Statuti - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Statuti

K.SH.Vëllaznimi
Statuti i Klubit të shahut "Vëllaznimi"-Gjakovë

Në bazë të nenit 26 të Ligjit për sport, Kuvendi i Klubit te Shahut
“Vellaznimi” - Gjakove në mbledhjen e dates 05 .02.2005 nxori këtë:
S T A T U T
I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1.
Me këtë Statut përcaktohet statusi, organizimi i brendshëm dhe fushëveprimi i
K.SH”Vellaznimi”- Gjakove
Neni 2.
Emri i klubit është: Klubi i Shahut “Vëllaznimi” - Gjakove.
Selia e klubit është në Gjakove
Neni 3.
Klubi është person juridik dhe vepron në pajtim me Statutin e FIDE-s, Ligjin për Sport dhe
Ligjin mbi Organizatat jofitimprurëse.
Neni 4
Klubi e ka xhirollogarinë e vet.
Neni 5.
KLUBI I SHAHUT “VËLLAZNIMI”
(në tekstin e mëtejmë: K.SH “VELLAZNIMI”) është asociacion i sportit të shahut me qëllime programore, me të drejta dhe detyra të përcaktuara me këtë Statut.
Anëtarësia në K.SH”VËLLAZNIMI” është e hapur për të gjithë banorët vendës të Kosovës,
pa marrë parasysh gjininë, ngjyrën, gjuhën, fenë, mendimin politik,
prejardhjen sociale apo etnike, lidhjet me bashkësinë etnike, pronën apo lindjen.
Neni 6.
K.SH”VËLLAZNIMI” e shtrinë veprimtarinë e vet në mbarë territorin e Kosovës
(me marrëveshje të posaçme dhe në bazë të interesit të ndërsjellë, mund të bashkëveprojë
edhe jashtë territorit të Kosovës me Federatat tjera simotra).
Neni 7.
K.SH”VELLAZNIMI” ka logon e vet : germa V dhe katroret e shahut,
në dizajn të diagrameve të paraqitjes grafike të lojës së shahut
K.SH “VELLAZNIMI” ka vulën e vet në të cilën në të dy gjuhët, shqip dhe anglisht shkruan:
KLUBI SHAHUT “VELLAZNIMI” DHE CHESS CLUB “VELLAZNIMI.
II. QËLLIMET DHE VEPRIMTARIA E KLUBIT TE SHAHUT
Neni 9.
K.SH ka për qëllim organizimin, masovizimin, zhvillimin dhe popullarizimin e shahut ndër
të gjitha kategoritë, moshat, gjinitë, etj.
Ai krijon kushtet për të plotësuar nevojat e popullatës për lojën e shahut.
K.SH angazhohet për kultivimin e marrëdhënieve të shëndosha njerëzore në frymën e tolerancës,
idealeve olimpike, të paqës, solidaritetit,
miqësisë dhe lojës së ndershme në të gjitha nivelet dhe format e organizimit.
K.SH angazhohet për ngitjen e vazhdueshme të cilësisë së lojës së shahut
për të arritur përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe vepron në drejtim të afirmimit ndërkombëtar të shahut kosovar në përgjithësi.
Për këtë qëllim ajo anëtarësohet në FIDE
(Federatën Ndërkombëtare të Shahut) duke njohur, aprovuar dhe zbatuar Moton, parimet, Statutin, rregullat dhe rregulloret e saj.
K.SH vepron kundër përdorimit të dopingut, në përputhje me vendimet e AOK-it dhe FIDE-s.
Neni 10.
K.SH zhvillon këto aktivitete:
Merr pjese ne kampionatet ekipore të Kosovës për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra;
organizon kampionatet vetjake të qytetit për të rritur, të rinj, fëmijë dhe femra;
organizon gara të tjera duke përfshirë edhe turnetë ndërkombëtare;
organizon ndeshje miqësore ;
organizon kampionatet e qytetit për shahistë të hendikepuar, të vërbërit etj,
organizon seminare për gjyqtarë, trainjerë dhe organizatorë shahu;
nxitë dhe ndihmon ne forminin e shkollave te shahut,
dhe implementimin e tij nëpër sistemin shkollor të qytetit;
nxitë dhe ndihmon në forma të ndryshme klubet e shahut të Kosovës;
III. ANËTARËT E K.SH “VËLLAZNIMI”
Neni 11.
Anëtarët e K.SH-së janë: shahistet e qytetit ,
format tjera organizative ( shoqatat) te cilat anëtarësohen në K.SH, si dhe individët.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për anëtarësim në K.SH janë:
-Deklarata me shkrim e e aplikuesit për zbatimin dhe respektimin e
Statutit dhe akteve tjera normative të K.SH-së.
- -Emrat e personave të autorizuar për përfaqësim,
-Numri i xhirollogarisë,
-Marrëveshja për zgjedhjen e konflikteve,
Anëtarë individualë të K.SH-së janë
Kryetarët e nderit të cilët mund të emërohen në Kuvendin zgjedhor të K.SH-së.
Kryetarë Nderi mund të emërohen vetëm kryetarët e mëparshëm
duke pasur parasysh meritat e tyre të posaçme për zhvillimin e shahut në Kosovë.
Bordi i K.SH-së i pranon anëtarët e rinj në anëtarësi të klubit, përveç anëtarëve individual.
Neni 12.
Çdo anëtar i klubit duhet ta paguaj anëtarësinë vjetore të cilën e cakton Bordi.
Anëtari mund të dalë nga klubi, atëherë kur i kryen të gjitha
obligimet financiare ndaj klubit dhe anëtarëve të saj.
Anëtari mund të përjashtohet nga K.SH,
kur i thyen dispozitat e Statutit dhe akteve të tjera normative të K.SH-së.
Vendimin për përjashtim nga anëtarësia e bie Kuvendi,
Efektet e përjashtimit veprojnë nga dita e marrjes së Vendimit.
IV. ORGANET E FSHK-së
Neni 13.
Organet e K.SH-së janë:
- Kuvendi
- Kryesia ( Bordi)
- Kryetari
- Këshilli mbikqyrës
KUVENDI
Neni 14.
14.1 Kuvendi është organi më i lartë i K.SH-se
14.2 Në Mbledhjen e Kuvendit marrin pjesë delegatët përfaqësues të subjekteve nga neni 11
alinea 1 të këtij statuti.
14.3 Anëtarë të Kuvendit janë edhe kryetari i K.SH-se dhe anëtarët e Kryesisë.
14.4 Anëtar i Kuvendit është edhe Kryetari i nderit.
14.5 Në mbledhjen e Kuvendit mund të marrin pjesë edhe mysafirë të ftuar pa të drejtë vote.
Neni 15.
Të gjithë anëtarët-delegatët për Mbledhjen e Kuvendit kanë të drejtë vote dhe të drejtë
që të zgjedhin e të zgjedhen në Kryesi dhe organe të tjera të K.SH-se, me përjashtuar delagatet nga neni 14.4.
Kryetari i nderit nuk ka të drejtë të zgjidhet.
Neni 16.
Mbledhjet e Kuvendit mund të jenë të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
Kuvendi i rregulltë mbahet çdo vit dhe e thërret Kryetari ose Kryesia e K.SH-ës.
Kuvendin e jashtëzakonshëm mund ta thërrasin Kryetari, 2/3 e anëtarëve të Kuvendit, 2/3 e anëtarëve të Kryesisë dhe Këshilli mbikqyrës.
Ftesa duhet të dërgohet më së largu 14 ditë para mbledhjës,
ndërsa materiali 7 ditë para Kuvendit.
Kuvendi i jashtëzakonshëm mundë të vendosë vetëm për çështjet për të cilat është thirrur.
Kuvendin e jashtëzakonshëm duhet ta konvokoj
Kryetari në afat prej 30 ditëve prej ditës së kërkesës,
në të kundërtën kuvendin mund ta konvokojë edhe inicuesi.
Neni 17
Kuvendi mund të bie vendime nëqoftëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e antarëve të Kuvendit.
Neni 18.
Kuvendi zgjedh kryesinë e punës, procesmbajtësin, komisionin verifikues dhe
nëqoftëse ka nevojë edhe trupa tjera punuese.
Në mbledhje mbahet procesverbali të cilin e nënshkruajnë kryetari dhe anëtarët e
kryesisë së punës dhe procesmbajtësi.
Kuvendi merr vendime me shumicën e anëtarëve të pranishëm, të cilët e kanë të drejtën e votës.
Nëqoftëse vendoset për ndryshimet statutare,
ose për pushimin e punës së Federatës për një gjë të tillë
duhet të votojnë 2/3 e anëtarëve të pranishëm.
Votimi është publik, në qoftëse Kuvendi nuk vendos ndryshe.
Kuvendin e udhëheq kryesia e punës, të cilën e përbëjnë:Kryetari i K.SH-së dhe dy anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.
Vendimet e Kuvendit janë të obligueshme për të gjithë anëtarët dhe organet e Federatës.
Procedura dhe mënyra e punës së Kuvendit,
më përafërsisht rregullohen me Rregullorën e punës së Kuvendit
Neni 19.
Të drejtat dhe detyrat e e Kuvendit janë:
19.1 nxjerrja e rregullorës së punës së Kuvendit;
19.2 nxjerrja, plotësimi dhe ndryshimi i statutit të K.SH;
19.3 nxjerrja e programit të punës së K.SH-se;
19.4 nxjerrja e planit të zhvillimit;
19.5 zgjedh dhe shkarkon organet e veta: Kryetarin,
Kryesinë e K.SH-së dhe Këshillin Mbikëqyrës;
19.6 Emëron kryetarët e nderit.
Organet e Kuvendit kanë mandat 4 vjeçar.
KRYETARI
Neni 20.
Kryetari është njëkohësisht edhe kryetar i Kryesisë, Kuvendit dhe i K.SH.
1. Kryetari zgjedhet me shumicë votash të përgjithshme të delegatëve të Kuvendit.
2. Mandati i Kryetarit zgjatë katër (4) vjet, me mundësi të rizgjedhjes .
3. Kryetari i propzon kuvendit nenkryetarin dhe zgjedh dy (2) anëtarë të Kryesisë
në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh.
4. Kryetari kryeson mbledhjet e Kuvendit, kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe konluzioneve dhe për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit,
Kryesisë dhe të K.SH-së në përgjithësi.
5. Kryetari i nënshkruan aktet që i aprovan Kuvendi dhe Kryesia.
6. Kryetari perfaqëson K.SH-n.
7. Kujdeset per ligjshmerinë e punës në K.SH.
8. Zbaton dhe udhëheqë politikën e K.SH-së.
9. Kryetari është urdhërdhënës në realizimin e planit financiar,
nënshkruan dokumentat financiare dhe mbanë shënime financiare të K.SH-së
dhe për to i raporton: Kryesisë,
Kuvendit dhe Departamentit Administrativ të Sportit të Kosovës.
10. Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të K.SH-së.
11. Kryetari mud të shkarkohet edhe para skadimit të afatit
për të cilin është zgjedhur në rast se humb besmin e anëtarëve të K.SH-së.
12. Për shkarkim të kryetarit vendos Kuvendi i K.SH me vota të mëshefta dhe shkarkimi konsiderohet i vlefshëm nëse për të vendoset me shumicë votash
të përgjithshme të anëtarëve të Kuvendit.
13. Në mungesë të vet, Kryetari zëvendesohet nga nënkryetari .
KRYESIA
Neni 21.
1.Kryesia është organ ekzekutiv i Kuvendit dhe ushtron punët
për të cilat ai e autorizon në pajtim me këtë Statut.
Bordi udhëheq me punën e K.SH-së në mes të dy mbledhjeve të Kuvendit.
Mbledhjet i thërret Kryetari e në mungesë të tij nënkryetari .
Mbledhjet janë të rregullta ose të jashtëzakonshme.
Mbledhja e jashtëzakonshme mund te konvokohet nëse për një gjë të tillë deklarohet shumica e anëtarëve të Bordit.
2.Kryesia zbaton vendimet dhe konkluzat e Kuvendit.
3.Ajo punon në mbledhje (përveç në raste të jashtëzakonshme)
dhe vendimet i merr me shumicë votash të anëtarëve të vet.
4.Bordi në fushëveprimtarinë e punës së vet kryen këto punë:
-Propozon Statutin dhe aktet tjera Kuvendit,
-Përgatit mbledhjet e Kuvendit dhe materialin përcjellës,
-Egzekuton vendimet e Kuvendit,
-Aprovon rregulloret e brendshme të K.SH-së,
-Përpilon planin e punës dhe atë finansiar të K.SH-së,
-Vendos për blerjen ose shitjen e pasurisë së K.SH-së,
-Emëron dhe shkarkon Sekretarin e përgjithshëm,
-Aprovon planprogramin e punës së Këshillit profesional,
-Emëron dhe shkarkon trajnerët e reprezentacioneve,
-Emëron dhe shkarkon Komesarin e garave,
-Aprovon raportet e Këshillave dhe Komisioneve të Bordit,
-Miraton sitemin e garave, kalendarin dhe propozicionet e garave,
-Bartë të drejtën e organizimit të garave nën ombrellën e K.SH-së,
-Cakton lartësinë e anëtarësisë dhe kotizimeve për anëtarët e K.SH-së,
5. Bordi numëron nëntë (9) anëtarë dhe përbëhet prej: Kryetarit,
Nënkryetarit dhe shtatë (7) antarëve tjerë, prej të cilëve pesë (5) zgjedhen nga kuvendi,
ndërsa dy (2) emërohen nga Kryetari.
Në Bordin e klubit duhet të jenë të përfaqësuara edhe minoritet dhe femrat në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sportin.
Kryetari i Nderit është anëtar ex-oficcio i Bordit, pa të drejt vote.
Vetëm një kryetar nderi mund të jetë anëtar i Bordit,
ndërsa në rastin kur emërohet një kryetar i ri nderi,
kryetari i mëparshmem i nderit do të mbaj titullin
Kryetar Nderi, por do t’ia lëshojë vendin në bord Kryetarit të Nderit të ri.
6.Kryetari i Bordit është edhe Krytar i Kuvendit
Neni 22.
Zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë bëhet me vota të mëshefta.
Listat e votimit përmbajnë emrat e kandidatëve dhe postet e tyre në Kryesi për të cilat kandidohen.
Së paku 30% të kandidatëve në listat e votimit duhet të jenë femra.
Së paku 10% të kandidatëve në listat e votimit duhet të jenë nga bashkësitë e pakicave etnike.
Neni 23.
Njëri prej anëtarëve të Kryesisë duhet të jetë femër dhe një tjetër nga bashkësitë e pakicave etnike.
Neni 24.
Kryesia takohet sa herë që është e nevojshme, por jo më pak se një herë në muaj.
Për punën e vet Kryesia i përgjigjet Kuvendit.
Neni 25.
Mënyra e punës dhe procedura e vendimarrjës në Bordin e K.SH-ës,
më përafërsisht rregullohen me Rregullorën mbi punën e Bordit.
Neni 26.
Bordi mund të formojë komisione të përhershme dhe ad hoc,
vendos për kompetencat e tyre dhe emëron anëtarët e tyre. Komisionet dhe këshillat për punën e tyre i përgjigjen Bordit.
Komisionet-Këshillat e përhershme janë:
-Këshilli profesional,
-Komisioni për kalimin dhe regjistrimin e lojtarëve,
-Komisioni-komesari i garave,
-Komisioni për çështje të referimit dhe rregulla të lojës, dhe
-Komisioni Disciplinor.
KËSHILLAT DHE KOMISIONET
Neni 27.
Këshillat dhe komisionet caktohen dhe emërohen me vendim të posaçëm të Kryesisë,
me ç’ rast caktohet fushëveprimi dhe përbërja e tyre.
Këshillat dhe komisionet drejtohen nga kryetarët e tyre dhe për punën e tyre njoftojnë
me shkrim kryetarin apo sekretarin e K.SH
KËSHILLI MBIKËQYRËS
Neni 28.
Këshilli mbikëqyrës kujdeset për mirëvajtjen e veprimtarisë materiale e financiare të K.SH
dhe për këtë i raporton me shkrim Kryesisë dhe Kuvendit.
Këshilli ka tre (3) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar,
me mundësi të vazhdimit të mandatit edhe per nje mandat.
V. DISPOZITAT FINANCIARE
Neni 29.
Klubi financohet nga:
-Anëtarësia,
-Donacionet e personave fizik dhe juridik,
-Marketingu,
-Të hyrave nga organizimi i garave dhe
-Burimet tjera të lejuara në bazë të Ligjit.
Neni 30.
Me afarizmin financiar të klubit udhëheq
Kryetari në bazë të planit finansiar dhe vendimeve të Kuvendit dhe Bordit.
Për ndihmë në realizimin e afarizmit të klubit,
mund të punësohet referenti finansiar në përputhje me Ligjin mbi mardhanjet e punës.
VI. GARAT
Neni 31.
Garat zyrtare në Kosovë mund të organizohen vetëm nga Bordi i K.SH-së,
ose organi i autorizuar nga Bordi.
Garat zhvillohen në bazë të rregullave të FIDE-s dhe rregulloreve të FSHK-së.
Në udhëheqjën e garave organi përkatës i
garave duhet t’i respektoj të gjitha vendimet e FIDE-s.
VII. PUNA PUBLIKE
Neni 32.
Puna e K.SH-së dhe organeve të saj është publike,
e cila arrihet përmes konferencave për shtyp dhe me pjesëmarrjen e gazetarëve
në mbledhje dhe në veprimtaritë e K.SH.
VIII. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 33.
Të gjithë anëtarët e K.SH-së nga neni 11 i këtij
Statuti detyrohen që statutet dhe aktet e tjera normative të tyre t’i harmonizojnë dhe
përshtasin me këtë Statut dhe me Urdhëresen nga neni 5 i po këtij statuti
në afat prej nëntëdhjetë (90) ditësh nga dita e nxjerrjës së këtij statuti,
ndërsa në rast të kundërt nuk do të konsiderohen anëtarë të K.SH-së.
Gjakovë, më 5 shkurt 2005
KLUBI I SHAHUT
“VËLLAZNIMI” - GJAKOVË
Enver Berisha 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu