Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Finalja

KiK 2010

Gjatë fundjavës  në lokalet e EXPIKUT u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për vend të tretë dhe finalja.

Në ndeshjet gjysmë finale të shtunën u takuan kampioni aktual Naim Sahitaj dhe Sabri Halili që të dy nga Ksh.Llamkosi dhe nën kampioni aktual Gani Hamiti nga Ksh.Expiku dhe Osman Koka nga Ksh.Shqiponja.


Kampioni dhe nënkampioni nuk e patën vështirë që të kualifikohen në finale duke i mposhtur kundërshtarët e tyre me rezultat 2 : 0.


Të dielën ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja ishin shumë më atraktive. Pas dy orë loje, Sabri Halili e mposhti Osman Kokën në ndeshjen e parë,por në ndeshjen e dytë Koka ishte më i kujdesshëm dhe me një lojë të sigurt e barazoi rezultatin dhe sipas rregullave fituesin duhej ta vendosnin dy meçet shtesë nga 15 minuta. Edhe pas dy meçeve shtesë rezultati ishte 1 : 1. Në fund fituesi u përcaktua në blic (5minuta lojë) të cilën e fitoi Osman Koka.


Finalja zgjati më shumë. Në ndeshjen e parë të dy shahistët remizuan,kurse në ndeshjen e dytë Naim Sahitaj  e shfrytëzoi një gabim fatal të Hamitit,gabim i cili i mjaftoi që të stoliset me titullin e më të mirit. Kështu Naim Sahitaj ia doli që të mbrojë titullin  e kampion it të Kosovës nga viti i shkuar të cilin e fitoi në Vushtrri.


Ndeshjet ishin mjaft korrekte të cilat i referoi Burhan Misini dhe Vehbi Mujku.


Tri vendet e para do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Individual Evropian i cili mbahet në mars 2011 në Francë.


Falënderimet i takojnë edhe drejtorit të Expikut,z.Rizah Deshishkut i cli pa asnjë kompensim lejoi që kampionatin të zhvillohet në lokacionet e tija.

Rezultatet

Gjysmëfinalja


NAIM SAHITAJ – SABRI HALILI     2 : 0


GANI HAMITI – OSMAN KOKA       2 : 0


Për vendin III


SABRI HALILI – OSMAN KOKA      1 : 1  (1 : 2)


Finalja


NAIM SAHITAJ – GANI HAMITI       1.5 : 0.5

Me 30 dhe 31 Tetor 2010 u zhvilluan ndeshjet e 1/8 dhe çerekfinales të kampionatit individual të Kosovës.Garat u zhvilluan në lokalet e EXPIKUT në Prishtinë,lokale të cilat ofruan kushte shumë të mira për lojën e shahut. Nga favoritët në 1/8 e finales dështoi shahisti nga Llamkosi Brahim Morina i cili në ndeshjet shtesë pas rezultatit 1 : 1 humbi ka shahisti i Minatorit Driton Hajra me 2 : 1. Lehtë nuk e pat as kampioni aktual i Kosovës Naim Sahitaj të cilit iu desh në ndeshjet shtesë të siguroj plasmanin në çerekfinale. I riu nga Ksh.Trepça,Nderim Saraçi edhe njëherë e vërtetoi se nuk gjendet rastësisht në mesin e të kualifikuarve. Shahistit me përvojë Enver Berishës iu nevojiten 5 lojë që ta mposhtë të riun me rezultat 3 : 2.Nga ndeshjet e çerekfinales ma interesantja ishte ajo ndërmjet nën kampionit të Kosovës nga  Ksh Expikut Gani Hamitit dhe Enver Berishës e cila pas dy ndeshjeve përfundoi me rezultat 1 : 1. Në ndeshjet shtesë më i freskët u tregua Gani Hamiti i cili fitoi me rezultat 2 : 0.Në ndeshjet tjera çerekfinale Naim sahitaj,Sabri Halili dhe Osman Koka u plasuan pa probleme të mëdha në gjysmëfinale.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen të shtunën me 06.11.2010 në ora 11.00.


Do të takohen : NAIM SAHITAJ – SABRI HALILI  dhe  GANI HAMITI – OSMAN KOKA.

1/8 E FINALES – 30.10.2010  11.00
1    NAIM SAHITAJ       VAHEDIN HAXHIMEH.    1    0

2    OSMAN SARAÇI       BEHAR ZEJNULLAHU    0    1

3    BRAHIM MORINA       DRITON HAJRA    1    0

4    SABRI HALILI       ALBAN MEHMEDI    1    0

5    GANI HAMITI       ARSIM GERGURI    1    0

6    ENVER BERISHA       NDERIM SARAÇI    0    1

7    OSMAN KOKA       BEKIM ZABERGJA    1    0

8    RAMADAN AJVAZI       HALIT RUSHITI    1    0


1/8 E FINALES – 30.10.2010  16.00

1    VAHEDIN HAXHIMEH.       NAIM SAHITAJ    1    0

2    BEHAR ZEJNULLAHU       OSMAN SARAÇI    0    1

3    DRITON HAJRA       BRAHIM MORINA    1    0

4    ALBAN MEHMEDI       SABRI HALILI    1    0

5    ARSIM GERGURI       GANI HAMITI    0    1

6    NDERIM SARAÇI       ENVER BERISHA    0    1

7    BEKIM ZABERGJA       OSMAN KOKA    0    1

8    HALIT RUSHITI       RAMADAN AJVAZI    0    1


Tie-break (rapid 15min.)

1    VAHEDIN HAXHIMEH.       NAIM SAHITAJ    0    2

2    BEHAR ZEJNULLAHU       OSMAN SARAÇI    0    2

3    DRITON HAJRA       BRAHIM MORINA    2    1

4    ALBAN MEHMEDI       SABRI HALILI    0    2

5    NDERIM SARAÇI       ENVER BERISHA    1    2


1/4 E FINALES – 31.10.2010  11.00

1    OSMAN SARAÇI       NAIM SAHITAJ    0    1

2    SABRI HALILI       DRITON HAJRA    1    0

3    GANI HAMITI       ENVER BERISHA    0.5    0.5

4    RAMADAN AJVAZI       OSMAN KOKA    0    1


1/4 E FINALES – 31.10.2010  16.00

1    NAIM SAHITAJ       OSMAN SARAÇI    1    0

2    DRITON HAJRA       SABRI HALILI    0    1

3    ENVER BERISHA       GANI HAMITI    0.5    0.5

4    OSMAN KOKA       RAMADAN AJVAZI    0.5    0.5


Tie-break (rapid 15min.)

1    ENVER BERISHA       GANI HAMITI    0    2


GJYSMËFINALJA  –  06.11.2010  11.00

1    NAIM SAHITAJ       SABRI HALILI       

2    GANI HAMITI       OSMAN KOKA       


GJYSMËFINALJA  –  06.11.2010  16.00
1    SABRI HALILI       NAIM SAHITAJ       

2    OSMAN KOKA       GANI HAMITI    

Back to content | Back to main menu