Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

NLB Prishtina 2011 (1)

Blic Turne

Klubi i shahut NLB Prishtina edhe në vitin 2011 ka filluar organizimin e cikleve të turneve në lëvizje te shpejta.Gjatë këtij viti do të mbahen 18 turne. Turneu i parë ka filluar në ambientet e Firmës EXPIK në Prishtinë. Për shakak të motit të ftoftë pjesëmarrja në turneun e pare ishte modeste. Në turneun e parë morën pjesë vetëm 13 shahistë dhe garat u zhvilluan sipas sistemit të Bergerit me 12 xhiro ku luajtën secili me secilin. Pas 12 xhirove më i miri doli Blerim Gashi i cili me 10.5 pikë nga 12 ndeshje u plasua në vendin e parë. Këtë e arriti falë disaftës së papritur të sllovenit Bogdan Podlesnik  në përballje me Hamëz Bimbashin.

T A B E L A

  1. Blerim  Gashi              10,5
  2. Bogdan Podlesnik         9,5
  3. Enver Berisha             9,5
  4. Ardian Jashari            9
  5. Alban Mehmedi 8,5
  6. Hamëz Bimbashi          7,5
  7. Gani Hamiti                  6
  8. Besnik Berisha             5
  9. Ajet Mahmuti               4,5
 10. Nuredin Hyseni  4
 11. Shemsi Sherifi    2,5
 12. Hysni Reçica      1,5
 13. Jusuf Islami        1

Turneu i dytë me rradhë do të luhet me datën 10 mars 2011 në ora 19.15 në të njejtin ambient në lokalet e firmës Expik të Prishtinës.

Janë ndarë edhe shpërblime modeste në të holla nga pozita e parë deri në pozitën e pestë. Më të suksesshmit në 18 turne që do të mbahen gjatë vitit, 12 shahistë më të suksesshëm do të kualifikohen për turneun final që pritet të mbahet në fund të vitit 2011, ku janë paraparë shpërblimet më të mëdha.

 
Back to content | Back to main menu