Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Avni Ermeni

Intervista

Intervista pėr gazeten "Sport" 2 prill 2009

Shahu Kosovar ėshtė plakur !

Prezentimi :Avni Ermeni I lindur me 26.03.1966 nė Gjakovė,kampion i Kosovės me 1990 nė turneun e fundit tė oranizuar nė Kosovė sipas sistemit Gerber (secili me secilin),shahistė i klubeve Vėllaznimi,Istogu,Minatori,Rahoveci,dy herė sportistė i vitit nė komunen e Gjakovės dhe dy herė ndėr 10-tė sportistet mė tė mirė Kosovar

Fillimi i juaj nė shah :Hapat e parė nė lojen e shahut datojn nga vitet 1980/81 dhe shumė shpejtė kam filluar qė aktivishtė tė luaj nėpėr shumė turne dhe gara ekipore si antarė i K.Sh « Vėllaznimi »-Gjakovė.
Nė turneun tradicionale nė maujn nėntor tė oganizuar nga klubi tri vite radhazi isha kampion i Gjakovės para shumė shahistėve me me pėrvojė nė atė kohė siq janė.Lulzim Koshi,Skender Hasi,Skender Mullajupi,Bashkim Meqa,Masar Valla Gzim Kasumi,Shkelzen Bordoniqi Albert Ajroni etj.Nga ky sukses disa vite radhazi luaja ne tabelen e parė pėr ekipin e « Vėllaznimit »nė garat ekipore tė Kosoves liga e parė,dhe njė herė arritem edhe tė jemi kampion tė Kosovės.
Kisha privilegjin qė nga viti 1990 deri pakė para fillimit tė luftės tė luaj nėpėr shumė turne ndėrkombėtare siē janė :Turnet e hapura nė Zagreb,Shibenik,Pulė,Shkup,Gjuni(Bullgari) Basel,Biel (Zvicėrr) etj

Vazhdimi i shahut jashtė Kosovės

Nė fillim tė dhjetorit 1998 mora ftesen nga organizatori pėr turneun ndėrkombėtar nė Basel (Zvicėrr) qė mbahej nga data 26-31 dhjetor kėtė ftesė e pranova dhe nė kėtė turne pėr tė tretėn here radhazi luajta si pėrfaqėsues I Kosoves ku tek emri im figuronte mbishkrimi (KOS).Mbas pėrfundimit tė turneut vendosa qė po nė kėtė qytet tė kėrkoj azil politik dhe nga ajo kohe e deri ne ditet e sotme jamė duke jetuar e vepruar nė Zvicėrr.Shahu gjatė gjithė kėtyre viteve ishte shoku mė I ngushtė dhe shumė shpejtė fal kėsaj loje jamė integruar nė shoqėrin zvicėrrane.
Klubi im I pare ishte Neuchatel antarė i ligės sė pare dhe nė garen e parė zyrtare ekipore nga 7 takime kisha 7 fitore.Me kalimin e viteve isha antarė I klubeve:Davos,Val-de-Ruz,La chaux-de-Fonds,Lyss Selandais,Biel,dhe sė fundit jamė antarė I klubit tė shahut St-Blaise.
Kisha knaqėsin qė me ekipin Biel gjatė tri viteve tė luaja nė Ligen e pare federale krahas kryemjeshtrve siq janė:Vadim Milov(2669),Yanick Pelletier(2566),Christian Bauer(2610),Ognjen Cvitan(2542),Joel Gallagher(2480) dhe nga kėto tri vite njė here ishim kampion Zvicėrran dhe dy here radhazi vendin e dytė.Vitet 2003/05 do tė mbesin tė pa shlyera nė kujtesen time sepse kisha fatin tė luaj me 5 kryemjeshtėr nė njė ekip dhe tė kontriboi dukshėm nė rezultatet e kėtij ekipi nė garen ekipore kryesore nė vend.
Nga viti 1999 e deri me sot kamė shume turne me tempo tė ngadalsuar,rapid dhe blitz dhe pothuaj nė gjdo qytet tė Zvicrrės kamė luajtur njė turne , shume turne tė fituara,shumė tė dėshtuara ,shume lojra atraktive mirpo edhe shumė lojra tė dobėta janė rrmbullaksim I shkurtė qė nėnkupton se me shah asnjėher nuk jam ndalur.
Kryemjeshtėr me renome qė jamė takuar nė tabelen e shahut janė:Magnus Carlsen,Alexsandra Kostenik,Viktor Bologan,Robert Kempinski,Igor Glek,Alexsander Sokolov,Viktor Kortchnoi,Christina Bauer etj
Me 2004 nė Festivalin ndėrkombėtar nė Bile kamė tė fituarė normėn e pare tė mjeshtrit ndėrkombėtar dhe sipas mundėsive do tė vazhdoj qė tė plotsoi edhe dy norma tjera qė tė nderohėm me kėtė titull.Po theme sipas mundėsive sepse nga ky vitė nuk kisha mundėsi tė luaja nė njė turne ku fitohej norma (pėr dashamiret e shahut duhet cekur se nė zvicėrr janė tre turne ku fitohet norma e kėta janė:Biel,Winterthur dhe Lichtenstein)
Shumė shahistė mė kan pyetur pėr shahun kosovar dhe garat qė organizohen nė Kosovė dhe kam pėrshtypjen se nė Zvicėrr shumė shahistė janė tė informuar se edhe tek ne luhet shah ka shahistė dhe kemi turne qė janė pjesmarrės edhe deri nė 100 shahistė tė moshave tė ndryshme.

Dallimi ndėrmjet shahistėve kosovarė dhe atyre botėrorė nė zotėrimin e lojės sė shahut ėshtė i madh.Cili ėshtė shkaku?

Ėshtė shumė normale qė dallimi ėshtė I gjatė me kilometa tė tėra nė mes tė shahistėve Kosovar dhe atyre Botėrorė.
Tė gjithė e dijmė qė shahu tek ne ėshtė luajtur nėpėr oda,me krahasim ne vendet tjera qė ėshtė luajtur nėpėr shkolla, dhe ėshtė e kot qė ne luajmė tash nėpėr restaurante moderne kur mėsimet e para I kemi pasur nga odat.
Nga ana tjetėr kamė pėrshtypjen qė edhe Kasparovi po tė vizitonte njė klub shahu nė Kosov do tė kishte individė qė nė mendjen e tyre do tė mendonin se mundė tė fitojnė kundėr tij.
Ka shumė shkaktarė qė jemi shumė mbrapa,ndoshta jo serioziteti dhe puna jo sistematke, nuk ma mere mendja qė njė shahistė Kosovar ėshtė ulur plotė 12 orė tė analizojė para tabeles sė shahut,dhe kėtė gje tė pėrsėris tė nesermen,e nėpėr vende tjera tė tillė ka.

Na tregoni sistemin tė cilin e aplikon Federata Zvicerrane pėr gjetjen e talentėve dhe kushtet tė cilat ua ofron?

Federata Zvicėrrane me dallim nga Federate e Kosovės nė kalendarin e saj e ka programin vjetor tė aktiviteteve qė e respekton gjdo date.Nė agjenden e saj ka turne pėr tė gjitha moshat duke fillar nga U8 e deri nė U18 .Nė fillim tė vitit caktohet data dhe qyteti se ku mbahet gara dhe ajo edhe realizohet.
Stimulimi me shpėrblime modeste nuk mungon,dhe tė gjitha shpalljet me programė tė detalizuar shpėrndahen nėpėr shkolla.
Nga kėto gara shumė tė rinjė mbesin nė botėn e shahut duke u pėrkrahur nga shahistėt me tituj qė paguhen nga Federata.
Nė Kosovė nuk ka turne tė hapura me tempo tė ngadalsuar qė shahistėt e rinjė tė kanė knaqėsin tė luajn me shahistė me tė moshuar,duhet gjetur mundėsin qė tė praktikohen turnet e hapura ndėkombėtare gjatė vikendeve ku ne zvicėrr ka shumė,dhe nė kėto turne shumė tė rinjė janė pjesmarrės.
Tri ditė ka mundesi tė organizohet njė turne ndėkombėtarė,por kjo mbetet qė puntorėt e shahut tė janė tė interesuar qė pa fitime ta bėjnė njė gjė tė till.

Me sa po duket shahu kosovar do tė pėrfundoj me Makollin dhe Hondozin pasi qė shahistė tė rinj nė periudhėn e pasluftės gati fare nuk kemi.Propozimi juaj?

Nuk e di mendoj se nė gjdo qytet nė Kosovė kemi nga njė shahistė qė meriton tė pėrmendet,ndoshta nuk duhet harruar Istogasin Idrizaj ose Prizerenasin Sahitaj.Kemi shumė emra qė gjatė viteve janė aktive nėpėr shumė turne,mirpo thėnė shkurt shahu kosovar ėshtė plakur.Mendoj se duhet dhėnė rėndėsi shkollave tė shahut nė gjdo qytet dhe tė trajnohen udhėheqėsit e kėtyre shkollave me programet e shkollave nga jashtė dhe tė licensohen njerzit qė do tė udhėheqin kėto shkolla shahu.
Shahistėt me pėrvoj secili veq e veq duhet tė kontriboi nė kėtė aspekt.
Ndoshta F.SH.K –sė duhet tė mendoi qė nėpėr shkollat fillore nė gjdo qytet tė organizoj gara nė mes veti dhe kam bindjen se nga kėto gara do tė kemi tė rinjė qė njė ditė tė kemi edhe ne lakmi.
Ka shumė mundėsi dhe metoda pėr zhvillimin e shahut tek tė rinjėt,mirpo nė rend tė pare duhet gjetur puntorė shahu tek tė moshuarit


Sipas shėnimeve qė i kam ju bėni pjesė nė top 10-shin e shahistėve kosovarė sipas rejtingut ndėrkombėtar qė do tė thotė se jeni kandidat pėr ekipin kombėtar tė Kosovės.A do t’i pėrgjigjeshit ftesės sė selektorit pėr ekipin kombėtar?

Nuk e di se sa ka vlerė lista Fide nė pėrzgjedhjen e shahistėve pėr ekipin kombėtar
Ka shumė vite qė nė listen ndėrkombėtare Fide jamė nė mesin e tre shahistėve Kosovar,Nga viti 1998 deri me sot nė Fide I kamė tė regjistruara mbi 200 lojra me shahistė tė rejtinguar qka do tė thotė se jamė njėri ndėrė shahistėt mė aktiv Kosovar,mirpo shiquar pakė mė large kjo listė ėstė njė alarm pėr shahun kosovar sepse aty kemi njė renditje qė nuk ka ndrruar shume vite Shumė Federata qeshtjen e prezentimit tė pėrfaqsueses sė saj me shahistė e kan tė qartė nga dy listat e fundit Fide dhe aty dilema nuk ka,mirpo te rrjedhat tona kosovare shumė qka ėshtė e pa qartė nė gjdo sferė.Kur jemi te shahu unė si shahistė aktive nė rend tė pare nuk e di se kush ėshtė selektor I ekipit kombėtar,edhe pse jamė shumė I informuar pėr tė gjitha ngjarjet qė kan tė bėjn me shah nė Kosovė
Qė ndoshta tė pėrgjegjem pyetjes suaj se a do tė pranoja ftesen tė luaj pėr pėrfaqsuesen Kombėtare,janė shume pyetje Øqe duhet bėrė vehtės,para se tė pranoi ftesen.
Mundem tė ceki vetėm dy mė kryesoret ,dhe e para ėshtė se 10-tė vite nuk kam luajtur nė Kosovė asnjė turne apo garė ekipore dhe ndoshta ėshtė padrejtsi pėr tjerėt, e tjetra ėshtė qė tė gjithė shahistėt nė ftesen e selektorit pėr kombėtaren e saj e kan obligim moral qė tė pėrgjigjen pozitivisht.

Sa ėshtė bashkėpunimi i fshk-sė me shahistėt e saj nė diasporė ?

Shumė emra tė shahut kosovar janė jashtė Kosovės dhe me secilin qė kam biseduar tė gjithė kanė qenė tė zhgėnjyer me Federaten e shahut kėto 4 vitet e fundit.
Unė vetėm mundem tė theme qė nuk ka pasur asnjė bashkėpunim dhe nuk e di se a ka qenė federate e informuar se ku janė shahistėt e saj

A do tė kishit luajtur nė tė ardhmen nė Superligėn e Kosovės?

I kam pėrcjellur tė gjitha rezultatet dhe sipas mundesive edhe disa lojra nė Superligen e Kosoves 5 vitet e fundit,dhe fal miqve tė shumtė qė kam nė mesin tuaj jamė informuar pėr tė gjitha qė kan t"bėjnė me garen ekipore nė Kosovė.
Se a do tė luaja nė tė ardhmėn ėshtė njė pikpyetje e madhe sepse termini ėshtė shumė I pa pėrshtatshėm pėr mua.Nė atė kohė qė mbahet gara mė interesante nė Kosovė unė sipas kontrates kam obligime ndaj klubit tim.
Ndoshta njė tė ardhme tė afėrt nga dy federatat do tė ndrroj diqka sa I pėrket kalendarit tė garave dhe me dėshirė do tė luaj nė Superligen e Kosovės.

Qka mendoni pėr turnet e organizuara nė Kosovė ?

Kamė pėrcjellur tė gjitha turnet memorial qė janė organizuar nė Kosovė,dhe rregullisht I kam publikuar nė webfaqen time nė"kosovachess".Ato turne tė gjitha ishin masovike pėr nga pjesmarrja,mirpo ajo qka ėshtė me me rendėsi Kosoves I mungojnė turnet me tempo tė ngadalėsuar.Pėrveq kampionatit individual qė mbahet njėher nė vitė sa di unė tjetėr turne nuk ka.Kur nuk ka turne bie edhe kualiteti I lojrave,kjo ėshtė vėrejtur tek shahistet tane qė disa here luajtėn nė kampionatin europian.
Ajo qka mė ka bė pėrshtypje tek turnet nė Kosovė ėshtė se mungojnė garniturat e shahut dhe para gjdo turneu janė ftuar shahistėt "qė me veti tė kanė garnituren e shahut me orė!"
Nė Federaten e shahut te Kosovės nė qoftė se funksionė si duhetė mendoj se duhėn tė egzistojnė tė paktėn 50-tė garniture shahu tė kompletuara dhe ato tė huazohėn pėr tė gjitha qytetet ku ka organizime tė turneve tė ndryshme.Shahisti pjemarrės nė njė turne duhėt tė jetė I liriar nga obligimi qė me veti tė sjellė shahun nė qoftė se dėshiron tė luaj
Kosovės I duhen disa turne ndėrkombatere dhe ata qė janė nė krye tė Federates sė shahut duhet nė menyrė urgjente si objektive tė vetin tė kanė,se si duhet gjetur mundėsia qė sa mė shpejtė qė tė organizohen turnet ndėrkombėtare.Shumė shtete tė varfėra nė agjendat e tyre I kanė turnet ndėrkombėtare nuk e kuptojė pse Kosova nuk e ka.

Pėr fund i pėrshendes tė gjithė shahistėt si nė Kosovė ashtu edhe jashtė saj dhe e respektoi shumė punen e secilit qe e kryen qė shahu kosovar njė ditė tė bashkohėt ne familjen e madhe Botėrore.


Back to content | Back to main menu