Shahu dhe figurat e shahut - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Shahu dhe figurat e shahut

Shkrime nga Mulaim Shehu
SHAHU DHE FIGURAT E SHAHUT NË FJALORËT SHQIP!
"Më parë duaje gjuhën shqipe, pastaj shahun" 

Meqë në praktikë gjatë lojës së shahut nga disa shahistë dhe shahdashës dëgjojmë apo lexojmë sesi ata i emërtojnë disa figura të shahut duke bastarduar gjuhën shqipe, prandaj ky është motive i përpilimit të këtij artikullit! Ndaj secila disiplinë shkencore dhe profesionale ka termat/terminologjinë e vet gjuhësore, konceptet, formulimet dhe interpretimet e veçanta të teoricientëve dhe të shkencave përkatëse. Gjuha profesionale është karakteristikë e secilës fushë të studiuesve, por edhe zanatçinjve. Për shembull, secili që ka një zanat, lloj hobi, sporti edhe profesioni, ka fjalë të caktuara e që janë karakteristike për profesionin apo atë që bën. Berberët, këpuctarët,.zdruktharët,.kimistët, piktorë, fizikantët, psikologët etj. kanë fjalorin e tyre; kanë nomenklaturën dhe togfjalësh specifik; kanë disa koncepte dhe terme që përdorin shumë shpeshë përgjatë takimeve dhe aktiviteteve. Madje edhe vetë gjuhtarët kanë fjalët e tyre specifike të përdorimit dhe vokablura termesh për të përshkruar, shpjeguar dhe analizuar fenomene..gjuhësore..dhe..letrare. Prandaj, edhe loja e shahut i ka shprehjet, termat dhe temat e veta të veçanta. Mirëpo në praktikë gjatë lojës së shahut nga disa shahistë dhe shahdashës, me keqardhje, dëgjojmë dhe lexojmë se si ata i emërtojnë disa figura të shahut duke bastarduar gjuhën shqipe, prandaj në këtë vepër modeste jemi përpjekur që emërtimet e figurave të jenë në bazë të gurrës sonë shqipe.
Kështu pra, me keqardhje gjuha profesionale e disa shahistëve dhe shahdashësve është shumë e dobët, për shumë shkaqe dhe njëra prej tyre është ndikimi prej gjuhëve të tjera apo mungesa e kulturës së lëximit të literaturave shahistike në përgjithësi. Madje edhe ata që thirren si profesionistë nuk i zotërojnë mirë emrërtimet e disa figurave. Por e tmerrshme edhe më e madhe është kur gjuhëtari si mjeshtër shahu, kalasë i thotë dhe e shkruan “top”, që dëshmon se gjuha serbe në të ka bërë ndikim ma të madh sesa studimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Kështu për këtë tematikë kam shfrytëzuar:
1. Fjalor i gjuhës shqipe, autorë: E.Çabej, M.Domi, A.Krajni, O.Muderrizi, Tiranë 1954, ribotim i dytë Rilindja Prishtinë 1976:
2. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe,1981 ......
3. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë, 2002 Tiranë.
Në bazë të këtyre fjalorëve shqip, që janë themel edhe i termave shahistike konkludojmë se asnjëri prej tyre nuk e thekson fjalën “torre”, prandaj kjo fjalë në fjalorët e sipërpërmendur nuk ekziston fare. Po ashtu këta fjalorë, fjalës “top” nuk i japin ndonjë kuptim a nocion shahistik!
Prandaj ata të cilët figurën e rëndë të shahut e emërtojnë “torre” janë nën ndikimin e italishtes, ndërsa ata të cilët, figurën në fjalë e quajnë “top” janë nën ndikimin e serbishtes dhe ndoshta nostalgjisë ndaj saj. Gjithashtu këta fjalorë më shumë e parapëlqejnë fjalën “mbretëreshë” sesa fjalën “damë”, meqë e para është e gurrës shqipe, ndërsa e dyta është e huazuar rishtas. Megjithatë, mund të reagon ndonjë shahist duke parashtuar pyetje: Si të bëjmë dallimin e figurave me iniciale? Për shembull: M(mbreti) dhe M(mbretëresha), K(kali) dhe K(kalaja) etj. Përgjigja është e thjeshtë. Në literaturat bashkëkohore në të gjitha gjuhët botërore figurat e shahut paraqiten përmes simboleve të tyre. Prandaj motiv kryesor i këtij artikulli është respekti i thellë që duhet të kemi ndaj gjuhës sonë të shtrenjtë dhe të dashur gjatë emërtimit të figurave të shahut.

 
Retourner au contenu | Retourner au menu