Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Memoriali"Mesut Gashi"

Turne memoriale
Prishtinë

Shah-Përparim Makolli, fitues i trofeut Përkujtimori Mesut Gashi 2010


Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbështetur nga Drejtorati për sport i Komunës së Prishtinës, në Restorantin Glass House Te Rrethi në Prishtinë është mbajtur Turneu i 11-të Përkujtimori Mesut Gashi në shah. Fillimisht në emër të Këshillit Organizues, të pranishmit i përshëndeti, Bedri Sadiku, mjeshtër ndërkombëtar, kurse turneu e shpalli të hapur, Dr.Bashkim Vatovci, kryetari i Federatës së Shahut të Kosovës. Lëvizjen e parë në këtë garë e bëri, trim Gashi, 13 vjeç, i biri i Mesut Gashit i cili mbijetoi në fatin e keq që pati familja e Gashi gjatë luftës në Kosovë. Në këtë turne morën pjesë 58 shahistë nga klubet e Kosovës, në mesin e tyre ishin edhe dy nga Lugina e Preshevës. Garat u zhvilluan me 9 xhiro nga 15 minuta sipas rregullave të FIDE-së të shahut rapid. Edhe në këtë garë mëtuesit kryesorë për të fituar këtë trofe ishin:Bedri Sadiku,Përparim Makolli,Naim Sahitaj dhe Xhevat Suhogërlla. Ashtu edhe siç pritej, fituesin e këtij turneu u vendosën ndeshjet drejtpërdrejta  ndërmjet këtyre shahistëve. Shahisti nga Prishtina, Përparim Makolli startoi furishëm dhe nga 7 duele të zhvilluara,  shënoi po aq fitore dhe teoritikisht e kishte siguruar vendin e pare. Në dy xhirotë e fundit, ai fitoi vetëm gjysmë pikë, gjë që i majftoi që me 7,5 pikë të mbajë vendin e parë dhe të fitoi trofeun Mesut Gashi 2010. Mjeshtri ndërkobmëtar , Bedri Sadiku në takimin e fundit remizoi me Ramadan Ajvazin dhe me këtë remi ai u klasifikua në pozitën e dytë me gjysmë pike më pak se fituesi.Fituesi i vitit të kaluar Naim Sahitaj i cili në mënyrë të denjë e prezantoi Kosovën në kampionatin individual evropian ku e fitoi ballin e parë për titullin e mjeshtrit ndërkombëtar doli i katërti me 7 pikë sa pati edhe Osman Koka në pozitën e tretë. Me remizimin e fundit kundër Bedri Sadiku, Ramadan Ajvazi u plasua në pozitën e pestë me 6,5 pikë. Më të dalluarit  u shpërblyen me kupa dhe me  të holla nga këshilli organizuesi i këtij turneu, gjegjësisht Klubi i shahut Prishtina.

Juniori më i suksesshëm me 5 pikë u shpall, Nderim Saraçi i cili njëherësh është anëtar i Përfaqësueses së Kosovës për juniorë.

Për të mirë befasoi shahisti  Abdyl Hoxha i cili ka më se  5 vjet është larguar nga ky sport. Ai zuri vendin e gjashtë me 6.5 pikë. Takimet i drejtoi gjyqtari, Burhan Misini nga Prishtina.

Drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, bëjnë të ditur se gara e radhës është Turneu tjetër përkujtimor "Komandant Shemi" që pritet të mbahet nmë 24 prill 2010 në Mitrovicës.

Më të dalluarit në Turneun Mesut Gashi 2010:

1.Përparim Makolli       7.5 pikë

2.Bedri Sadiku              7.0

3.Osman Koka              7.0

4.Naim Sahitaj              7.0

5.Ramadan Ajvazi         6.5




 
 
Back to content | Back to main menu