Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

NLB Prishtina 2011 (2)

Blic Turne

Klubi i shahut NLB Prishtina mbështetur nga Federata e Shahut të Kosovës, kanë vazhduar cikllin e turneve të shahut në lëvizje të shpejta për vitin 2011. Turneu i dytë NLB Prishtina 2011 është zhvillua në ambientet e firmës Ekspik në Prishtinë.  Në këtë turne morën pjesë 21 shahistë nga disa klube të Kosovës të cilët garat i zhvilluan sip[as sistemit zvicëran  me 10-të xhiro.  Bedri Sadiku, mjeshtër ndërkombëtar i shahut nga Prishtina, doli fitues i kësitj turneu me 8 pikë e gjysmë. Ai zuri vendin e parë pa pësuar asnjë humnbje. Gjatë dhjetë partive të zhvilluara ai pati vetëm tri remizime me Bogdan Podlesnikun, Ardian Jasharin dhe Gani Gamitin. Paraqitje të mirë pati edhe shahisti i NLB Prishtina, Bogdan Podlesnik që zuri vendin e dytë një pikë më pak se fituesi, me në remi me Bedri Sadikun dhe dy humbje nga Ardian Jashari dhe Ajet Mahmuti. Edhe në këtë turne u dallua shahisti i pavarur Blerim Gashi duke zënë vendin e katërt që është një sukses i dalluar i këtij shahisti. Do theksuar se ky shahist befasoi për të mirë edhe në turneu e parë duke zënë vendin e parë.

Renditja:       
1    Bedri Sadiku    8.5
  
2    Bogdan Podlesnik    7.5    
3    Ajet Mahmuti    7.0    
4    Blerim Gashi    7.0          
5    Gani Hamiti    6.5          
6    Ardian Jashari    6.5    
7    Ramadan Ajvazi    5.0    
8    Vehbi Mujku    5.0    
9    Brahim Morina    5.0    
10    Enver Berisha    5.0    
11    Hysen Hyseni    5.0    
12    Besnik Berisha    5.0    
13    Halil Haliti    5.0    
14    Besnik Aliu    4.5    
15    Nuridin Hyseni    4.5    
16    Hamez Bimbashi    4.5    
17    Zekirja Llapashtica    4.5          
18    Shemsi Sherifi    4.0          
19    Hysni Reçica    4.0    
20    Alban Mehmedi    3.0    
21    Agim Sopjani    3.0

Pesë shahistët më të dalluar në këtë turne u shpërblyen me shuma modeste në të holla.Turneu i tretë NLB Prishtina 2011 është paraparë që të zhvillohet më 24 mars 2011, po ashtu në ambientet e firmës Ekspik nga Prishtina.

Back to content | Back to main menu