Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Kupa e Pavarësis 2011

Turne memoriale

Organizuar nga Klubi i shahut NLB Prishtina dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në ambientet e atelesë të Qendrës së Rinisë në Prishtinë është mbajtur Kupa e Pavarësisë 2011, që i kushtohet 3 vjetorit të Shpallës së Pavarësisë së Kosovës. Në këtë turne që u zhvillua në lëvizje të shpejta me 21 xhiro me tempin e lojës 5 minuta për secilin lojtar, sipas sistemit zviceran kanë marrë  pjesë 88 shahistë nga Kosova edhe një shahist nga Sllovenia, Bogdan Podlesnik i cili punon në NLB Prishtina. Pas disa dueleve të mundimshme, në fund dy shahistë Osman koka/Shqiponja/ dhe Përparim Makolli/Prishtina/ patën pikë të njejta nga 17, por kësaj radhe Buhollcin më të mirë e pati Osman Koka që ishte përcaktuese se kush do të fitojë trofeun e sivjetmë. Paraqitje të mirë patën edhe Bedri Sadiku/Prishtina/, Abedin Idrizaj/Istogu/ dhe Brahim Morina/Llamkosi/ të cilët u gejnden në mesin e të shpërblyerëve. Fituesi i vjetëm Abedin Idrizaj u klasifikua në pozitën e tretë me 15,5 pikë, kurse plasman të mirë pati edhe i riu Nderim Saraçi I ciuli në një kokurrencë bukur të fortëë doli i 14-ti me 12,5 pikë. Slloveni Bogdan Podlesnik, anëtari i NLB Prishtina zuri vendin e 12-të me 12,5 pikë.

Plasmani përfundimtar në Turneun Pavarësia 2011 organizuar nga NLB Prishtina:

  1. OSMAN KOKA                    17

  2. PERPARIM MAKOLLI                17
  3. ABEDIN IDRIZAJ                         15.5
  4. BEDRI SADIKU                            15.5
  5. BRAHIM MORINA                       15
  6. BLERIM CARANI                         13.5
  7. ARDIAN JASHARI                       13.5
  8. XHEVAT SUHOGERLLA            13
  9. NAIM SAHITAJ                             13
 10. KADRI REXHEPI                13
 11. ALBAN MEHMEDI             13
 12. BOGDAN PODLESNIK      12.5
 13. RAMADAN AJVAZI           12.5
 14. NDERIM SARAQI               12.5
 15. BESNIK ALIU                      12.5
 16. SABRI HALILI                     12
 17. FATON HYSENI                  12
 18. BURIM DUSHI                    12
 19. XHELADIN HAXHIMEHMETI  12
 20. HYSEN HYSENI                  12

Organizatori pati edhe shpërblme të tjera, speciale perveç pesë të më të dalluarëve : rejtingu nder 1700 – Blerim Carani, rejtingu nder 1600 – Nderim Saraçi, seniori – Shaip Selimi, juniori – Ahmed Deda.Në fund kryetari i Klubit të shahut NLB Prishtina, Mustafë Avdyli ia dorëzoi Trofeun e Pavarësisë 2011, Osman Kokës, por edhe shpërvlimet e tjera. Më të dalluarit u nderuan me diploma, por edhe me të holla nga mkpritësi NLB Prishtina që ishte organizotor i këtij turneu tashmë tradiciuonal.

Back to content | Back to main menu