates, klubi luftëtarëve, parku i qytetit, etj.

Sipas kujtesës së njërit nga pionierët e shahut Gjakovar z. Muhamet Shehu, në vitet 1941 – 1951 shah kanë luajtur: Mynib Bokshi, Xhafer Curri, Shefqet Bakija, Mahmut Zeka, Halil Mala, Mehdi Xharra, Bedrush Shehu, Mazllom Lluka, Avni Zajmi, Naim Zajmi, Gurbi Shehu, Avdyl Kaja, Xhavit Nixha, Besim Bokshi, Xhevdet Bardoniqi, Hilmi Vula , Gani Efendija, Asllan Lota, Ali Malsori, Ramiz Morina, etj.

Teraca a hotelit "Liria" lirisht mund të quhet lokal i klubit të shahut – aty luanin shah maratonik Rexhep Bytyqi, Muhamet Shehu, Neshet Vula, S.Petkoviqi, etj.Shumë të rinjë aty mësuan lojën e shahut.
Në vitin 1958, lidhja e rinisë e asaj kohe ka organizuar një turnir shahu me sistem eliminatorë, ku mes të tjerëve kanë marrë pjesë edhe Agim Kurtishi, Bashkim Bokshi, Lutfi Shehu, Skënder Berisha, etj. Vendi i parë i ka takuar Bashkim Bokshit dhe mund të thuhet se ky ishte turniri i parë i qytetit në shah dhe kampioni i parë i qytetit në shah.
Në vitet e 60 –ta, Hilmi Vula në atë kohë arsimtar pranë shkollës fillore "Emin Duraku", ka merita të veçanta në popullarizimin e shahut ndër nxënës dhe në përgjithësi në qytet.
1960 – 1970 kishte tendenca të luajtjes së shahut në form të organizuar, por tek në vitin 1971, entuziatet e shahut Galib Murtzai, Enver Berisha, etj pas një pune disa muajshe, arritën që të organizojne mbledhjen konstituive të klubit të shahut. Në atë mbledhje ku ishin të pranishem edhe mysafirë nga Lidhja e Shahut e Kosovës, u vendos që klubi të quhet:
KLUBI I SHAHUT "VËLLAZNIMI" – GJAKOVË
Po në këtë vitë u organizua turniri i parë i klubit, ku morrën pjesë 16 shahistë. Vendi i parë i takoi Enver Berishes me 12,5 pikë, vendi dytë Ramiz Morina dhe Xhevdet Bardoniqi me nga 11 pikë, etj.
Fillimi i aktivitetit të klubit karakterizohet me punën e palodhshme të Muhamet Shehut, Galib Murtezait, Xhevdet Bardoniqit, Enver Berishes, Avdullah Sylhasit, Selami Delis, etj.
Pason plejada e shahistëve: Skender Hasi, Bashkim Meqa, Skender Mullaejupi, Avdurrahman Hoxha, Basri Kaja, Hilmi Hoxha, Zejnel Rraci, Agim Bejtullahu, Shtjefen Mirdita, Shkelzen Bardoniqi, Gezim Kasumi, Shkelzen Ajroni, Masar Valla, Lulzim Koshi, Bashkim Juniku, Masar Spahija, Bashkim Kepuska etj.
Gjate kesaj periudhe kontribut për klubin kanë dhënë edhe Xhevat Macula, Zija Bejtullahu, Shpetim Emra, Dukagjin Nixha, Naser Bardoniqi, Petrit Xhiha, etj.
Ndër aktivitetet e para të K.SH"Vëllaznimi", duhet vequar organizimin e meqit final për titull kampioni të Kosovës në Gjakovë në mes të F.Bujupit dhe M.Xhurxhealos (1971), në të cilin meq patë ngadhnjyer Fatmir Bujupi dhe ishte shpallur kampion i Kosovës.
Vitet e 80-ta K.SH"Vëllaznimi" kishte një gjenerat të shahistëve të rinjë dhe me përspektivë, të cilët me rezultatet e tyre kontribuan që K.SH"Vëllaznimi" të tregoi rezultatet më të mira të të gjitha kohrave. Është kjo koha kur K.SH"Vëllaznimi" dha:
Kampionin e Kosovës për kategorin e pionierëve (Bekim Ermeni 1983)
Ekipin kampion të Kosovës dhe pjesëmarrjen në garat federative të asaj kohe (1984)
Kampionin e Kosovës për senior (Avni Ermeni 1990)
Shahistët e kësaj gjenerate që lanë gjurmë të pashlyera në sukseset e K.SH"Vëllaznimi" gjatë viteve të 80-ta janë:
Albert Ajroni (nënkampion i Kosovës për të rinjë 1981),
Arsim Hana (nënkampion i Kosovës për të rinjë 1987),
Avni Ermeni, Florat Berisha, Bekim Ermeni, Jeton Bakija,
Kujtim Nikoliqi (nënkampion i Kosovës për pionierë 1983),
Fadil Berisha, Fadil Demolli, Albert Berisha, Roland Nura, etj.
Pasuan vitet e vështira për shahun Kosovar dhe atë Gjakovar, vitet e 90-ta.
Në vitin 1993 shahistët e K.SH"Vëllaznimi" u dëbuan nga lokalet e klubit dhe u bë presion që të luajnë në garat e organizuara nga regjimi i asaj kohe. Falë entuziazmit të dashamirëve të shahut, klubi arriti që të sigurojë një lokal dhe të vazhdojë veprimtarin e tij.
K.SH"Vëllaznimi" si të gjitha klubet tjera kosovare iu bashkua garave të organizuara nga Federata e Shahut e Kosovës.
Viti më i vështir për klubin ishte viti 1996 kur klubi mbeti pa lokalin e tij për veprimtari si dhe për shkak të kushteve të vështira financiare u detyruar të mos merrë pjesë në gara, çka rezultoi dhe me rënien nga liga.
Megjithë vështirësitë, K.SH"Vëllaznimi" në kuadër të kremetimit të 25 vjetorit të themelimit, me 13.12.1996, organizoj një meq miqësor në 10 tabela me Përfaqesuesen e Kosovës në shah, me çrast ky meq përfundojë me rezultat 5,5 – 4,5 për Përfaqesuesen. Pra, ishte ky një kontribut i K.SH"Vëllaznimi"për përfaqesuesen e Kosovës në shah, e cila nga kjo kohë nuk ka ndonjë meq të tillë zyrtar apo jozyrtar.
Pasuan vite të vështira të rehabilitimit, ku klubi disa herë u inkuadrua në ligën e parë por në mungesë të përkrahjes financiare dhe të shahistëve të rinjë kthehej në ligën e dytë.
Shahistët që barten barrën e klubit të kësaj kohe ishin: Skender Hasi, Bashkim Meqa, Avni Ermeni, Lulzim Koshi, Bekim Ermeni, Gezim Kasumi, Shkelzen Bardoniqi, Bashkim Juniku, etj.
Pasoi ndërprerja e aktiviteteve të shahut në Kosovë, për shkak të luftës 1998 – 1999.
Pasojat e luftës për K.SH"Vëllaznimi" sikurse dhe për të gjithë qytetarët e Gjakovës ishin të tmerrshme. K.SH"Vëllaznimi" mbeti pa tre shahistë të dalluar: Shkëlzen Ajroni – Geni, Fadil Berisha dhe Albert Berisha. Duke u kujdesur që këta shahistë të mos harrohen, K.SH"Vëllaznimi" organizon turnirin memorial për çdo vitë duke filluar nga viti 2004, kur ata u riatdhesuan. Sivjet ky turnir organizohet nga data 16 qershor 2006, me çrast K.SH"Vëllaznimi" ka filluar përgatitjet për realizimin me sukses të këtij manifestimi.
Pas luftës K.SH"Vëllaznimi" rifilloj aktivitet duke synuar ripërtrirjen e klubit me shahistë të rinjë, me çrast aktivizojë shkollën e shahut. Rezultatet e kësaj shkolle ishin të menjëhershme kur njëri nga pionierët e kësaj shkolle Shend Nagavci arriti që të jetë anëtar i përfaqesueses së Kosovës për grupmoshat U-14 në kampionatet Europiane ne Stamboll dhe Budvë në vitet 2004 dhe 2005.
Njerzit që barten barrën kryesore të mbarëvajtjes së kësaj shkolle ishin:
Skender Hasi
Shkelzen Bardoniqi dhe
Bekim Ermeni
Vitet 2000 – 2005 K.SH"Vëllaznimin" e gjejnë në situat kur disa shahistë aktivë të ekipes së parë largohen jashtë Kosovës dhe luajnë nëpër ekipe të njohura të Europes, çka rezulton me rënie të kualitetit të ekipit dhe me vështirësi të rezultateve.
Janë këta shahistët:
Avni Ermeni që luan në ligen e parë të Zvicrres për klubin e shahut "Biel-Bienne", kampion ekipor i këtij shteti;
Arsim Hana që luan në ligen e dytë Gjermane për klubin "Nordhorn", etj.
Kjo periudhë ( 2000 – 2005) karakterizohet me aktivitete të shumta, kryesisht të karakterit lokal, me çrast K.SH"Vëllaznimi" kthej traditen e organizimit te garave nëpër shkollat fillore, organizoj shkollen e shahut, organizoj turnire të shumta të qytetit për të gjitha kategoritë, shahistët e saj morren pjesë në turnire të organizuara nga klubet tjera kosovare dhe klubi rregullisht morri pjesë në garat ekipore çoftë të ligës së dytë apo të parë.
K.SH"Vëllaznimi" në këtë kohë mbështeti dhe pjesëmarrjen e shahistit të saj (Bekim Ermeni) në turnirin ndërkombetar në Zvicerr, me çrast suksesi i tij nuk mungojë dhe nga ky turnir klubi u begatua me nje shahist të rejtinguar në FIDE (2147).
Suksesi ekipor u arritë në vitin 2005 kur K.SH"Vëllaznimi" u kthye në eliten e shahut Kosovar.
Historiku i këtij klubi do të ishte i mangët nëse nuk do ti përmendim njerëzit të cilët me punën e tyre kontribuan që ky klub të jetë këtu ku është sot. Këta janë kryetarët e klubit :
Neshet Vula
Galib Murtezai
Gazmend Bakija
Jusuf Jusufi
Shpend Bokshi
Enver Berisha
Nga kjo listë duhet vequar kryetarin e përhershëm z. Galib Murtezai, i cili që nga themelimi i klubit gjerë më sot dhe edhe më tutje vazhdon të kontribuon për të miren e këtij klubi. 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu