Një studim atraktiv - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Një studim atraktiv

Shkrime nga Mulaim Shehu
NJË STUDIM ATRAKTIV!

I bardhi është në lëvizje e radhës dhe ai në lëvizjen e treti i jep mat oponentit të tij! Nëse jeni në gjendje ta zgjidhni këtë studim, atëherë vërtet ju keni afinitet në përfundimet e lojës së shahut, përndryshe le ta shohim zgjidhjen në vijim:
1.M(mbreti)f6 (ushtari)g8D
I ziu detyrohet ta promovojë ushtarin në mbretëreshë!
2.K(kali)f7+
I bardhi i jep shah kundërshtarit me kalë!
2.....Dxf7
I ziu detyrohet ta merr kalin me mbretëreshë!
3.Mxf7 mat!
I bardhi duke e marrë mbretëreshën e zezë me mbret me zbulim i jep mat oponentin të tij!

Këtu po ashtu kemi një metodë tjetër që është edhe më interesante!
Nëse ushtarët e zinj lëvizin në anën e kundërt, atëherë i bardhi përsëri i jep mat kundërshtarit në lëvizjen e tretë, por tani me kalë!!!
1.F(fili)f6 gxf6
I ziu detyrohet ta marrë filin e bardhë me ushtar!
2.M(mbreti)f8 f5
I ziu detyrohet ta lëvizë ushtarin...
3.Kf7+mat
Kështu i bardhi me kalë i jep mat oponentit të tij!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu