Hoze Raul Kapablanka - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Hoze Raul Kapablanka

Shkrime nga Mulaim Shehu
HOZE RAUL KAPABLANKA - Kampioni i tretë botëror në shah
Në historinë e shahut nuk ka pasur, e ndoshta edhe nuk do të ketë talent siç ishte Kapablanka. I lindur më 19. 11. 1888 në Havanë nga një familje e pasur. Lojën e shahut e mësoi në moshën 4 vjeçare duke shikuar babain e tij që luante me shokët. Atëbotë, kur i kishte 11 pranvra, konsiderohej njëri ndër shahistët më të mirë në Havanë, kurse në moshën 12 vjeçare fiton ndaj kampionit të Kubës Korzo dhe në këtë mënyrë shpallet kampion i vendit të tij, që ishte një senzacion dhe surprizë e këndshme. Pikërisht për këtë R. Reti thoshte se ai shahun e kishte gjuhë amtare. Studiuesi i famshëm Tomas Edisoni në një rast patë thënë: "Mbani mirë në mend se gjeniu ka një përqind talent, kurse tjetra është punë". Kuptohet, ky parim nuk vlen për H. R. Kapablanka, sepse ai është ngritur në zenitin shahistik pa ndonjë mundim, më shumë në saje të talentit të madh të tij sesa punës me ngulm. Ai ka qenë mjeshtër i vërtetë në krijimin e epërsisë minimale, pikërisht për këtë ia dhanë epitetin "makina e shahut".
Nga 584 lojërave të turnireve dhe meçeve, i fitoi 302, ka barazuar në 246 dhe i ka humbur vetëm 36 lojë. Në periudhen prej 10. 02. 1916 deri me 21. 03. 1924, pra plot 8 vjet nuk ka humbur asnjë lojë. Ndërsa prej vitit 1914 deri në vitin 1927 i ka humbur vetëm 5 lojëra. Vërtet një rezultat i tillë s'dihet kur dhe a do të përmbyset!! Prandaj ai nuk kishte impresionuar vetëm me rezultate, por kishte impresionuar edhe me stilin e tij si vlerësuas i përpiktë madje edhe i pozicioneve më të ndërlikuara.
Në takimin e parë me E. Lasker në Menhetn Klubi i shahut në Njujork, në turnirin me lëvizje të shpejta ku morrën pjesë 32 shahistë, i riu Kapablanka fiton shpërblimin e parë. Ai luante me lehtësi, fitonte dhe më pastaj thoshte: "Ndonjëherë nuk e kuptojë si mund ta humbi lojën!”. Në turnirin ndërkombëtar në San Sebastian në vitin 1911, në të cilin marrin pjesë të gjithë shahistët më të mirë botëror, me përjashtim të E.Laskerit, ai zë vendin e parë bindshëm, edhe pse disa shahistë e në veçanti O. Bernteini dhe A. Nimcoviqi ishin kundër pjesëmarrjes së tij. .
Në moshën 24 vjeçare ishte kandidat potencial për kampion botëror në shah. Përndryshe, Laskeri kishte frikë nga talenti Kapablanka, i cili ishte i rrezikshëm për te. Më në fund kampioni i moshuar ra në grep. Kapablanka ishte në epërsi me 4:0, atëherë Laskeri deklaroi se nuk është në gjendje të vazhdojë meçin për shkak të vapës tropikale në Havanë. Kështu durimi i shahistit kubanez Kapablanka është shpërblyer, meqë ai 10 vjet e kishte pritur këtë duel. Kubanezët mbureshin me duhan dhe sheqer kurse tani mburen me kampionin botëror Kapablanka. . Atëbotë kishin parashikuar për të se do të qëndrojë gjatë në fron, por ai e humbi titullin nga Alehini, sepse hyri në meç me mospërfillje, prandaj i kushtojë shtrenjtë. Pasi e humb titullin, Kapablanka këkon meç me Alehinin në vitin 1928, 1931, dhe në vitin 1938, por Alehini i ik këtij dueli duke kërkuar kushte të paarritshme dhe i jepte përparësi shahistëve më të dobët në mënyrë që të mbetet në fron! Bashkëkohësit e Kapablankës kanë theksuar se ai ishte inteligjent, i sjellshëm i pashëm, i shoqërueshëm dhe i dashur në gjithë rrethin shahistik dhe më gjerë. Kapablanka kishte një lloj aurë magjike! Ai nuk e konsumonte alkoolin dhe as duhanin, rregullisht bënte ushtrime fizike. Ai po ashtu ishte publicist brilant i literaturave shahistike, diplomat dhe njeri me kulturë të gjërë. E njihte mirë gjuhën angleze, franceze krahas gjuhës amtare spanjolle. Në shah ai nuk kishte dëshirë të thellohej në studimin e hapjeve; atë e tërhiqte më shumë mesloja dhe përfundimi. Në këto faza ishte thjesht i pashoq. Ndikimi i tij në botën e shahut ishte dhe është i madh, ndërsa kontributi i tij në teorinë e hapjes, veçanarisht në Nimco-indiane dhe në Gambitin e mbretëreshës është shumë I rëndësishëm! Në kohën e tij mjeshtrit të cilët kanë mundur të mbahen me të barabarësisht kanë qenë vetëm Alehini dhe Laskeri. Paraqitija e tij e fundit ishte në Buenos Aires në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në tabelen e parë ka luajtur për ekipin kubanez dhe ka arritur rezultate më të mira, duke e lënë prapa edhe Alehinin, kampion i atëhershëm botëror. Kapablanka vdes më 08. 03. l942 në Njujork, kurse varroset në vendlindjen e tij në Havanë. Kur Alehin dëgjon për këtë thotë: "Bota humbi gjeniun më brilant të shahut, që nivelin e tij askush s'mund ta arrijë". .. .

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu