Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Aziz Koxha

Intervista
Aziz Koxha - Shahistë Kaçanikas

Situata në shahun kosovar?

Nëse mendoni për shkallën e kualitetit të shahistëve kosovar sot, mendoj se kemi një përparim të theksuar,por ende nën mundësitë dhe dëshirat. Kjo përshkak të mos mbështetjes së merituar institucionale. Investimet në lëminë e shahut janë tepër modeste dhe dikund dikund nuk ekzistojnë fare. Shumëkushë me fjalën SPORT e kupton vetëm futbollin apo ndonjë sport tjetër, ndërkaq sportet tjera prandaj edhe shahu injorohen pothuajse plotësisht.

Ndërkaq nëse mendoni në shkallën organizative në nivel të Federatës mendoj se duhet ndryshime pozitive.


Turneu përkujtimor i shahut, pati sukses të plotë, a pritet qe ne të ardhmen të ketë edhe GM?


Po turneu pati një sukses të theksuar. Këtu morrën pjesë tre IM, pesë F.M.me një rejting mesatarë rreth 2280 elo. Pati shumë lojëra të mira, por më e rëndësishmja ishte se pati korrektësi, diciplinë dhe qasje serioze ndaj lojës së shahut.

Po theksoj se qysh tani i kemi në dispozicion dy GM , njëri nga Bullgaria tjetri nga Hungaria. Ata vet janë ofrua gjatë kampionatit ekipor të Kosovës ku edhe morren pjesë. Ne i kemi parasysh, por së pari do të kërkojmë pjesëmarrjen e Erald Dërvishit, GM i vetëm nga Shqipëria. Nëse Eraldi pranon ftesën tonë athere edhe këta dy vijnë në konsiderim.


Pse nuk është rgjistrua turneu në fjalë?


Ka disa probleme të natyrës teknike: Federata e shahut e Maqedonisë kishte disa obligime ndaj FIDE -

dhe pa përmbushjen e tyre nuk ka mundësi praktike për njohjen e turneut tonë. Opcioni i dytë për ne është i papranueshëm (ju e dini këtë mundësi) ndërkaq opcioni i regjistrimit privat është i kushtueshëm për ne në këtë moment.


Flitet për një libër rreth këti turneu?


Po, një pjesë të mirë të materialit për përjetësimin e turneut në fjalë përmes botimit të një libri e kemi të gatshëm. Mirëpo për të krye këtë obligim tonin nevojitet edhe një përkrahje nga Drejtorati për Kulturë, Rini e Sport të komunës e të cilin ende nuk e kemi marrë.Në momentin kur të marrim garancionet e duhura për mbështetje materiale ne do ta kryejmë këtë punë.Shpresoj se ky libër do të behet gati para turneut të ardhshëm. Natyrisht në këtë punë ne kërkojmë edhe këshilla dhe ndihma tjera profesionale edhe nga FSHK, në mënyrë që libri të jetë sa më i kompletuar dhe cilësor.



Keni përshtypjen se turneut u mungojnë garnitura cilësore të shahut për këtë llojë gare?


Po, është e vërtetë! Ne në turneun e Kaçanikut kemi mjaft shaha, por na kanë mungua orët digjitale të shahut. Xhiron e parë e kemi luajtur me orë klasike edhe ato nuk ishin të njejta, ndërkaq pas gjiros së dytë kemi pasë dy lloje të orëve digjitale ( nga tri orë).

Nuk jam shumë optimist të kompletimit të garniturave të shahut as edhe për turneun e ardhshëm, sepse, sikur theksova më lartë, ende mungon mbështetja e merituar e shahut në mënyrë institucionale.Turnei i ynë edhe pa këtë po kushton shumë, andaj edhe grumbullimi i mjeteve po shkon shumë ngadal dhe me vështërsi të theksuara.


Si e mendoni turneun e ardhshëm, a do të ketë ndryshime organizative?



Ndryshimet janë të domosdoshme. Këtë e kam bë me dije edhe në raportin tim të gjërë, të cilin ia kam dërgua edhe Drejtoratit për Kulturë,Rini dhe Sport (DKRS) të komunës, sepse përveq shumë përparsive që ka turneu i ynë këtu ka edhe disa mangësi të cilat doemos duhet evitua.


Ju jeni punëtorë i shahut dhe pas lufte jeni orientua në punë me gjeneratat e reja, a pritet që në të ardhmen Kosova të ketë një ekip ndër ma të rejat në rajon?


Po, unë kam krijua shkollën e shahut "Lepenci". Për fat të keq jemi pak punëtorë të shahut në Kosovë. Me punë me gjeneratat e reja mund të krenohet vetëm edhe Sabahudin Kollari (Rahovec) dhe Skender Hasi (Gjakovë), qendrat tjera rrespektivisht klubet e "mëdha" pothuaj se janë duke jetuar nga "Fama" dhe emri i tyre. Nga kjo prizmë duket se jemi ne një "errësirë" të shahut, por për fat të mirë kjo nuk është kështu.Sot në shahun kosovar janë disa emra të rinjë, të cilët, për nga cilësia, angazhimi,diciplina dhe qasja ndaj shahut është shumë e knaqshme dhe se ata nuk ngelin prapa as nga shahistët ma me përvojë të kosovës. Unë personalisht jamë shumë i gëzuar që njië pjesë e meritave për hapjen e një perspektive të re në shahun kosovar më takon edhe mua... Andaj edhe kërkesa e i me e vazhdueshme është në mbështetjen ma të madhe të tyre në qfardo aspekti

qoftë.Më tepër turnire, më shumë lojë,me tepër investime, dhe ne jemi në nivel europian, jo vetëm për nga mosha, por edhe për nga cilësia ,sigurisht.


A duhet të jemi më të bashkuar?



Bashkimi banë fuqinë, cilësinë dhe të gjitha të mirat tjera."Ego"-t nuk qojnë askund. Teket individuale

dhe vetitë tjera të stilit "unë dhe vetëm unë" mund t'a shkatrojnë një lëmi të caktuar, andaj edhe shahun...


A duhet të hulumtohen metoda të reja për punë me të rinjë apo kampet e viteve të kaluara mjaftojnë?


Jo, kampet e viteve të kaluara nuk mjaftojnë. Pse? Thjesht, sepse organizatori (mikëpritësi) nuk ka ofrua kushte shumë të përshtatshme për punë. Në raportin tim dërguar FSHK vitin e kaluar kam potencua të gjitha mangësitë që i ka pasur vendqëndrimi i ynë në kamp...Mund t'i kërkosh nga FSHK dhe do t'i kesh te komletuara.

Nga kjo pikëpamje është shumë e nevojshme që të ketë një qasje tjetërfare në punë me të rinjët, prej punës nëpër klube e deri te organizimi më i shpeshtë i garave për ta: organizimi i takimeve miqësore me shahistë nga rajoni, dhe takimeve vllazërore me shahistët nga Shqipëria.Dyertë janë hapur.


Olimpiada botërore dhe pjesëmarrja e parë e Kosovës , si e mendoni ekipin kosovarë?


T'ju them të vërtetën ne klubet e kosovës nuk kemi njohuri për përbërjen e kombëtares sonë (së paku jo zyrtarisht), por mendoj se kombëtarja e jonë duhet të jetë e kombinuar me shahistë të rinjë dhe të atyre që kanë rezultate në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Përbërja e kombëtares sonë nuk është privilegje e "emrave", por duhet të jetë një dëshmi e punës dhe rezultateve...

Mendoj poashtu se një shahist i cili përfaqëson kosovën në Olimpiad duhet të jetë aktiv gjatë gjithë sezonit kalendarik brenda në kosovë, apo në diaspor, e kursesi që në kombëtare të ftohen shahistë të cilët kanë lajtur dy tri lojë brenda vitit, apo edhe fare nuk janë angazhua që nga viti 2000. Ftesa kësisoji do të shkaktonte damë dhe paknaqësi të mëdha tek shahistët aktiv dhe tek ata me perspektivë...


A janë të nevojshme kriteret? Cilit "Klan" i takoni?


Mendoj se në çdo sport kriteret për përcaktimin e formacionit janë më se të domosdoshme. E thash edhe më lartë se nuk ka privilegj për "emrat", por ka privilegj për rezultatet dhe angazhimet...

Unë i takoj "Klanit" të punës, i qmoj punëtorët, njerëzit që sakrifikojnë për të arritur rezultate,të sinqertë dhe  shokë që punojnë pa hile - e kësi shokë kemi mjaft gati në të gjitha klubet e Kosovës


A ka shahu Kosovar nevojë për Seminare?


Gjithsesi dhe në mënyrë imperative. Ju e dini se në shahun kosovar momentalisht është vetëm një gjyqtar i kategorisë ndërkombëtare dhe disa gjyqtarë tjerë të cilët rrallëherë aktivizohen në garat kobëtare të Kosovës. Seminari i fundit për gjyqtarë të shahut në Kosovë është mbajtur më 1972 ,

Sot nëpër turniret apa garat kombëtare në Kosovë po referojnë disa shahistë të pa licencuar ,me qka po krijohen paknaqësi të theksuara në mesin e shahistëve.

Edhe në lëminë e krijimit të Trajnerëve të shahut- apo licencimin e tyre në këtë drejtim kemi mungesë. Pra mbajtja e seminareve është shumë, shumë e nevojshme.


Pse shahistët kaçanikas nuk morrën pjesë në kampionatin e sapo përfunduar individual të Kosovës?


Dy shahistë nga Kaçaniku ishin pjesëmarrës në tërheqjen e shortit më 12 qershor që është bë në Vushtrri , kur ishte dashur që edhe të filloi kampionati.Për fat të keq atë ditë mundësitë teknike për të fillua kampionati munguan. Kështu u vendos që kampionati të filloi më 13 qershor. Mirëpo aty gjatë tërheqjes së shortit lindë disa pyetje për të cilat organizatori nuk kishte përgjigje të merituar dhe të pranuar nga të gjithë, kështu lindën edhe disa dyshime, paknaqësi dhe dilema tek pjesëmarrësit, të cilat më vonë edhe eskaluan me një vrazhdësi të theksuar, deri edhe në fyerje.

Po ju përkujtoj se në cilësinë e organizatorit aty ishin  përveq Kryetarit, edhe të referit ndërkombëtar, Selekcionuesit të kombëtares, por edhe kryetari i KSH "Prishtina" !?! Ndërkaq nënkryetari i FSHK ishte krejtësisht neutral por edhe indiferent.

Për këto arsyena shahistët kaçanikas menduan se kushtet për një kampionat të mirëfillt kombëtar të shahut nuk ishin përmbushur sa dhe si duhet, sepse edhe organizimi ishte jo i plotë dhe meritor, kështu që ne hjekëm dorë nga kjo garë. Po theksoj se diten e parë ishin të pranishëm mbi 50 shahistë, ndërsa garën e zhvilluan vetëm diqka mbi 30 shahistë. Kjo fletë mjaft, mendoj...


Sa jemi të informuar pë shahistët e diasporës?


Jo edhe shumë, sepse mjetet tona të informimit janë dhënë ma tepër për "senzacionet" në sporin botëror e më pak për ate vendor, ndërkaq për shahun edhe më pak. Megjithë këtë ju po bëni një përpjekje, poashtu edhe Valmor Bardhi mbledhë dhe plason informata. Ky është një djalë shumë i mirë dhe i kompletuar.


Flite se kjo faqe e internetit është një lloj e opozitës ndaj FSHK , Pse kështu mendojn tjerët?


Sepse jemi të dashuruar në vetvehte!


Ju ishit pjesëmarrës në turneun e Gjakovës? Përshtypjet tuaja?


Po isha pjesëmarrës në turnun e Gjakovës më 13 dhe 14 qershor, por isha edhe në kampionatin e ligës së dytë të Kosovës më 4,5 dhe 6 qershor, kur edhe siguruam vizën për super ligën e Kosovës duke u plasua në vendin e dytë menjëherë prapa "Llapi 1". E kam thënë edhe publikisht, dhe po e përsërisë edhe me këtë rast se Gjakova dhe KSH "Vllaznimi" na kanë mësue se si bëhet organizimi i mirëfillt i një gare sportive, apo si organizohet një manifestim kulturor-sportiv në nivelin më të mirë të mundshëm. Këtu çdo gjë ishte e përkryer, dhe më vjen mirë që kjo u dëshmua kështu, sepse aty pati edhe mysafirë nga Hungaria, Bullgaria...Unë kam marrë një përvojë të mirë edhe për turneun e Kaçanikut.


Të falenderoj për kët intervistë të shkurtë dhe shpresoj se nga fjalët tuaja askush nuk do të lëndohet sepse gjdo intervistë po interpretohet ndryshe ...!


Back to content | Back to main menu