Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Kupa e Kosoves

Garat ekipore

Shahistët e Prishtines kampion të shumfishtë të Kosovës dhe disa herë fitues së Kupës së Republikës së Kosovës, janë shpallur fitues të Kupës së Kosovës për vitin 2010. Në takimin final të zhvilluar në Prishtinë, janë përballur Prishtina dhe Ekpik nga Prishtina. Takimin e ka fituar Prishtina me rezultat 2,5 :1,5. Finalja është zhvillua në katër tabela, kurse fitoren ekipit të Prishtinës ia solli njëri ndër shahistët me përvojë, Enver Berisha i cili në tabelën e katërt  mundi Mentor Bislimin 1 :0. Për Prishtinën, fitore shënoi edhe Përparim Makolli ndaj Armend Budimës 1 :0, kurse Bedri Sadiku dhe Ramadan Ajvazi remizuan. I vetmi shahist i Ekpikut që doli me fitore ndaj Prishtiës ishte Gani Hamiti i cili e fitoi duelin kundër Bajram Bujupit 1:0. Gjyqtar i këtij takimi ishte Burhan Minisi.

Kupën Kapitenit të Prishtinës, Bedri Sadiku,ia dorëzoi Burhan Misini, zyrtar i Federatës së Shahut të Kosovës.


Prishtina-Ekspiku       2,5 :1,5


1.Bedri Sadiku-Ramadan Ajavazi            remi


2.Përparim Makolli-Armend Budima      1:0


3.Bajram Bujupi-Gani Hamiti                 0:1


4.Enver Berisha-Mentor Bislimi              1:0

 
 
Back to content | Back to main menu