Robert Fisher - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Robert Fisher

Shkrime nga Mulaim Shehu
ROBERT FISHER - Kampioni i njëmbëdhjetë botëror në shah
Fisheri është i lindur më 09.03.1943 në Çikago. Nuk ka dyshim ai është shahisti më famëmadh në botë i të gjitha kohëve, ndërsa sipas mendimit të disa ekspertëve, ai po ashtu është shahisti më i mirë! Fisheri, përkundër tërheqjesë tij nga jeta aktive shahistike, ai ashtu sikur E. Laskeri më parë, e ngriti shahun në një nivel të lartë material. Fisheri, sikur dikur i madhi Kapablanka, e njihnin madje edhe masa e joshahistëve, sepse ai kësaj loje të lashtë i krijoi shumë ithtarë. Kur ai i kishte vetëm gjashtë pranvera, i mësoi parimet dhe rregullat e lojës së shahut nga motra e tij. Edhe pse Fisherin e impresionoi stili i Kapablankës, megjithatë ai ishte i përqëndruar në krijime moderne, prandaj u bë ekspert në Mbrojtje indiane të mbretit dhe në Variantin Najdorf të Sicilianes. Fisheri bëhet kryemjeshtri më i ri në historinë e FIDE-së. Për dallim nga vunderkindi Kapablanka, Fisheri e brakis gjimnazin dhe në moshën 16 vjeçare bëhet profesionist i shahut. Sukseset e Fisherit ishin senzacionale, kështu ai fitore pas fitore, në meçin e shekullit në vitin 1972 ai e mposht (12,5 :8,5) edhe Spaskin dhe bëhet kampioni botëror. Por, pas këtij meçi ai më nuk luan asnjë lojë. Me tërheqja e tij, bota e shahut humbi shumë, saqë më pastaj jo vetëm joshahistët, por edhe disa shahistë nuk e dinin se kush është kampoin botëror!! Stili i Fisherit karaterizohet me njohjen e teorisë së hapjeve në mënyrë të shkëlqyeshme, dëshirë e zjarrtë për fitore që nga lëvizja e parë në sulm si dhe mjeshtria kapablakiane në pozicione të hapura dhe ato të mbyllura. . Rusët më në fund e kuptuan, se Fisherin askush s'mund ta ndalë me fitore në meç të rregulltë. Prandaj ata trilluan taktikë të llojeve të ndryshme duke e provokuar temparamentin e Fisherit në bashkëpunim me kryetarin e FIDE-s Maks Eve, meqë ky ishte ushtar i dubluar rus. Kështu M. Eve e refuzon kërkesën modeste të kampionit botëror, që në rast se meçi përfundon me barazimi, atëherë atij t’i mbetet titulli. Edhe pse një rregull i tillë ka qenë më parë, siç është rasti në meçin E.Lasker-K.Shlehter (5:5) në vitin 1910, Botvinik-Bronshtain (12:12) në vitin 1951 dhe më pas, edhe përfundimi i meçit Kasparov-Karpov (12:12).
Fisheri pas këtyre fitoreve deklaron: "Patjeter dikush duhet t'i ndalë këta rusët, jam i mërzitur nga hipokrizia e tyre".
Shahu ka humbur shumë me tërheqjen e tij. Ai gjatë karierës së tij shënoi 337 fitore,203 remi dhe përjetoi vetëm 66 humbje,gjë që e vë në të njëjtin nivel me të madhin Kapablanka,i cili vetëm 36 herë ka nënshkruar kapitullimin, por në një konkurenë më të dobët.
Fisheri, përveç që ishte shpatë e gjallë në lojën e shahut, ai po ashtu e kishte gjuhën shpatë. Ndaj shpeshherë thoshte:"Ka shumë hebrenj në shah".Ka edhe të tillë që mendojnë se Bobi Fisheri ka shkuar të jetojë në Japan vetëm që të jetë sa më larg nga hebrenjtë.
Megjithatë Fisheri pas 20 viteve të një izolimi të thellë, respekivisht në viti 1992, i kthehet kësaj loje të lashtë, por kthimi i tij kësaj radhe më shumë ishte për çështje politike dhe ekonomike sesa për shah si sport, art dhe shkencë! Pikërisht atëherë kur në Kosovë shterej fondi, sërbi Jezdimir Vasileviq arriti që përmes një fondi shpërblyes prej 5 milion dollarë ta kthej Fisherin pranë fushës së shahut dhe në këtë mënyrë t’i jep rast Spaskit për revansh. Edhe pse Fisheri fiton ndaj Spaskit me rezultat +10-5=15 remive, krahas 3,5 milionë dollarë, megjithatë ai nuk ishte më “Fisheri i vjetër”, sepse pauza prej dy dekadash e kishte bërë të veten! Në anën tjetër, Spaski edhe pse e humb meçin, por ai i fiton 1,5 milionë dollarë.Fisheri vdes më 17.01.2008, por lojërat e tij janë të pavdekshme!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu