Vishvanaton Anand - KAMPIONATI INDIVIDUAL EVROPIAN 2016

Aller au contenu

Menu principal :

Vishvanaton Anand

Shkrime nga Mulaim Shehu
VISHVANATON ANAND - Kampion i pesëmbdhjetë botëror në shah

Anandi është i lindur 11.12.1969 në Madaros , Indi. Shahun e mësoi në moshën gjashtë vjeçare nga nëna e tij, më pastaj vazhdojë ushtrimet ne klubin e shahut, ku shumë shpejtë shfaqi talentin e tij për këtë lojë të lashtë. Anandi shkëlqeu në arenën ndërkombëtare në vitin 1988, ku fiton titullin e kampionit botëror për të rinj. Për këtë sukses ai thëtë: Në të vërtetë, kjo ishte dita më fatlume në jetën time. Natyrishrt, ka pasur edhe ngadhënjime të tjera, por për mua kjo ishte diçka e veçantë, sikur që është fitorja Lianres. Po ashtu ëdhe vendi i parë në vitin 1992 në Raxhë të Italisë, ku prapa meje ishin Kasparovi dhe Karpovi”. Anandi shquhet me intuitë, prandaj ai shumë lehtë dhe shpejt i studion variantet dhe gjetjen e lëvizjes adekuate. Karakterizohet si shahist edhe i lëvizjeve të shpejta, kështu i ka fituar shumë lojëra në lëvizje rekorde, për gjysmë ore, madje edhe më shpejtë. Nuk ka shahist, thuajse, të cilin nuk i ka ra flamuri apo nuk ka qenë në shtrëngesë me kohën, por Anandit nuk i ka ndodhur kjo pothuajse asnjëherë! Anandi në dekadat e fundit, me lojë dhe me rezultat është në elitën e shahut botëror. Ai pa pasur sukses në shumë turnire dhe me shumë shahistë, më përjashtim Kasparovi, që nuk i përshtatet! Anandi pas meçit me Kasparovin shpreh dufin e tij: “Gjeni është, nuk ka dyshim në këtë, por kurrsesi nuk është korrekt...” Mirëpo, meqë Anandit nuk i shkonte për dore stili i Kasparovit, atëherë ai i arrit që në vitin 2007 të bëhet kampion botëror përmes Kramnikut duke e mposhtur me lojë dhe me rezultat 6,5:4,5 (+3-1=7). Anandi qëndron në fronin shahistik katër vjet, sepse në nëntor 2013 humb nga djaloshi 23 vjeçar Magnus Karlsen me rezultat 0:3 (-0+3+7). Ndërsa në vitin 2015 pëson përseri humbje nga kampioni aktual M.Karlsen 0:4 (+0=6-4)

 
 
Retourner au contenu | Retourner au menu