Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu 10-të"Memoriali Adem Jashari"

Turne memoriale
Skenderaj

Skenderaj,01 mars 2009

Sot në  restaurantin “Freskia”në Skenderaj u mbajt turneu i 10-të memorial "Adem Jashari".


Morën pjesë gjithsej 94 shahistë nga Kosova në mesin e të cilëve 4 mjeshtër kombëtar dhe një ndërkombëtar. U luajtën 9 xhiro nga 15 minuta sipas sistemit zvicerran.


Si në çdo turne edhe në këtë favoritë ishin : Bedri Sadiku,Naim Sahitaj,Përrparim Makolli dhe Xhevat Suhogërlla.Me humbje në xhiron e dytë dhe barazim në xhiron e tretë,P.Makolli e humbi hapin me kandidatët që synonin kreun e tabelës.Poashtu edhe B.Sadiku me humbje në xhiron e  dytë dhe në xhiron e shtatë,humbi gjasat për vend të parë.    



Për befasi në këtë turne u kujdesën Osman Koka dhe Sedat Basha të cilët me lojë të shkëlqyeshme dhe me fitore kundër kandidatëve direkt për fitues të turneut,arritën në dy vendet e para.


Lojë të mirë treguan edhe Fatmir Haskaj,Gani Hamiti, Zekirja Llapashtica dhe 71 vjeçari Sabedin Sabedinaj kurse me lojë të dobët zhgënjyen Sabahudin Kollari dhe Avdyl Elshani.


Tabela përfundimtare


1.OSMAN KOKA

2.SEDAT BASHA

3.XHEVAT SUHOGËRLLA

4.NAIM SAHITAJ(mk)

5.BEDRI SADIKU(im)

6.FATMIR HASKAJ

7.GANI HAMITI

8.JASHAR KLISURICA

9.ZEKIRJA LLAPASHTICA

10.PËRPARIM MAKOLLI(mk)

11.OSMAN SARAQI

12.ILIRJAN JUPA

13.SEFEDIN OSMANI

14.HALIT RUSHITI

15.HAMËZ BIMBASHI

16.SABEDIN SABEDINAJ

17BEKIM ZABËRGJA

18.IBRAHIM HAXHOLLI

19.ARSIM GËRGURI

20.FATMIR QORRI



 
Back to content | Back to main menu