Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Sahit Abazi

Intervista
Sahit Abazi shahistë aktivë në Zvicërr dhe antarë i kryesis në Bulle


Shkurtimishtë na tregoni për aktivitetet tuaja në politikë, si dhe klubin ku luani?


Sahit Abazi : Në Zvicër kam ardhurë para 20 viteve. Para se te vij këtu kam mbaruar shkollën e mesme në qytetin tim Ferizaj. Në zvicër kam punuar punë të ndryshme përveq tjerash edhe si revizionist në industrinë e naftës. Krahas punës isha i angazhuar politikisht në organizimet shqiptare në Zvicër. Fillet e inkuadrimit tim në jetën politike Zvicerane ishin me kontaktet që kam pasur me udhëheqësin e partisë socialiste të seksionit të La Gryuerit, që udhëhiqet dhe sot nga kryetari i PS dhe klubi i shahut BULLE. Në votime kam fituar sot jam anëtarë i grupit arsimorë të këtij qyteti.


Duke e parë vetë udhëheqësia e klubit të shahut si lojtarë cilësorë i disiplionuar dhe aktiv, vendosi të më jep poste udhëheqëse si anëtarë të kryesisë, organizatorë të turneut tradicional OPEN DE LA GRYUERE si dhe kapiten të ekipit të parë.


Na tregoni qëllimin tuaj të aktivizimit  në klubin e shahut  Bulle?


Sahit Abazi : Qëllimi i aktivizimit tim në klubin e shahut ka qenë krijimi i kontakteve përmes të cilave hapen mundesi për përfeksionim dhe integrim të Mërgimtarëve tanë në mesin e vendasëve. Jamë krenar se rezultatet në këtë drejtim janë evidente, sepse në kuadër të klubit tash defilojnë edhe disa Mërgimtarë Shqiptarë.


Cila ishte arsyeja që të sponzoroni për një vit webfaqen e kosovachess,webfaqe e vetme që shkruan për shahun kosovar ?


Sahit Abazi : Si lojtarë i këtij sporti në këtë webfaqe gjej të gjitha informacionet , turnirët në tërë europën dhe më gjerë, lojrat e shahistëve më të mirë shqiptarë dhe ata nderkombëtarë, intervistat etj. Kjo ishte arsyeja që bëra sponzorimin njëvjeqarë,dhe prap do ta bëj në ardhmëri me gjithë knaqësi ,Kosova ka nevojë jo për një webfaqe po për shumë tjera që shkruajnë për shah mirpo kam bindjen se te na askushë nuk punonë falas ,që të mbajë një adresë shahu....


Jeni njëri që keni ndihmuar klubin  INTERSHPED nga Ferizaji për dashamirët e shahut, a mund te na thoni për çfar ndihmese bëhet fjalë ?


 Sahit Abazi : Kur isha gjatë pushimeve në vendëlindje vizitova klubin e shahut INTERSHPED, atje ishte kohe e pas luftës , materiali mungonte me tu kthyer në Zvicër bëra kërkesë për mbledhje të kryesisë. Në atë mbledhje propozova që klubit të shahut nga Ferizaji duhet ti ndihmonim me material,udheheqësia miratoi unanimisht dhe vendosi të blejë 12 tablo , 12 pale figura të drurit dhe 12 orë mekanike. Këtë material unë personalisht e kam dërguar.


Aty menjëherë kam vërejtur se ky material nuk ishte për klub por për persona udhëheqës të këtij klubi, në këtë rast kam parë lojtarë që morën tabelat e shahut të kompletuara dhe i dërguan në shtëpitë e tyre. Për këtë kam kërkuar spjegim të hollësishëm nga kryetari Avdulla Shabani dhe udhëheqësia , nga ajo ditë nuk kemi marr përgjegjje, ne klubi i shahut nga BULLE jemi në pritje.


Para disa viteve bashkë me shokët e klubit tuaj ishit për vizitë në Ferizaj dhe në klubin Intershped . Na tregoni shkurtimisht për aktivitetet gjatë kësaj vizite?


 Sahit Abazi Klubi i shahut  Bulle e ka traditë që në gjdo vit të organizojë një vikend , këtë radhë zgjodhi Kosovën pikërishtë qytetin tim të lindjes Ferizajin. Atje ishim të mirepritur nga të gjithë, me këtë rast falenderojmë Avdulla Shabanin për zemërgjërësinë e tij,  atje kemi bërë dhe vëllazërimin e dy klubeve BULLE-INTERSHPED, ky aktivitet vazhdon edhe sot. Klubi i Shahut në Bulle është mjaft mirë i organizuar, në bazë të potencialit që ka besoj se do të avancohet prore . Kur kemi kërkuar të vizitojmë klubin dhe shofim materialin tonë të dërguar si ndihmë , arsyet ishin , mungon përgjegjësi i klubit. Atje kemi vizituar disa nga qytetet si dhe shpellën e mermerit në Gadime. Në Ferizaj kemi zhvilluar një turne Blic ku vendin e parë e kanë fituar vendasit.


 A mendoni që shahistët Ferizajas të janë jë ditë në Zvicër për një takim miqësor me klubin tuaj?


Sahit Abazi Po punohet në këtë drejtim të organizimit të një vizite për anëtarët e klubit të shahut nga Ferizaji , në Bulle të Zvicrës. Besoj se me përkrahjen e bashkëlojtarëve do ti a dalim.


 Sa jeni të informuar për aktivitetet e shahut Kosovarë , dhe a keni ndonjë bashkëpunim me udhëheqësin e shahut në Kosovë ?


 Sahit Abazi Përkitazi me rrjedhat dhe zhvillimet në shahun kosovarë jam i informuar nga adresa e juaj, por përpiqem të jamë në korrent të ngjarjeve . pra dëshiroj informata plotësuese.  


  

Back to content | Back to main menu