Mihail Botvinik - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Mihail Botvinik

Shkrime nga Mulaim Shehu
MIHAIL BOTVINUK - Kampioni i gjashtë botëror në shah.

Botviniku është i lindur më 17. 08. 1911, në afërsi të qytetit Petrograd. Ai lojën e shahut e mësoi atëbotë kur i kishte 12 pranvera. Ndërkaq, në moshën 14 vjeçare, në një ndeshje simultane fitoi ndaj mjeshtrit të madh Kapablanka. Kjo fitore e tij bëri jehonë senzacionale, ndëra shtypi atëbotë e priti si një kuriozitet dhe surprisë të këndshme. Nga kjo shihet se talenti i Botvinikut është zhvilluar shpejt dhe lirshëm. Kampion botëror bëhet pas meçit-turnirit më 1948, në të cilin zë vendin e parë, por nën trysninë sovjetike, këtu mish për top ishte Keresi. ."Vërtet shumë më pyesin për lojën time më të mirë. Kanë qenë shumë, njëmend shumë duele interesante, por ndër to vend të posaçëm zë fitorja ndaj kubanezit të famshëm Kapablanka. Mendoj se kjo është fitorja ime më e dashur. .. Kështu Botviniku i çmonte dhe i respektonte të gjithë kampionët, dhe për çdonjërin kishte mendime të veçanta. Qartë ai shumë mirë i njihte cilësitë dhe dobësitë e tyre, sikur që i njihte edhe stilet e tyre. . "Kur isha me Laskerin, ndieja se jeta e tij endacake ka qenë pikërisht në lojën e shahut. Kapablanka vërtet ka qenë një figure e madhërishme dhe njeri shumë i mirë. Ai e kuptonte pozicionin me mendjeprehtësi fantastike sikur që ishte takticien mendjehollë. Ne përkundër dueleve, ishim miq të mirë. Herën e fundit jemi takuar në Hollandë në vitin 1938. Atëbotë Kapablanka kishte 50 vjet. Përndryshe Kapablanka kurrë nuk është përgatitur për turnire. Sa i përket shahistit Maks Eve, ai ka dhënë një kontribut si kryetar i FIDE-s dhe në literaturat shahistike. Megjithatë, patjetër duhet thënë se ai nuk ishte i kalibrit të Kapablankës dhe Alehinit. Smislovi është një talent shumë i madh me kulturë të gjërë. Shumë i mirë në hapje, njohës i mirë i mesit dhe i papërsëritshëm në përfundime. E meta e vetme e tij është pak përtac. .
Kam përshtypje se nuk ka njeri, i cili i ka dhënë kontribut shahut siç ishte Botviniku, qoftë si shahist, si autor i një mori literatura shahistike dhe në fund zbulues i talentëve siç janë Karpovi, Kasparovi, të cilët dolen nga shkolla e shahut të Botvinikut.
Botiviniku është i vetmi shahist që ka luajtur më 9 kampionë (para tij:Laskeri,Kapablanka, Alehini , Eve dhe pas tij Smislovi, Tali, Petrosiani, Spaski dhe Fisheri)! Njëmend ai ishte një enciklopedi e gjallë shahistike, i cili vdiq më 05. 05. 1995, por lojërat dhe literatuart e tij ende janë të pavdekshme. .

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu