Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Baloise Bank Rapid-Open 2011 (SUI)

Turne në diasporë

23 Janar 2011
Një takim befasues në Grenchen të shahistëve Kosovar që jetojnë në diasporë.Në turneun e 11-të me radhë Balois Bank Soba në Grenchen kësaj radhe nga 56- të pjesmarrës, ishin 9 shahistë nga Kosova.4-rë Mjeshtrit e vetëm të Fides Kosovaret (Murtez Hondozi,Afrim Fejzullahu,Avni Ermeni dhe Mahmut Xheladini) gjatë tër turneut e kishin fjalën kryesore në këtë turne që këtë të diele ishte i dominuar nga Kosovaret.Nuk kishte asnjë dyshimë që dikush nga ne edhe të triumfonte në këtë turne duke marrur parasyshë se shume takime ne tabelat e para luhej në mes veti dhe vetëm ndonjë befasi mundej që dikush tjetër të fitonte këtë turne.Nuk ka asnjë dyshimë se kishte edhe kalkulime në mes të shahistëve Kosovar dhe nga përvoja e të gjithve në turne të tilla dy xhiro para përfundimit të turneut tabela përfundimtare ishte pakë a shumë e kjartë.Duhet të ceki se në këtë turne ishte prezent edhe dashamiri i shahut që jeton dhe vepron në Paris Arif Osmani dhe përkrahja e tij morale në këtë turne nuk mungoi,Kur të marrim në tërsi me prezencen e Arifit në këtë qytet të vogël në Zvicërr ishim 10-të shahistë dhe dominimi i gjuhes shqipe ishte nga të gjitha anët në restaurantin e vogël por simpatik.Ky turne u shfrytëzua që të bisedonim edhe për turneun në muajn mars të kampiontit individual Europian(21 mars-2 prill 2011),për pjesmarrjen e mundshme dhe sipas të gjitha gjasave në këtë turne pjesmarrës nga Kosova do të janë FM Murtez Hondozi,FM Afrim Fejzullahu,FM Avni Ermeni dhe Selami Halili duke llogaritur edhe së paku dy shahistë nga Kosova do të sigurojnë pjesmarrjen atëher pritet që 6 shahistë të përfaqësojn për herë të parë Kosoven në një garë me renome Botërore. Mendoj se një takimë i till që nuk ishte i paraparë me heret dhe që ndodhi krejtë spontanisht u shfrytëzua më së miri që së paku të flitet në mënyrë profesionale për shahun Kosovar nga ata që mirren aktivishtë me shah me vite të tëra.

Turneu im i parë këtë vit ishte si gjdo vitet tjera ,nga fillimi me nje start ne tabelen e 7-të dhe fitore të lehtë me Priamo-Piere Andre dhe deri ne fund ne tabelat e para xhiro mbas xhiroje ishte vetem pikëpyetje se cili shpërblim do të fitoja,nuk kishte asnje dyshimë se do të kaloi pa ndonje shpërblim mbasi këtë vitë organizatori kishte parapar 20-të shpërblime me dalllim nga vitet tjera që ishin vetëm pesë.Xhiroja e dytë me shahistin nga Gjermania Pfau Michael me figura të zeza dhe rastë i mirë që të luaj 1..e5 me dallim nga vitet e tëra që zakonisht ne 1.e4 jamë përgjegjur me 1…Kf6 !.Xhiroja e tretë dhe prap ekspriment i ri dhe lëvizja e parë mbas shume viteve 1.e4 dhe atë nga një kundershtar nga Bosna i njohur si shahistë taktik me nje teori jo edhe aqë të përgatitur si duhet , Hamzabegovic shkurtë që e thrrasim "Homza" nga tri lëvizje rend në hapjen e shpanjollkes kisha 2 ushtarë dhe nje figurë më shumë gjë që duhej të dorzonte menjiher,mirpo vazhdoi deri në fund me levizje taktike duke e munduar me shumë vetvetën se sa mua.Xhiroja e katërtë dhe filloj faza diqka me nxehtë nëpër tabela kësaj here me Fejzullahun dhe një remizim kalkulues dhe të dytë mbetem në tabelen e lartë klasifikuese.Xhiroja e pestë dhe loja më atraktive e turneut kundër mjeshtrit të fides Schiendeorf Eman.Këtë lojë diqka me serioze e fillova me levizjen 1.d4 si zakonisht gjdo lojë me rendesi dhe e përfundova me një kombinim të llogaritur shpejtë dhe sakt.Dy xhiro para përfundimit dhe e ndaja vendin e parë qka do të thotë se isha i sigurtë se katër vendet e para vetëm u rezervuan më mbeti vetëm se me cilat rezultate të kaloi me Vulevicin që zakonisht remizojm dhe në Xhiron e fundit me Murtez Hondozin një formalitet që ne e vizatuam klasifikim përfundimtar.Si do që të jetë një turne i mirë ,dhe i programuar saktë sa i përket rënditjes,ku ishte turneu i parë me titullin e ri Mjeshtër Fide.

Tabela përfundimtare
1.FM.Murtez Hondozi

2.FM.Vulevic Vjekoslav
3.Schiendorfer Eman
4.FM.Avni Ermeni

5.FM..Mahmut Xheladini

6.Budisin Stanislav
7.Bojic Zoran
8.FM.Afrim Fejzullahu

9.Brunner Hans
10.Hert Christoph
17.Alush Blakaj

23.Shkelzen Murati

25.Selami Halili

26.Emin Emini

37.Ramiz Januzaj


56 pjesmarrës....

 
Back to content | Back to main menu