Mihail Tal - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Mihail Tal

Shkrime nga Mulaim Shehu
MIHAIL NEHEMEJEVIQ TAL- Kampioni i tetë botëror në shah

Tali është i lindur më 09.11.1936 në Rigë. Shahun e mëson si fëmijë, por ai nuk iu nda librit të shahut dhe shahut, prandaj arriti suksese dhe popullaritet. Tali, pasi e mposhti Botvinikun në viti 1960 me rezultat të bindshëm 12,5:8,5 arriti të bëhet kampioni më i ri botëror. Titullin e kampionit botëror e mban vetëm një vit, sepse në meçin e revansh ai hyn i papërgatitur kundër të qëndrueshmit Botvinik, i cili ishte në formë të jashtëzakonshme, andaj pëson humbje 8:13. .
Tali kishte stil sulmues dhe agresiv në lojë më përplot sakrifikime dhe kurthe, përmes të cilave realizonte epërsi pozicionale. Përpos Kapablankës dhe Anandit që shquhen me intuitë po ashtu është edhe Tali! Ai kishte dëshirë që në fushën e shahut të jenë të gjitha figurat! Prandaj, Botiviniku në meçin e dytë e fitoi bindshem, sepse ai e përdori armën tjetër: "shkëmbimi i figurave është art në vete". Megjithatë, Smislove për të thotë: Stili i lojës së Talit bazohet në trika. Ndërsa Botviniku, e vlerëson atë duke thënë se kundër Talit ka qenë “ e pamundshme të luhet” atëherë kur nuk ushtroja seriozisht me një regjim të përpiktë. Rejtingu më lart i tij ishte 2705. Tali vdes më 28.06.1992 dhe varroset në varreze hebreite në Rigë.

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu