Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

KUPA E HYZRI TALLËS 2010

Turne memoriale

Turneu i pestë tradicional
KUPA E HYZRI TALLËS


Të dielen më 28.11.2010 në Podujevë për herë të pestë startoi turneu tradicional KUPA E HYZRI TALLËS e cila zgjatë plot 3 vikende.

Në vikendin e parë u zhvilluan dy turne në shahun rapid dhe atë njëra për të rritur,kurse tjetra për grupmosha të reja.

Në turneun për të rritur morën pjesë gjithsejt 60 shahistë nga e tërë Kosova të cilët i zhvilluan 9 xhiro nga 15 minuta sipas sistemit zvicerran.

Pas startit të dobët të Bedri Sadikut,dyshja Sahitaj Makolli dukej se do të vendosin fituesin e këtij turneu të cilët pas remizimit ndërmjet veti,prisnin që njëri prej tyre të bënte ndonjë gabim me kundërshtarët tjerë.

Naim Sahitaj i cili e fitoi edhe turneun e të shtunës në Deçan nuk lejoi të befasohet në krahasim me Përparim Makollin i cili në xhiron e parafundit humbi nga shahisti nikoqir Selim Zeqiri dhe kështu u dash të kënaqej me vendin e tretë me 7 pikë sa i kishte edhe i dyti Selim Zeqiri.

Tek juniorët morën pjesë 18 shahistë dhe shahiste të cilët zhvilluan 7 xhiro sipas sistemit zvicerran.

Këtu pritej një luftë për titull ndërnjet 4 shahistëve dhe atë Ahmed Dedës kampion 2009,Petrit Ibrahimit nënkampion,Nderim Saraçit dhe Shpresmir Qorrollit të dy anëtarë të përfaqësueses së Kosovës.Siç pritej ashtu edhe erdhi.Ndeshjet direkte ndërmjet këtyre djelmoshave e vendosën kampionin e Kosovës 2010.

Ahmed Deda nga Ksh.Hyzri Talla me 6 fitore dhe një barazim ishte bindshëm më i miri.

Ndeshja më interesante për vendin e dytë ishte ajo ndërmjët Nderimit dhe Petritit e cila përfundoi me fitore të Nderim Saraçit nga Ksh.Trepça.

Tek junioret më e mira ishte motra e Shpresmir Qorrollit,Eminja e cila në plasmanin e përgjithshëm u plasua në vendin e parë ,kurse tek femrat e para.E dyta ishte Lorida Saraçi.

Hapjen solemne të turneut e bënë z.Fatmir Humolli daja i Hyzriut dhe z.Mustafë Abdyli përfaqësues i NLB Prishtina e cila është edhe sponsor gjeneral i këtij turneu.

Dhuratat dhe shpërblimet e vikendit të parë ishin poashtu donacion i firmës Eurocosmetic nga Prishtina.

Me datwn 5 dhjetor duke filluar nga ora 11.00, rradhwn e ka turneu individual nw blic shah (5min.).


T A B E L A

1.NAIM SAHITAJ                    8

2.SELIM ZEQIRI                      7

3.PËRPARIM MAKOLLI        7

4.BESNIK ALIU                       7

5.SABRI HALILI                     6.5

6.XHEVAT SUHOGËRLLA   6.5

7.IMER PROKSHI                   6.5


Juniorët

1.AHMED DEDA                      6.5
2.NDERIM SARAÇI                  6

3.SHPRESMIR QORROLLI      5

4.PETRIT IBRAHIMI                4.5



Junioret

1.EMINE QORROLLI               4

2.LORIDA SARAÇI                  4

3.NDRIQONA SARAÇI            3.5



 
 
Back to content | Back to main menu