Magnus Karlsen - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Magnus Karlsen

Shkrime nga Mulaim Shehu
MAGNUS KARLSEN - Kampioni aktual në shah
Karlseni, është i lindur më 30.11.1990 në Tensbrg, Norvegji. Ky si fëmijë shfaq talentin për këtë lojë të lashtë, por kur i kishte tetë pranvera, për herë të parë merr pjesë në gara shahistike. Meqë, dita e mirë dukët që në mëngjes, atëherë Karlsenit ia trasojnë rrugën që të ushtrojë në klubin e shahut tek shahisti më i mirë norvegjez, kryemjeshtri Simon Agdesteini. Karlseni, për herë të parë tërheq vëmendjen e shahut ndërkombëtar, atëherë kur në qytetin Vajk an Ze e zë vendin e parë me 10,5 nga 13 pikë të mundshme, duke humbur vetëm një lojë. Ai këtu plotëson normën e kryemjeshtrit me rejting 2702. Është më rëndësi loja kundër Shipkut, në gjiron e fundit, ku Karlseni pas një sakrifikimi të efektshëm, i jep mat kundërshtarit në lëvizjen 29. Ai për këtë fiton shpërblimin si lojë më e bukur. Karlseni bëhet kryemjeshtër më 26.04.2004, kur i kishte 13 vjet e 148 ditë, që sipas kësaj është kryemjeshtri më i ri në historinë e shahut. . Në vitin 2010 arriti të bëhët kampoin botëror i juniorëve në moshën 19 vjeçare e 32 ditë, që sipas kësaj ai është kampioni më i ri në historinë e shahut, duke thyer rekordin e V. Kramnikut. Karlseni në moshën 18 vjeçare e 10 muaj e kishte rejtingun 2801, që deri më tani është i pathyeshëm. Në turnirin e lëvizjeve të shpejta në Rekjavik, ai e mund madje edhe ish-kampionin botëror A. Karpovin, ndërsa në dy lojë me Kasparovin, njëren remizon kurse tjetrën e humb. Për të mos e zgjatur shumë, kështu Karlseni sukses pas sukses arrin që për kampion botëror në nëntor 2013 ta mund V. Anandin me lojë dhe me rezultat +3-0=7. Prandaj ai tani është kampion botëror, po ashtu edhe me rejting është i pari, që deri më tani është rekordmen! Karlseni si vunderkind shquhej me stilin sulmues atraktiv. Loja e tij kundër Shipkut, e cila përfundoi me një mat kombinatorik, është një shembull i këtij stili, që admiroheshin shumë shahistë ndërkombëtar. Por ai me kalimin e kohës duke fituar përvojë dhe pjekuri, kuptoi se kjo metodë riskante e lojës nuk është mençuri në duel me elitën botërore, veçmas pas vitit 2005, ku çdo herë e më shumë takohej me shahistë të regjur, dhe shpeshherë haste në telashe të mëdha në hapje apo meslojë. Kështu ai duke përparuar me hapa të shpejta dhe të sigurta u bë një shahist i tipit univesal, i aftë të kredhet në të gjitha llojet e pozicioneve. Ndaj, Karlseni ka ekuilibruar ndërmjet numërit jashtëzakonisht të madh të hapjeve. Ai, në vend si shumë shahistë të tjerë, që specializohen për një tip të kufizuar të hapjeve (d4) apo (e4), Karlseni i luan të dyjat, madje edhe të tjera, që është një taktikë dhe strategji habitëse për kundërshtarët, që vështirëson përgatitjen e tyre në duele kundër tij. Karlseni ka memori të jashtëzakonshme dhe është shumë i gjerë në spektrin e hapjeve. Në kohën kur Kasparovi ishte trajner i tij, shpeshherë deklaronte: ”Magnus Karlseni është shahist i tipit pozicional, i ngjashem me ish-kampionët botërorë si Kapablanka, Smilovi dhe Karpovi. Poenta e këtij tipi shahistësh është (për)fitimi i epërsisë statike (marrja e hapësirës dhe zhvillimi i strukturës së ushtrëve), përkundër tipit taktik, i cili kërkon epërsi dinamike ( duke marrur iniciativën). . Ekspertët e vlerësojnë Karlsenin si njëri ndër shahistët më të bindshëm në historinë e shahut. Ky mendin na përkujton thënien për shahistët e shekujve të kaluar: Morfi kishte një karrierë brilante, Laskeri karrierë të gjatë, Kapablanka karrierë të bindshme! Karlseni vitin e kaluar e mund përsëri V.Anandin me 4:0 (+4 =6 -0), që dëshmon se vërtet bindshëm është shahisti më i mirë në botë! Në Maj 2014 Karlseni kishte rejtingun më të lartë në historinë e shahut: 2882 
 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu