Tigran Petrosian - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Tigran Petrosian

Shkrime nga Mulaim Shehu
TIGRAN VARTANOVIQ PETROSIAN - Kampion i nëntë botëror në shah

Petrosiani, është i lindur më 17.06.1929 në Tbilis, që sipas kombësisë është armen. Ai shahun e mësoi në moshën tetëvjeçare. Petrosiani e kishte mësues mjeshtrin A. S. Ebralixhe, i cili ia rrënjosi thellë dhe në mënyrë permanente respektin e parimeve të Kapablankës dhe Nimcoviqit.
Tigranini, më pas, teorinë profilakse të Nimcoviqit e ngrit në nivel fantastik. Në të ai ndërtoi stilin e tij individual, pragmatik dhe fleksibil, me depërtim të thellë përmes manevrimeve strategjike, që i befasonte dhe i hutonte kundërshtarët e tij. Stili defensiv i Petrosiani i asnjanësonte kundërshtarët, që çdo lëshimi të vogël e ndëshkonte partneri aty për aty. Pikërisht për këtë ai konsiderohet kryemjeshtri më i fortë në mbrojtje, prandaj Tigrani shumë pozicione të humbura ka ditur t’i realizojë me remi! Loja e tij bazohej në vëmendja të madhe nga gabimi, ishte pozicionist i rreptë dhe kënaqja me ndonjë eprsi mikroskopike.
E kritikonin në mënyrë serioze për shkak të shumë barazimeve dhe pak fitore! Deviza e tij shahistike ishte: “ Përherë lartë, asnjëherë i pari ”. Megjithatë, ai më pas filloi të sulmojë për vendet e para, por prapëseprspë mbetet shahist plot takt, racional duke pretenduar pozicione objektive dhe simetrike. Pa dyshim, ai kishte instiktë nga rrezikshmëria dhe atëherë ndërtonte një beden të padepërtueshën rreth mbretit të tij. Lojërat e tij shfrytëzohen për mësim dhe studim nëpër shkollat e shahut në mbarë botën. Petrosiani vdiq më 13.08.1984, por lojërat e tij janë të pavdekshme!

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu