Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbështetur nga Drejtorati për Sport i Komunës së Prishtinës, në Restorantin Prishtina është mbajtur Turneu i 12-të “Përkujtimori Hyzri Talla 2010”. Në këtë turne morën pjesë 39 shahistë nga shumica e klubeve të Kosovës. Garat u zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 9 xhiro me ritëm më të shpejtuar nga 15 minuta. Fillimisht të pranishmit i përshëndeti, Nuredin Ibishi, në emër të organizatave të dala nga lufta. Në emër të familjes Talla foli Nazmi Talla, kurse në emër të klubit Prishtina të pranishmëve iu drejtua Bedri Sadiku, kapiten i ekipit. Turneun e hapi Vlora Dumoshi, drejtoreshë i Drejtoratit për sport të komunës së Prishtinës nën patronazhin e të cilit është mbajtur kjo garë. Lëvizjen e parë e bëri Elsa Talla, 14 vjeçe, e bija e Hyzri Tallës. Fitues i trofeut të sivjetëm doli përfaqësuesi i Klubit të shahut Prishtina, Përparim Makolli i cili zuri vendin e parë pa pësuar humbje. Ai nga 9 parti të zhvilluara tuboi 7,5 pikë me vetëm tri remizime kundër Naim Sahitajt/Llamnkosi/, Nustret Avdiut/Minatori/ dhe Selim Zeqirit/Hyzri Talla/. Plasman të mirë në këtë turne arritën përfaqësuesi Llamkosit, Naim Sahitaj, i cili së bashku me Ardian Jasharin e Drejtësisë tubuan nga 7 pikë. Për të mirë befasoi 14 vjeçari, Nderim Saraçi i Trepçës i cili në një konkurrencë bukur të fortë ia doli që të klasifiohet në pozitën e 12-të me 5 pikë.Në fund u ndanë edhe shpërblimet për pesë vendet e para, kurse Kupën fituesit të sivjetëm,Përparim Makollit ia dorëzoi , Sebahate Talla, bashkëshortja e Hyzri Tallës.
Gjyqtari i këtij turneu ishte, Bedri Sadiku.
Renditja përfundimtare:
1.Përparim Makolli/Prishtina/ 7,5 pikë
2.Naim Sahitaj/Llamkosi/ 7
3.Ardian Jashari/Drejtësia 7
4.Xheladin Haxhimehmeti/Trepça/ 6,5
5.Besniak Aliu/NLB Prishtina/ 6,5
Pasojnë:
6.Selim Zeqiri/Hyzri Talla/ 6,5
7.Nustret Avdiu/Minatori/ 6
8.Osman Saraçi/Trepça/ 6
9.Shemsi Shala/Shqiponja/ 5,5
10.Vahedin Haxhimehmeti/Min/ 5,5
11.Enver Berisha/Prishtina/ 5,5
12.Nederim Saraçi/Trepça/ 5
13.Gani Hamiti/Ekspik/ 5
14. Xhevat Suhogërlla/Shqiponja/5
15. Hamëz Bimbashi/Drejtësia/ 5
16.Ismet Maloku/Shqiponja/ 5
17.Faton Hyseni/Shqiponja/ 5
18.Blerim Carani/Trepça/ 5
Etj.
Pesë shahistët më të dalluar u shpërblyen nga Klubi i shahut Prishtina.Vendi I-120 euro, II-100, III-70, IV-50, V-30 euro.