Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Përkujtimori"Hyzri Talla"

Turne memoriale
Prishtinë

Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbështetur nga Drejtorati për Sport i Komunës së Prishtinës, në Restorantin Prishtina është mbajtur Turneu i 10-të jubilar “Përkujtimori Hyzri Talla 2009”. Në këtë turne morën pjesë 51 shahistë nga shumica e klubeve të Kosovës. Garat u zhvilluaan sipas sistemit zvicëran me 9 xhiro me ritëm më të shpejtuar nga 20 minuta.Fillimisht të pranishmit i përshëndeti, Muharrem Xhemajli, kryetar i Shoqatës së Vetëranëve të UÇK-së. Në emër të familjes Tala foli Sebahate Talla, bashkëshortja e Hyzri Tallës për të cilin po mbahet ky turne. Në emër të klubit Prishtina të pranishmëve iu drejtua Bedri Sadiku, kapiten i ekipit, kurse turneun e hapi Agim Gashi, drejtor i Drejtoratit për sport të komunës së Prishtinës nën patronatin e të cilit po mbahet kjo garë.Mysafirë i veçant ishte Adriatik Braçe, kryetar i Bashkisë së Ersekës nga Shqipëria, kurse Violetë Kukaj-Retkoceri, këndoi një këngë kushtuar dëshmorit të kombit Hyzri Talla.  Gjyqtari, Burhan Misini i njohu garistët për rregullat e lojës në këtë garë, kurse Ramadan Kaçkini, kryetar i Klubit të shahut Prishtina, bëri të ditur edhe me shpërblimet modeste që do tu ndahen më të dalluarëve. Fitues i trofeut jubilar të sivjetëm doli përfaqësuesi i Klubit të shahut Prishtina, mjeshtri ndërkombëtar Bedri Sadiku i cili zuri vendin e parë pa pësuar humbje. Ai nga 9 parti të zhvilluara tuboi 7,5 pikë me vetëm tri remizime. B.Sadiku remizoi me Naim Sahitajn, Përparim Makolli dhe Ibrahim Morina. Kupën Bedri Sadikut ia dorëzoi, Fatmir Humolli, bashkëluftëtari i Hyzri Tallës për të cilin u mbajt kjo garë.

Renditja përfundimtare:


1.Bedri Sadiku/Prishtina/   7,5 pikë


Naim Sahitaj/Llamkosi/                  7                


Perparim Makolli/Istogu/               7


Ibrahim Morina/Llamkosi/              7


Sabri Halili/Llamkosi/                    6,5


Pesë shahistët më të dalluar u shpërblyen nga Klubi I shahut Prishtina.Vendi I-150 euro, II-120, III-100, IV-80, V-50 euro. Shpresmir Qorolli/Shtime/ është shpallur shahisti më i dalluar për të rinjë.


 
 
Back to content | Back to main menu