Vasil Vasileviq Smislov - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Vasil Vasileviq Smislov

Shkrime nga Mulaim Shehu
Kapmioni i shtatë botëror në shah!

Smislovi është i lindur më 24.03.1921 në Moskë. Hapat e para të shahut i mësoi atëbotë kur i kishte vetëm gjasht pranvera, ndërsa mësuesi i parë ishte babai i tij. Me rastin e datëlidjes, babai i tij ia dhuron librin e Alehinit " Lojërat e mia më të mira" , dhe në të i shkruan:" Vasilijit, kampionit të ardhshëm të botës!", dhe njëmend kjo u realizua pas tri dekadash. Babai i tij kishte dëshirë që Vasiliji të merret me muzikë, por meqë në shtëpi ishte një biblotekë librash shahistike, atëherë vogëlushi filloi t’i shfletojë ato, edhe pse shumë çështje nuk ishin të qarta për të. Atij i ra në sy një libër me titull: " Mendja shëndoshë në shah" , autor E. Lasker. Në ndërkohë ky djalosh fillon të lexojë në mënyrë serioze dhe e studijon Çigorinin, Nimcoviqin dhe Alehinin, prandaj në lojërat e tij mund t’i vërejmë gjurmat e ndikimit të tyre dhe diçka specifike të tij. Kështu ai, sukses pas suksesi arrin brenda një dekate tri herë të luftojë meç për fronin botëror përballë të famshmit Botvinik. Rezultati përfundimtar i meçeve ndëmjet tyre ishte i barabartë: një fitore, një barazim dhe një humbje! Loja e tij karakterizohet me një origjinalitet të madh në hapje, strategji imagjinare në meslojë dhe me virtuozitet në përfundim. . M. Eve për të thotë:" Smislovi i dëshiron lojërat e forta. Ai në hapje nuk pretendon epërsi, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në fazën e mëtejshme të lojës. Përmes metodës pozicionale ai e sjell ujin në mullirin e vet, apo ndonjëherë e realizon këtë përmes një miks kombinimi të vogël me sulm të paparashikuar"
Smilovi, kur ngopej me shah, atëherë merrej me muzikë, në këtë mënyrë e mbushte akumulatorin shpirtëror për duele të ardhshme! Ai vdiq më 27.03.2010, por la shumë lojëra dhe një vepër që quhet "Antoligjia e lojërave", e përkthyer në gjuhën angleze.

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu