Komenti im - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Komenti im

Komenti im për kampiontin individual Evropian Gjakova 2016…

Kampionati individual evropian në shah nga këndi im mundë të përshkruhet si dhurata më e qmuar që ndonjëher Evropa ja dhurojë Kosovës.Një garë që askush nga ne shahistët nuk do ta kishte imagjinuar që ndonjëher do të organizohet në Kosovë.
Si Gjakovar kjo garë që organizohet në qytetin tim e ka domethanjën e dyfisht mbasi po në këtë qytet fillova ti mësoj hapat e parë në shah dhe mbas 30 viteve që aktivisht mirrem me shah vjen turneu më i madhë që organizohet në Evropë.Vetëm ideja që një organizim i till të ndodhë në Kosovë është sukses tani mundë të imagjinohet që kjo do të ndodhë dhe ky organizim është konfirmuar nga Unioni Evropian i shahut (ECU) mbas vizites që e kishte në muajn tetor ku krejtë rastësisht qëllova edhe unë në Gjakovë po atë ditë.
Si Gjakovarë që jamë edhe një herë po kthehem në atë se kjo mrekulli që do të ndodhë në qytetin tim është manifestimi më i madhë që ndonjiher ka pasur Gjakova,aty në muajn mai 2016 do të mblidhen shahistët që me lëvizjet e tyre nëpër shumë vende të Botës ngriten shahun Evropian në rangun më të lartë dhe shumë emra sot kur përmendet loja e shahut nuk munden të imagjinohen pa ta.
Është interesant se po ky turne për të gjithë ata që mendojn të vazhdojn më shumë është si një llojë aplikimi për vizë kështu që nuk ka asnjë dyshim që shahistët më të mirë do të mblidhen në qytetin e Gjakovës që përmes kësaj ambasade të aplikojn për vizë me lojërat e tyre që të kalojn në kampionatin botëror sepse vetëm 25 vendet e para fitojnë të drejtën që të vazhdojn më tutje dhe medeomos duhet kaluar përmes këtij turneu dhe kjo është një mrekulli për shahun Kosovar që shahistët me renome Botërore do të qëndrojn në teritorin tonë.
Turneu do të ndodhë në Gjakovë dhe shpresoj që përmes këtij turneu që do të mbetet në historin e shahut do ti tregojm Evropianve se edhe ne jemi pjesë e saj.Nga ky moment mundë edhe të konfirmoj që shahistët Kosovar nuk kanë ndonjë gjasë që të tregojnë sukses mirpo prezenca e jonë masovike për shahistët që janë aktiv në kët turne nuk do të mungoj.
Do të takohemi me shahistë me renome dhe kjo mjafton për forcen tonë që me shah jemi shumë mbrapa mirpo asnjëher nuk kemi qenë mbrapa me sjelljen prej një shahisti që gjithmon i kemi rrespektuar rregullat ndërkombëtare të kësaj loje.
Gjakova u nderua me këtë turne ashtu siq jamë nderuar edhe une si Gjakovar që luaj shah aktiv ku prezenca ime nuk do të mungoj mirpo nga këtu ku jetoj më ka mbetur vetëm pjesëmarrja në turne dhe asgjë tjetër,një ndihmë tjetër është vështirë të paramendohet përveq asaj që shumë shahistë kanë filluar të më pyesin për Kosovën dhe Gjakovën dhe nga këto pyetje të përgjegjem sa më mirë,kjo është ndihmesa ime për momentin sepse kilometrazha e gjatë një tjetër ndihmes nuk ma lejon kështu që besoj dhe shpresoj se gjdo gjë do të rrjedhë si më së miri për organizatorët e turneut dhe dita kur do të fillojë turneu asgjë mos të jetë e rastit por të jetë sa më profesionale që edhe Evriopianet të quditen që nga një vend ku ka pasur luftë para disa viteve të gjitha të janë prefekte.
Deri sa po shkruaj këto radhë e gjitha është duke shkuar si duhet sa kamë informata dhe shpresoj se edhe vazhdimi i përgatitjeve për një organizim sa më të mirë te vazhdoj po kështu pa asnjë befasi.
Gjakovës i duhet shumë punë dhe e gjithë barra i ka mbetur asaj me ndihmen e Federates së shahut të Kosovës qka kam frigë është se njerzë të dyshimt për përfitime personale nuk duhen të implikohen në këtë projekt kapital për shahun Kosovar sepse shumë njerzë janë të gatshëm të kontribojn për këtë kampionat mbasi tash më është nënshkruar edhe kontrata në mes të Federatës së shahut dhe ECU-së dhe duhet që këta njerzë që kontribojn mos të mashtrohen.
Para disa dite lexova edhe një artikull në një gazet serbe, dhe ky shtet edhe më tutje me punën e saj është ka mundohet që me gjdo kushtë të pengoj që shahu kosovar mos të regjistrohet në institucionet ndërkombëtare dhe pjesa ku flitej për kampionatin evropian në Gjakovë ishte shumë qesharake se si e mendonin ata,aty shkruhej se Kampionati individual Evropian do të mbahet në Gjakovë mbasi askush tjetër nuk ishte kandidat dhe se ky qytet ofroj 150.000 euro mbasi hereve tjera shuma ishte vetëm 70.000 euro kështu që ishte e domosdoshme organizimi i këtij kampionati në Kosovë.
Ky shtet po përdorë edhe ambasaden e tyre nëpër shumë shtete siq ishte rasti në Abu-dabi në muajn tetor në mbledhjen e bordit të Fides që me gjdo kusht të pengoj Kosoven në rrugën e saj mirpo gjdo ditë mrekullit po ndodhin për shahun Kosovar dhe tash më jemi pjesë e familjes së madhe botërore dhe asaj evropiane dhe shahu kosovar në të ardhmën e presin sfida të mëdha në të gjitha anët e globit dhe një rrugë e nditshme për shahistë të rinjë që dëshirojn të mirren me këtë sport.
Kampionati Evropian ishte një shuplak e madhe për këtë shtet dhe mendoj që neve as që na intereson se a do të vijnë shahistët e tyre të luajn shah kjo le të mbetet problem i tyre , daten dhe vendin e dijn në qoftë se vijn vetëm qka mund të mësojn më shumë se ne jemi një shtet sikurse ata dhe flamurin në qoftë se nuk e dijn se qfare është do ta shiqojnë gjatë të gjitha xhirove nëpër tavolinat e shahut.
Kur po shkruaj këto radhë janë vetëm tri ditë para kampiontit ekipor Evropian që do të mbahet në Reykjavik (ISL) dhe Kosova për herë të parë do të jetë pjesmarrëse i këtij kampionati ku edhe do të mbetet si pjesëmarrje historike për shahun kosovar,unë bashkë me shokët shahistë do të udhëtojm për këtë mision me rëndësi dhe në një mënyrë është si parapërgatitje e kampiontit individual në Gjakovë dhe nga Islanda që fillojm rrugëtimin ndërkombëtar është edhe një sinjal për Evropianet ku do të mësohen se ne jemi pjesë e saj.
Si shahistë Gjakovar dhe aktivë jashtë qytetit tim disa vite edhe më tutje do të vazhdoj që të përcjelli të gjitha ngjarjet para fillimit të këtij turneu prestigjioz dhe do ti mbaj shenimet në dosjen time që një ditë edhe do ti publikoj sepse ja vlen të shkruhet për këtë turne ku askush tani nuk mundë ta shlyej nga historia e shahut Evropian dhe atij Botëror që në Gjakovë (KOS) u mbajt turneu individual në shah në vitin 2016 dhe shahistët me rezultatet më të mira fituan të drejtën të pretendojn për kampion Bote në shah.
Ky kampionat mendoj se është një mrekulli dhe do të mbetet si lëvizja më e menqur si politike ashtu edhe sportive për shtetin e Kosovës sepse të shkruhet historia në mënyre të thjeshtë ka vlerë shumë më të madhe dhe kjo nuk harrohet lehtë.
Shahistëve Kosovar kjo dhuratë ju erdhe te dera dhe le ta shfrytëzojm të gjithë me pjesmarrjen tonë dinjitoze sepse mundësi të tilla nuk ndodhin dy herë…
FM Avni ERMENI
Neuchatel (SUI) Nëntor 2015

 
Retourner au contenu | Retourner au menu