Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu final i shahut NLB Prishtina 2010

Blic Turne

Organizuar nga Klubi i shahut NLB Prishtina, pas 17 turneve të zhvilluara gjatë këtij viti në lëvizje të shpejta, janë përzgjedhur 12 shahistët më të mirë të cilët i kanë zhvilluar garat e Turenut të 18-të, final të NLB Prishtina 2010. Turneu është zhvillua në Prishtinë në një ambient përballë Univeristetit Iliria në Prishtinë, kurse gara u  zhvillua sipas Sistemit të Bergerit me 22 xhiro me system të dyfishtë ku luajnë sicili me secilin nga dy takime. Takimet ishin tejet interesante. Në fund dy shahistë patën pikë të barabarta. Janë këtë Mjeshtri Ndërkobmëtar nga prishtina, Bedri Sadiku, anëtar i Prishtinës dhe Bogdan Podlesnik. NLB Prishtina të cilët tubuan nga 17 pikë. Edhe në bazë të Buhollcit pikët ishin të njejta, kështu fitues u shpall, Bogdan Podlesnik ku vendosen takimet e ndërsjellta.

Në këtë drejtim slloveni ishte më i mirë. Fituesi Podlesnik nga 22 parti të zhvilluara shënoi 17 fitore dhe një remi, kurse pësoi humbje nga Hysen Hyseni, Ardian Jashari, Besnik Aliu dhe nga Gani Hamiti, kurse remizoi me Bedri Sadikun. Ndërkaq, Bedri Sadiku nga 22 parti të zhvilluara shënoi 16 fitore, tri herë remizoi dhe pësoi tri humbje. U mund nga Besnik Aliu, Bogdan Podlesnik dhe Enver Berisha, kurse remizoi me Bogdan Podlesnik, Besnik Aliun dhe Enver Berishën. Kupën, fituesit Bogdan Podlesnik ia dorëzoi, Mustafë Abdyli, kryetar i Klubit të shahut NLB Prishtina.Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari Vehbi Mujku.

Renditja përfundimtare e Turneut final NLB Prishtina 2010:

1.Bogddan Podlesnik/NLB Prishtina/                     17,5 pikë


2.Bedri Sadiku/Prishtina/                                           17,5


3. Gani Hamiti/Ekspiku/                                             14


4. Enver Berisha/Prishtina/                                         14


5. Ardian Jashari/Drejtësia/                                        13,5


6.Burhan Misini/NLB Prishtina/                                11,5


7.Hysen Hyseni/Llamkosi/                                          10,5


8. Besnik Aliu/NLB Prishtina/                                   10,5


9.Brahim Morina/Llamkosi/                             9,5


10. Hamëz Bimbashi/Drejtësia/                                  7,5


11.Hysni Reçica/Hyzri Talla/                                  3


12.Shemsedin Sherifi/NLB Prishtina/                       3


NLB Prishtina u përkujdes edhe për shpërblime modeste.Vendi i parë mori 150 euro,  dyti 100, i treti 80 , i katërti 50, i pesti  40, i gjashti dhe i shtati nga 20 dhe të gjithë të tjerët morën nga 10 euro. Shahistët u nderuan edhe me mirënjohje nga organizatori i këtij turneu

 
Back to content | Back to main menu