Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu 11-të "Adem Jashari"

Turne memoriale
Skënderaj

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, Klubi i shahut Drenica dhe Drejtorati për sport I komunes së Skënderajt, në Skenderaj në restorantin Meti Benz është mbajtur Turneu i 11-të përkujtimor në shah “ADEM JASHARI”në të cilën morën pjesë 65 shahistë në mesin e të cilëvë ishte një pjesëmarrës nga Turqia dhe një nga mërgata.Shahistët kryesorë pë fitimin e këtij trofeu ishin  shahistët nga Prishtina,Vushtrria dhe Istogu.Partitë e zhvilluara nga këta shahistë ishin tejet interesante.Xhevat Suhogërlla nga klubi i shahut Prishtina me banim në Drenicë me sa duket e shfrytëzoi epërsinë si mikpritës dhe me lojëra të mira që nga nisma e këtij turneu me hapa të sigurtë shënoi fitore drejt titullit e më të mirit.
I vetmi i cili i bëri ballë në një lojë mjaft dramatike ishte mjeshtri ndëkombëtar nga Prishtina, Bedri sadiku me të cilin remizoi në xhiron e 7-të,dhe me 8.5 pikë nga 9 lojë me 8 fitore dhe vetëm një remi u shpall bindshëm fitues i Trofeut Adem Jashari 2010.


I dyti ishte Bedri Sadiku /Prishtina/me 7.5  pikë, pasojnë Brahim Morina /Llamkosi/me 7, kurse Juniori më i suksesshëm ishte Ahmed Deda kampioni aktual i Kosovës.


T A B E L A


 Renditja përfundimtare   

1 XHEVAT SUHOGËRLLA 8.5

2 BEDRI SADIKU 7.5

3 BRAHIM MORINA 7.0

4 ABEDIN IDRIZAJ 7.0

5 SHKELZEN MURATI 6.5

6 IMER PROKSHI 6.5

7 VAHEDIN HAXHIMEHMETI 6.0

8 RESHAT NEZIRAJ 6.0

9 SABRI HALILI 6.0

10 ILIRJAN JUPA 6.0


Etj.


 
 
Back to content | Back to main menu