Villiam Shtainici - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Villiam Shtainici

Shkrime nga Mulaim Shehu
VILLIAM SHTAINICI - Kampioni i parë botëror në shah

Villiami është i lindur më 17.05.1836 në Pragë në një familje hebreite. Shahun e mësoi kur ishte në shkollën fillore, ndërsa në mënyrë serioze fiilloi të luajë atëbotë kur shkoi në studime në Vienë. Ai është zyrtarisht kampion i parë botëror (1866-1894).
Shtainici është themelues i shkollës moderne të shahut, e cila pa dyshim ai e zhvilloi parimin se baza e sulmit medoemos duhet të jetë krijimi i epërsia pozicionale, sikur epërsia në zhvillim, mbretërimi i qendres, harmonia e struktures së ushtarëve, majoriteti ushtarësh, çifili filash, ushtrimi i trysnisë, epërsia e hapësirës, katrori i dobët, horizontalja dhe vertikalja e hapur si dhe pozita e mbretit. Prandaj Shtainici atëbotë bëri një revolucion në shah me konceptin e mësimeve pozicionale, sipas së cilës baza e sulmit është krijimi i përparësisë pozicionale! Ai shpeshherë pohonte se mbreti është figurë e fortë. . .
Shtainici e ka dashur shumë matematikën dhe shahun. Një anekdotë lidhur me të është shënuar që nga ditët e studimeve në Vjenë. Bankieri autoritativ Apshtain luante shah me të dhe natyrisht pësonte humbje. Shtanici i thotë se luan dobët, kurse ai i indinjuar i përgjigjet:"Si mund të thuash kështu për mua, unë jam bankier i famshëm". Por, në shah unë jam bankier, përgjigjet Williami. .
Shtainici vdes në moshën 64 vjeçare në një varfëri të madhe në Nju Jork, pikërisht më 12.08.1900, por ai i lë botës shahistike një pasuri të madhe!

 
Retourner au contenu | Retourner au menu