Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Memoriali Hyzri Talla 2011

Turne memoriale

Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbështetur nga Drejtorati për Sport i Komunës së Prishtinës, në Restorantin Prishtina është mbajtur Turneu i 13-të “Përkujtimori Hyzri Talla 2011”. Në këtë turne morën pjesë 75 shahistë nga shumica e klubeve të Kosovës, por edhe nga trojet e tjera shqiptare. Fillimisht u bë intonimi i hymint Kombëtar dhe i atij të Kosovës Garat u zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 9 xhiro me ritëm më të shpejtuar nga 15 minuta. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti, Nuredin Ibishi, në emër të
organizatave të dala nga lufta dhe në emër të familjes Tala, kurse kurse në emër të klubit Prishtina të pranishmëve iu drejtua Bedri Sadiku, mjeshtër ndërkobmëtar dhe kapiten i ekipit. Turneun e hapi Vlora Dumoshi, drejtoreshë  i Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe sport të komunës së Prishtinës nën patronazhin e të cilit është mbajtur kjo garë. Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku për mysafirë dhe shahistët e Prisnishëm këndoi një Baladë kushtuar Dëshmorit të Kombit Hyzri Talla për të cilin po mbahet ky tyrne.Lëvizjen e parë
e bëri Elsa Talla, 13 vjeçe, e bija e Hyzri Tallës kundër fituesit të vjetëm të këtij turne, mjeshtrit të shahut Përparim Makolli. Për rregullat e turneut foli, gjyqtari kryesor, Bedri Sadiku, kurse gjyqtarët ndihmës ishin, Vehbi Mujku dhe Latif Zariqi. Fitues i këtij turneu
u shapall, Ilirjan Jupa, anëtar I Therrandës I cili pa humbje e përfundoi këtë garë duke tubuar 7,5 pikë. Ai pati vetëm tri remizime me Osman Sumiqin e Trepçës, Avdyl Elshanin e Therrandës dhe Vahedin Haxhimehmetin e Minatorit. Kampioni i vjetëm, Përparim Makolli u klasifikua në pozitën e dytë me 7 pikë sa patën edhe Gani Hamiti, Osman Saraçi dhe Vahedin Haxhimehmeti, por me Buhollc më të dobët se Makolli.
Pesë shahistët më të dalluar u  shpërblyen nga Klubi i shahut Prishtina.Vendi I-150 euro, II-120, III-100, IV-80, V-50 euro. Për tre shahistët me plasman më të mirë u ndanë edhe kupa nëproësi të përhershme nga mikpritësi i këtij turneu. Shpërblimet i ndanë Latif Zariqi, sekretar dhe veteran i kjlubit të shahut Prishtina si dhe Elta Talla, e bija e Hyzri Tallës, kurse KTrofeun Fituesit ia dorëzoi, Vlora Dumoshi, drejtoreshë në Drejtoratin e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Komunës së Prishtinës.

Renditja përfundimtare   
1.    Ilirijan Jupa    Therranda    7,5

2.    Përparim Makolli    Shqiponja    7
3.    Gani Hamiti    Expiku    7
4.    Osman Saraçi    Trepça    7
5.    Vahedin Haxhimehmeti    Minatori    7
6.    Avdyl Elshani    Therranda    6,5
7.    Astrit Zymberi    Exspiku    6,5
8    Jashar Klisurica    Minatori    6,5
9.    Qemajl Qorolli    Shtimja    6,5
10.    Xhevat Suhogërlla    Shqiponja    6,5
11.    Mentor Bislimi    Expiku    6
12.    Isa Zeka    Pavarur-Gjilan    6
13.    Halim Halimi    Pavarur Ferizaj    6
14.    Blerim  Gashi    Kosova    6
15    Mehdi Kollari    Rahoveci    6
16.    Ardian Jashari    Ferronikeli    5,5
17.    Ymer Prokshi    NLB Prishtina    5,5
18.    Nysret Avdiu    Minatori    5,5
19.    Hamez Bimbashi    Kosova    5,5
20.    Bahri Musa    Minatori    5,5

Back to content | Back to main menu