Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Turneu"Zeqë Hasaj 2010"

Turne memoriale

Turneu Përkujtimor Shahut është vazhdimësi e traditës së Klubit të shahut nga Deçani, i cili në vitet e paraluftës u mbajt për nder të 28 nëntorit, ndërsa qe nga paslufta turneu mbahet edhe në përkujtim te veteranit te shahut Zeqë Hasaj,njeri ndër themeluesit e Klubit te Shahut “Deçani” ne vitet 70-të. Ai pas çlirimit vdiq nga torturat çnjerëzore në burgjet serbe në të cilat qëndroi 7 muajt e fundit të jetës sëe tij. Por, krah këtyre,  Albert Zenuni, veteran i shahut dhe njëri ndër organizatorët i përmend edhe dy te veçanta të tjera të turneut.

“Eshtë interesant se për herë të parë organizohet në nivel republikan ku marrin pjesë shahistë nga tetë ekipet më të mira të Kosovës me rreth 40 shahistë”.


Turneu u mbajt nën patronazhin e kryetarit të komunës Rasim Selmanajt, i cili i ka dhënë shtytje të vazhdueshme sportit të çdo disipline ne Deçan. Në cilësinë e mysafireve prezent ishin edhe anëtarë të Federatës së Shahut të Kosovës, së bashku me kryetarin Bashkim Vatovcin, i cili shprehu admirimin për pjesëmarrjen masive dhe organizimin e këtij turneu:


“Këtë e ka deklarua edhe vet kryetari, se janë të befasuar se si ka mundësi në një qytet kaq të vogël të jetë një pjesëmarrje kaq masive dhe një organizim jashtëzakonisht i mirë. Për këtë  duhet falënderuar Kuvendit Komunal të  Deçanit qe na ka përkrah dhe  ka bë të mundur mbajtjen e këtij turneu“-thotë z.Zenuni. Sipas tij loja e shahut është zhvilluar në shtatë xhiro-i njohur si sistem zviceran ku gjithmonë luan i miri me më të mirin.


“Nga shtatë xhiro më i miri doli Naim  Sahitaj nga Prizreni me gjashte pikë. Vendin e dytë, Peraprim Makolli, nga Prishtina me 5 pike e gjysme. Vendin e trete është Xhevat Suhogërla me 5 pikë e gjysmë,  Bedri Sadikun dhe Aliu. Nga anëtaret e “Klubit Zeqe Hasaj” nga Deçani më i miri ka qenë Hasan Zenuni që pozicionohet në pozitën e 7-të.


Për tri vendet e para ne lojën e shahut ne kuadër te “Turneut Tradicional te Shahut-Zeqe Hasaj” ne Deçan, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Kuvendit Komunal ka ndarë kupa, ndërsa shahistët dhe ata qe dhanë kontribut në për mbajtjen e këtij turneu u nderuan me mirënjohje, te cilat i ndanë kryetari komunës se Deçanit ,Rasim Selmanaj dhe kryetari i Federatës se Shahut, Bashkim Vatovci.

 
Back to content | Back to main menu