Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu i dytë"NLB Prishtina"

Blic Turne
Prishtinë

Me rastin e kremtimit të hyrjes në elitën e shahut të Kosovës, NLB Prishtina, në ambientet e Qendrës së Rinisë dhe të Sportit/Salla e atlesë/ është mbajtur Blic Turneun në shah. Në këtë turne kanë marrë pjesë 25 shahistë nga disa klube të Kosovës të cilët garat i kanë zhvillua sipas sistemit zvicëran me 11 xhiro me tempin e lojës 5 minuta. Turneun e hapi, Mustafë Avdyli, kryetar i Klubit të shahut NLB Prishtina duke ju uruar sukses pjesëmarrësve të këtij turneu.Fitues I këstij turneu doli përfaqësuesi i Klubit të shahut Prishtina, Evner Berisha i cili nga 11 part të zhvilluara tuboi 9 pikë. Për të mirë befasoi shahisti I ri Hysni Reçica që pati gjysmë pikë më pak si dhe mjeshtri ndërkmbëtar nga Prishtina Bedri Sadiku që po ashtu tuboi 8,5 pikë. Njëri nga shahistët më të mirë të klubit NLB Prishtina, Bogdan Podlesnik ishte i katërti me 8 pikë, kurse Ramadan Ajvazi zuri vendin e pestë me 7,5 pikë. Pesë shahstët më të dalluar nga ky turne u nderuan edhe me një shumëmodeste të hollash . Fituesi mori 50 Euro. Pasojnë shpërblimet deri në vendin e pestë 40,30, 20 dhe i pesti 10 euro. Takimet i drejtoi gjyqtari Burhan Misini.
TABELA PËRFUNDIMTARE
1 ENVER BERISHA 9.0
2 HYSNI REÇICA 8.5
3 BEDRI SADIKU 8.5
4 BOGDAN PODLESNIK 8.0
5 RAMADAN AJVAZI 7.5
6 GANI HAMITI 7.0
7 BLERIM GASHI 6.0
8 BURIM DUSHI 6.0
9 ALI MULOLLI 6.0
10 BRAHIM MORINA 6.0
11 ISMET SOPJANI 5.5
12 ISMET MALOKU 5.5
13 AJET MAHMUTI 5.5
14 HYSEN HYSENI 5.5
15 AHMED DEDA 5.5
16 BEKIM ZABËRGJA 5.0
17 BAJRAM MULOLLI 5.0
18 ARDIAN JASHARI 4.5
19 SHEMSI RUKOVCI 4.5
20 ARIF OSMANI 4.0
21 HASAN MULOLLI 4.0
22 BASHKIM VATOVCI 4.0
23 RIZAH MAQKAFCI 3.0
24 LATIF ZARIQI 2.0
25 IBRAHIM HAXHOLLI 2.0

Enver Berisha Fitues i turneut
 
Back to content | Back to main menu