Informata - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Informata


Kampionati Evropian i Shahut 2016 vjen në Gjakovë

Është vendosur dje në Tivar të Malit të Zi, që në Kosovë do të mbahet Kampionati Evropian i Shahut. Ndërsa, sot në një takim me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Shahut, Zurab Azmaiparashvili, është bërë e ditur se Gjakova do të jetë nikoqire e organizimit të këtij evenimenti sportiv me karakter evropian.

Kampionati Evropian i Shahut do të mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm. Zurab Azmaiparashvili, në takim me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar që të njihet në hollësi për kushtet që mund ti ofroj Gjakova në të gjitha parametrat që kërkohen nga Federata Ndërkombëtare e Shahut. Kryetarja Kusari Lila ka premtuar se Gjakova është një nikoqire e mirë për të gjitha evenimente kulturore e sportive dhe ka një gamë të gjerë që mund të ofroj gjatë ditëve sa do të zgjasë ky kampionat. “Jam e sigurt që Gjakova dhe Kosova do të bëjë gjithçka të mundur që të ketë një organizim të suksesshëm” ka thënë Kryetarja Kusari-Lila. Ndërsa, Zurab Azmaiparashvili, ndër të tjera ka thënë se duhet të fillojmë menjëherë që të punojë për organizimin e këtij kampionati.

Nga data 11 deri me 24 maj të vitit 2016, Gjakova do të jetë vendi i mbajtjes së kampionatit Evropian të Shahut.

Bekim Ermeni:Kosova (Gjakova) edhe zyrtarisht organizon kampionatin individual evropian te shahut 2016. Ky zyrtarizim u be sot pas prezantimit te materialit per Gjakoven para anetareve te kongresit te ECU-se ne Tivar. Per pergaditjen e ketij materiali falenderim te veqant meritojne: kryetarja e komunes zj. Mimoza Kusari-Lila, drejtori i DKRS-se Meriton Ferizi, Artan Muhaxhiri (RTK), Fehmi Xharavina (Natyra film), Shkelzen Rexha (Fotograf), Albion Babalija (Kameraman) dhe anetaret e klubit te shahut "Vellaznimi".
Urime.
NGA ADRESA ZYRTARE E SHAHISTËVE PROFESIONIST
Good news for the ACP Members for the upcoming European Individual Chess Championship in Gjakova, Kosovo, to be held from 11 to 24 May. We take this opportunity to thank the organizers and the ECU for the fruitful cooperation and the improved conditions. No less than 10 000 EUR in special prizes will be awarded to the highest-placed ACP Premium Members outside the main prizes. This is a great incentive for participating and becoming an ACP Premium Member just in time! In addition to this, ten players rated 2700+ will be hosted by the organizers in the official hotel free of charge. It is the first time that Kosovo holds such a prestigious event, and we expect it to be organized on a high level.

Federata e Shahut e Kosovës (FSHK) dhe komuna e Gjakovës të gatshme të promovojnë organizimin e kampionatit individual Evropian te shahut në Kosovë (Gjakovë) në vitin 2016. Përfaqesuesit e FSHK-së, Komitetit Olimpik të Kosovës, MKRS-së dhe komunës së Gjakovës marrin pjesë në punimet e Kongresit të Unionit Evropian te Shahut (ECU) në Mal të Zi (Tivar) në datat 09-11.10.2015 me çrast do të promovojnë organizimin e këtij kampionati në Kosovë.


 
Retourner au contenu | Retourner au menu