Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Aktualitete

Kosovë-Shqipëri 2.5:1.5

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Shahut, në Tiranë, ka filluar turneu ballkanik trepalësh, ku po marrin pjesë Përfaqësueset e  Mali të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.
Në takimin e parë, Kosova u takua me Shqipërinë. Kosova shënoi fitore me rezultat 2,5:1,5. Nga ekipi kosovarë vetëm Armend Budima pësoi humbje nga Mjeshtri Ndërkombëtar Ilir Seitaj, kurse Mjeshtri Ndërkobmëtar Bedri Sadiku fitoi kunder Franc Ashikut. Fitore po ashtu shënoi edhe Bekim Zabërgja në tabelën e tretë duke munur Eglantina Shabanaj, kurse takimi Ramadan Ajvazit dhe Aleksandër Pacit përfundoi me barazim.
Theksojmë se Përfaqësuesja Shqiptare, kishte mungesa dhe kryesisht ishte e përbërë me shahistë të rinjë. Në përbërje munguan Kryenjeshtri, Erald Dervishi, Mjeshtri Ndërkombëtar, Dritan Mehmeti dhe Mjeshtri i Fides, Lorenc Rama. Tre fundit do të jenë pjesëmarrës në Olimpioadën e 39-të botërore në Mansky të Rusisë së bashku me Mjeshtrin Ndërkombëtar, Iliri Seitaj dhe Mjeshtrin e FIDE-së, Haralamb Boshku.
Kosovë-Shqipëri   2,5:1,5

Bedri Sadiku-Franc Ashiku                   1:0
Armend Budima-Ilir Seitaj                           0:1
Bekim Zabërgja-Eglandtina Shabanaj    1:0
Ramadan Ajavazi-Llambi Pasko            remi

Kosovë-Mali i Zi 2:2

Me takimin Kosovë-Mali i Zi , ka përfundua Turneu ballkanik trepalësh në shah, ku morën  pjesë Përfaqësueset e  Mali të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.Në takimin e e dytë Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi kanë luajtur baras 2:2. Të gjitha takimet kanë përfunduar me remi. Kështu Përfaqësuesja e Kosovës e përfundon këtë turne me një fitore kundër Shqipërisë  2,5:1,5 dhe kundër Malit të Zi 2:2 dhe mund të konsiderohet si sukses i shahistëve kosovarë në këtë garë. Kjo ishte një sprovë e mirë e dy përfaqësueseve(Shqipëri dhe Mali I Zi) para Olimpiadës së sivjetme të shahut që mbahet në Rusi, por edhe para Kupës së Evropës që mbahet në mesin e tetorit të këtij viti në Pllovdiv të Bullgarisë. Kosovarët do të përfaqësohen me dy ekipe, kampionin, Ekspik nga Prishtina dhe nënkampionin, Shqiponjën nga Stanovci i Ulët nga Vushtrria.

Kosovë-Mali i Zi   2: 2

Bedri Sadiku-Marko Krivokapiq                 remi

Armend Budima-Jovan Miloviq                  remi

Bekim Zabërgja-Velko Draganiq          remi

Ramadan Ajavazi-Ivan Zeçeviq            remi


Takimet i drejtuan gjyqtarët, Vladimir Shakotiq, gjyqtar ndërkombëtar/Mali i Zi/ dhe Ermal Çuli, gjyqtar kombëtar/Shqipëri/

Nga mbledhja e Bordit e FSHK-së

Përfaqësuesja e Kosovës në shah do të jetë pjesëmarrëse e Turneut ballkanik që gjatë kësaj fundjave, përkatësisht më 4 e 5 shtator 2010 do të mbahet në Tiranë. Kjo informatë doli nga Mbledhja e Bordit të Federatës së Shahut të Kosovës që u mbajt, sot në Prishtinë e kryesuar nga kryetari Dr.Bashkim Vatovci. Në këtë turne dy ditor pritet të marrin pjesë, Përfaqësuesja e Malit të Zi, ajo e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Muajt e fundit drejtuesit e këtyre federatave janë takuar disa herë dhe janë marrë vesh për mbajtjen e këtij turneu. Sipas programit, të shtunën, më 4 shtator, takimi i parë në mesditë, zhvillohet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kurse në mbrëmje luajnë Shqipëria dhe Mali i Zi. Ditën e dytë të garave para dite do të luajnë Kosova dhe Mali i Zi. Takimet janë paraparë të luhet në katër tabela. Pas dite do të zhvillohet edhe një Blic turne ku do të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit.

Ushtruesi i detyrës së Përzgjedhësit të  Përfaqësueses së Kosovës, Bedri Sadiku., për takimin në Tiranë ka paraparë këta shahistë: Armednd Budima, Abedin Idrizaj,Gani Hamiti, Brahim Morina, Ramadan Ajvazi, Bekim Zabërgja dhe Bedri Sadiku i cili do ti prijë përfaqësueses tonë. Me këtë ekspeditë do të udhëtojnë edhe kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës, Dr.Bashkim Vatovci si dhe anëtari i bordit të kësaj federate, Ramadan Kaçkini.


Përfaqësuesja e Kosoves
Back to content | Back to main menu