Një rezyme para tri vitesh - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Një rezyme para tri vitesh

Shkrime nga Mulaim Shehu
NJË REZYME QË PATA SHKRUAR PARA TRI VITESH - 2013

Shahu konsiderohet më parimor se të gjitha lojërat e tjera, sepse rregullat e tij janë të barabarta për të gjithë. Ai është e vetmja lojë joshtresore, në të cilën dominon barazia absolute për partnerët. . Mirëpo, kam përshtypje se kjo “lojë joshtresore”, është në teori, ndërsa në praktikë shpeshherë është shtresore, prandaj sa për ilustrim do të theksojmë vetëm një shembull:
Në Olimpiadën Shkup 1972, të zgjedhurit e Shqiperisë plasohen në finale grupi “B”. Në këtë grup ishte edhe Izraeli dhe Greqia. Ekipi i Shqiperisë nuk paraqitet në meç kunder Izraelit, andaj ai humb kontimacion dhe përjashtohet nga garat e FIDE-së, meqë nuk respektohen rregullat, që ndalojnë motivet politike në jetën shahistike (Enciklopedia shahistike, H.Golombek).
Mirëpo, pikërisht është kjo Federatë, (shkruaj në vitin 2013) e cila i ka rrënjët në Rusi, degët në Serbi, Greqi etj. që ende nuk e pranon Federatën e Shahut të Kosovës për motive politike, por një ditë herët a vonë edhe ajo do ta nënshkruajë në formularin e saj kapitullimin para FSH të Kosoves.
Dhe, kjo bëni vaki,ndërsa ne tani i mirëpresim oponentët tanë "me bukë e me krip, por me zemër të bardhë".

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu