Turneu ndërkombetar"Prishtina99"

Aller au contenu

Menu principal

Informacione jo zyrtare nga autori i kësaj webfaqe ato zyrtare do ti publikojë me kohë....
Një webfaqe jo zyrtare mirpo nga mungesa e një faqe nga FSHK zyrtare mendoj deri diku kjo webfaqe do ti mbuloj disa informacione për dashamiret e shahut në Kosovë në lidhje me këtë turne ndërkombëtarë të organizuar nga Federata e shahut e Kosovës të parin të këtij llojë mbas përfundimit të luftës.Do të janë informacionet për momentin vetëm ato që i kam ndëgjuar(dhe mos i merrni si zyrtare) dhe kërkoj falje për gabimet e mundshme.Mendoj në këtë webfaqe të janë shumë foto,lojra,video dhe rezultatet e menjihershme me të përfunduar lojra e fundit nëpër xhiro e shumë informata tjera që ka të bëjnë me turneun ndërkombëtar që mendohet të mbetet edhe tradicional.


Me qenë se para disa dite jamë informuar për webfaqen zyrtare të Federates së shahut të Kosovës më lartë e kam cekur si munges e një webfaqe zyrtare kështu që më poshtë mundë të klikoni për webfaqen zyrtare të FSHK që së shpejti do të kompletohet me materiale të reja dhe aktuale dhe do të mësoni më shumë për turneun ndërkombëtarë "Prishtina2013",unë do ta lë të hapur këtë faqe për këtë turne dhe do të mundohëm që të gjitha aktualitetet dhe më të rejat për këtë turne të publikohen me kohë
WEBFAQJA ZYRTARE E FEDERATES SË SHAHUT E KOSOVES

Lajmi i fundit:
Të gjitha lojrat në turneun ndërkombëtar"Prishtina 2013" për shkaqe se Kosova nuk është e pranuar në FIDE në marrveshje me FSH-tëShahut turneu eshte i paraqitur në Kukes që edhe zyrtarisht të pranohet për kalkulimin e rejtingut dhe normave të plotesuara.Eshte një padrejtësi që i bëhet shahut Kosovar mirpo për momentin eshte e vetmja mënyre që përmes Shqipëris të pranohen turnet që janë luajtur në Kosovë !
FItues i turneut "Prishtina 2013" shahisti nga Shqipëria
LLAMBI PASKO(2219)

Filloj turneu ndërkombëtar "Prishtina2013" me pjesmarrjen e disa shahistëve nga Mali i Zi,Shqipëria,Maqedonia,Bullgaria,Bosna dhe Kosova,Në turne janë gjithsej 30 shahistë  në mesin e tyre edhe 5 shahistë të pa rejtinguar.Nga diaspora luan FM Mahmut Xheladini kurse nuk jamë i informuar përse nuk luan i vetmi IM Kosovar Bedri Sadiku !
Turneu nuk është i pranuar në Fide përshkak kushteve kryesisht politike dhe quhet turne ndërkombëtar përshkak të shahistëve nga Ballkani që janë pjesmarrës.
Shumë shahistë kosovar nuk janë pjesmarrës në këtë turne vlen të veqohen mjeshtrit e fides:Afrim Fejzullahu,Murtez Hondozi dhe autori i këtyre radheve.
Rezultat e xhiros së parë
Rezultatet e xhiros së dytë
Rezultatet e xhiros së tretë
Rezultatet e xhiros së katërt
Rezultatet e xhiros së pestë
Rezultatet e xhiros së gjashtë
Rezultatet e xhiros së shtatë
Rezultatet e xhiros së tetë
Rezultatet e xhiros së nëntë
Tabela përfundimtare
Pjesemarrjen nga 10 te huaj e kane konfirmuar GM Bojkov?, GM Dizdarevic, GM B.Ivanoviq?, IM Podlesnik, IM Barle. Te ftuarit tjere jane GM Emre, GM Stanojoski, GM Pinter?, GM Dervishi? dhe IM Mehmeti?


Turneu ndërkombëtarë "Prishtina99" mbahet me 1-7 Qeshor 2013 në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë,në këtë turne që zhvillohet sipas sistemit zvicerran 9 xhiro pritet pjesmarrje e shumë kryemjeshtërve si dhe e shahistëve Kosovar që janë në listen e rejtingut në Fide.Turneu është i parapar të jetë gjysmë i hapur ku të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm shahistët e rejtinguar në Fide.Nga Kosova pritet pjesëmarrja e Përparim Makollit,Naim Sahitaj,IM Bedri Sadikut etj kurse nga diaspora pritet pjesëmarrja e shahistëve FM Murtez Hondozi,FM Mahmut Xheladini,FM Afrim Fejzullahu dhe FM Avni Ermeni.
Në këtë turne që mendohet të jetë i pranuar në Fide është mundësia që përveq se të rejtingohet njëherit  mundë të fitohet edhe norma për mjeshtër ndërkombëtarë.
Duhet përmendur se me nga dy norma për mjeshtër ndërkombëtarë që janë të plotësuara më herët janë shahistët:Përparim Makolli,FM Afrim Fejzullahu dhe Naim Sahitaj kurse nga një norm për mjeshtër ndërkombëtarë janë:FM Murtez Hondozi dhe FM Avni Ermeni.
Sipas disa informacioneve mund të jetë e mundur që në këtë turne të fitohet edhe norma për kryemjeshtër mirpo e gjitha kjo do të mësohet nga lista e shahistëve pjesmarrës ndër kryemjeshtërve dhe kjo listë së shpejti edhe do të jetë publike.


Retourner au contenu | Retourner au menu