Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Blic "Lesna 2010"

Blic Turne

Klubi i shahut NLB Prishtina mbështetur nga Federata e Shahut të Kosovës, kanë vazhduar cilklin e turneve të shahut në lëvizje të shpejta. Kësaj radhe, spozor kryesor ishte Banka “Lesna” e cila mbështeti Turneun në lëvizje të shpejta “Lesna 2010”. Gara u zhvillua në Prishtinë në një ambient përballë Univeristetit Iliria në Prishtinë.  Në këtë turne morën pjesë 18 shahistë nga disa klube të Kosovës të cilët garat i zhvilluan me 17-të xhiro. Turneun e hapi, Hashim Deshishku, kryetar  i Këshillit drejtues të Lesnës, ci cili edhe bëri lëvizjen e parë të këtij turneu. Shahisti nga Sllovenia që aktualisht punon dhe vepron në NLB Prishtina ishte i shkëlqyeshëm në këtë turne duke e fituar trofeun pa pësuar humbje. Ai nga 17 parti të zhvilluara, shënoi 16 fitore dhe vetëm një remizim me mjeshtrin ndërkombëtar nga Prishtina Bedri Sadiku. Kuypën, fituesit Bogdan Podlesnik ia dorëzoi, Arsim Nuhiu, drejtor teknik në Bankën Lesna Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari Vehbi Mujku.
Banka Lesna u përkujdes edhe për shpërblime modeste. Vendi i parë mori 150 euro,  dyti 100, i treti 80 , i katërti 50, i pesti 40, i gjshti dhe i shtati nga 20 dhe të gjithë të tjerët morën nga 10 euro. Ndonëse modeste, ky gjest duhet përshëndetur nga oraganizatori i kësaj gare. Siç mesuam ose siç diskutohet  ky turne në të ardhmen do të jetë tradicional dhe ka gjasa të merrë edhe përmbasa të një turneu ndërkombëtar.


Tabela përfundimtare
1.Bogddan Podlesnik/NLB Prishtina/      16,5 pikë


2.Bedri Sadiku/Prishtina/                                       14


3.Xhevat Suhogërlla/Shqiponja/                          13


4.Ardian Jashari/Drejtësia/                                  12,5


5.Hamëz Bimbashi/Drejtësia/                               12,5


6.Shemsedin Sherifi/NLB Prishtina/                   10,5


7.Ymer Prokshi/Drejtësia/                                     10,5


8.Enver Berisha/Prishtina/                                   9,5


9.Gani Hamiti/Ekspiku/                                         8


10.Burhan Misini/NLB Prishtina/                        7,5


11.Besnik Aliu/NLB Prishtina/                              7,5


12.Ibrahim Haxholli/Shah mat/                           7


13.Alban Mehmeti/NLB Prishtina/                     6


14.Ismet Sopjani/Shah mat*                                 6


15.Sadik Kelmendi-I pavarur                                 4,5


16.Nuredin Hyseni-I pavarur                                 4


17.Hysni Reçica/H.Talla/                                       2,5


18.Mentor Zeneli/Drejtësia/                                  2

Back to content | Back to main menu