Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Memoriali"Studime 99"

Turne memoriale
Vushtrri

Vushtri,26.04.2009
Sot u mbajt turneu i 10-të memorial “STUDIME 99”në të cilin morën pjesë 70 shahistë nga Kosova.

Për dallim nga turnet tjera të mbajtura këtë vit,qysh në xhirot e para u pa se favoritëve do t’ua prishin planet shahistë mesatarë, gjë që edhe ndodhi.

Për befasi të këndshe u kujdesën Ardian Jashari,Shemsi Shala dhe Astrit Zymberi të cilët me lojë të mira arritën që të hyjnë në mesin e 5 të parëve.Sidomos i riu nga Ksh.Drejtësia,A.Jashari pati një finish vërtet të rëndë kundër momentalisht shahistëve më të mirë të Kosovës në lëvizje të shpejta.Shënoi fitore kundër Bedri Sadikut,Osman Kokës,Naim Sahitajt dhe remizoi kundër Xhevat Suhogërllës i cili poashtu me 8 pikë por me buholc më të dobët u desh të kënaqej me vendin e dytë.

Prej shahistëve nikoqir më i miri ishte Shemsi Shala i cili me 7.5 pikë u rradhit në vendin e tretë.

Ky njëherit është një prej turneve të rralla në të cilin Bedri Sadiku dhe Naim Sahitaj nuk hyjnë në mesin e të shpërblyerve.

Me lojë të mirë befasoi veterani i shahut nga Kaçaniku,z.Ekrem Dogani kurse zhgënjeu Sabri Halili.


Tabela përfundimtare


1.ARDIAN JASHARI

2.XHEVAT SUHOGËRLLA

3.SHEMSI SHALA

4.ASTRIT ZYMBERI

5.OSMAN KOKA

6.SEDAT BASHA

7.BEDRI SADIKU

8.EKREM DOGANI

9.NAIM SAHITAJ

10.MUHAMET BLAKAJ

11.FARUK HOXHA

12.HYSEN HYSENI

13.OSMAN SARAÇI

14.ILIRJAN JUPA

15.FATMIR HASKAJ

16.ZEKIRJA LLAPASHTICA

17.AVDYL ELSHANI

18.XHELADIN HAXHIM.

19.RAMADAN BYTYQI

20.XHAVIT FEJZA


 
Back to content | Back to main menu