Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu blic në Tiranë

Blic Turne
Turneu blic në Tiranë (Kosova,Mali i Zi dhe Shqiperia)

Pas përfundimit të Turneut  ballkanik  në Tiranë në shah, që u organizua nga Federata Shqiptare e Shahut, u mbajt edhe Turneu Blic I shahut ku morënpjesë 24 shahistë nga Mali I Zi,Kosova dhe mikpritësi Shqipëria. Garat u zhvilluan sipas sistemit zviceran me 9 xhiro. Shahisti nga Mali i Zi, Velko Draganiq me 6 fitore dhe dy remizimi me 7 pikë të tubuara doli fitues i këtij turneu. Pas tij u renditën, shahisti snga Shqipëria Llambi Pasku me 6,5 pikë, sa pati edhe Armend Budima I Kosovës në pozitën e tretë. Mjeshtri ndërkombëtar nga Prishtina,  Bedri Sadiku zuri vendin e katërt me 5,5 pikë, sa patën edhe Gani Hamiti/Kosovë,/ Marko Krivokapiq/M.Zi/, Franc Ashiku/Shqipëri/ dhe Ibrahim Morina/Kosovë/ të cilët edhe u shpërblyen nga organizatori i kësaj gare me të holla.

Renditja përfundimtare:

1.Velko Draganiq/Mali i Zi/   7
2.Llambi Pashku/Shqipëri/            6,5
3.Armend Budima/Kosovë/           6,5
4.Bedri Sadiku/Kosovë/                 5,5
5.Gani Hamiti/Kosovë/                  5,5
6.Marko Krivokapiq/Mali i Zi/              5,5
7.Franc Ashiku/Shqipëri/                    5,5
8.Ibrahim Morina/Kosovë/            5,5
9.Sotiraq Pasku/Shqipëri/              5,5
10.Saimir Shabanaj/Shqipëri/        5
11.Bekim Zabërgja/Kosovë/          5
12.Jovan Miloviq/Mali i Zi/          5
13.Eglantina Shabanaj/Shqipëri/   5
14.Ilir Seitaj/Shqipëri/                   4
15.Bimi Metqa/Sghqipëri/                    4
16.Tahir Bajraktari/Shqipëri/         4
17.Ivan Zeviq/Mali i Zi/              4
18.Besnik Kalemi/Shqipëri/           4
19.Bashkim Vatovci/Kosovë/        3,5
20.Aida Shabanaj/Shqipëri/           3,5
21.Ramadan Ajvazi/Kosovë/         2,5
22.Roelqa Pasku/Shqipëri/             2
23.Riza Bregu/Shqipëri/                2
24.Besnik Bajraktari/Shqipëri/             1,5

Takimet i drejtuan gjyqtarët, Vladimir Shakotiq, gjyqtar ndërkombëtar/Mali i Zi/ dhe Ermal Çuli, gjyqtar kombëtar/Shqipëri/.

Disa fotografi në Tiranë
 
Back to content | Back to main menu