Kupa e Evropes 2015

"European Club Cup 2015"  Shkup - (MKD)
Go to content

Main menu:

Kupa Evropiane e klubeve
 17-25 Tetor 2015 Shkup-Maqedoni

Foto Galeri Shkupi naten...

Lojërat: FM AVNI ERMENI,FM AFRIM FEJZULLAHU,FM MAHMUT XHELADINI,PËRPARIM MAKOLLI,DAUT TAHIRI,ASTRIT ZYMBERI,NDERIM SARAçI,GM ALEXANDER DELCEV,ALBERT ZENUNI,XHEMAJL PANGJAJ,DRITON MEHAJIBISH HULAJ,SALI SUTAJ,HASAN ZENUNI ,BETIM SELMANAJ


Lista e Referve,ne mesin e tyre edhe Kosovari Burhan MISINI

Ekipet që përfaqësojn Kosovën janë kampioni i garave ekipore 2015 EXPIKU dhe nënkampioni Zeqë Hasaj
Deri me tani kemi 46 ekipe që e konfirmuan pjesëmarrjen, më duhet përmendur ekipen SOCAR ku starton në këtë garë me 8 shahistë me renome botërore në listen e saj dhe lirisht mundë të themi se renditet ndër favoritet për të fituar këtë garë.
Historiku u Kupës së klubeve Evropiane
Nona/Gjeorgji/ dhe Siberia/Rusi/ kampione ekipore të Evropës në shah, Expiku i Prishtinës i 39-ti
25.10.2015
Organizuar nga Federata e Shahut e Maqedonisë dhe Unioni Evropian i Shahut, pas një javë garash të zhvilluara në Shkup të Maqedonisë nga 18-24 tetor 2015, ka përfundua Kupa e Evropës në shah në konkurrencën ekipore. Në këtë garë pjesëmarrëse ishin 12 ekipe/femrat/ dhe 50 ekipe/meshkujt/.Në konkurrencën e femrave, kampione doli Nona nga Gjeorgjia me 12 pikë e cila e cila zuri vendin e parë me të gjitha fitore dhe me plotë meritë u nderua me titullin e kampionit të Evropës për vitin 2015. Në konkurrencën e meshkujve, titulli i kampionit të Evropës i takoi ekipit Sieria të Rusisë të cilët nga 7 parti të zhvilluara tubuan 13 pikë, me 6 fitore dhe një barazim.
Në këtë garë tejet presitigjioze, Kosovën e përfaqësuan dy ekipe. Expiku nga Prishtina, kampion aktual i Kosovës dhe Zeqë Hasi, fitues i Kupës së Kosovës. Në një konkurrencë të fortë, Expiku pati paraqitje dilënjitoze të cilët në mesin e 50 ekipeve u renditën në pozitën e 39-të me 5 pikë të tubuara. Nga 7 duele të zhvilluara, ata shënuan du fitore ndaj SV Raika Rapid Feffornaz të Austrisë 5:1 dhe ndaj përfaqësuesit të Luksemburgut, Ce De Sprenger Echtermach 4:2 dhe një barazim me MKS Centar të Maqedonisë 3:3 dhe 4 disfata.
Në anën tjetër përfaqësuesi tjetër i Kosovës, Zeqë Hasi nga Deçani pati paraqitje jo të kënaqshme. Ata nga 7 parti të zhvilluara shënuan vetëm një fitore ndaj Karposhit të Maqedonisë 3,5:2,5 dhe pësuan 6 disfata dhe u renditën në pozitën e 49-të të parafundit me vetëm 2 pikë. Kjo mbase mund të arsyetohen për këtë plasman nga se ata për herë të parë marrin pjesë në një garë të këtij niveli.

2003/19. Kupa Europiane Rhetymnon, Crete (Greqi)-DRITA(Therandë)
2004/20.Kupa Europiane Cesme, Turqi PRISHTINA&MINATORI
2005/21. Kupa Europiane St. Vincent, Aosta / Itali PRISHTINA&MINATORI
2006/22.Kupa Europiane Fuegen, Austri-PRISHTINA&ISTOGU
2007/23.Kupa Europiane Kemer, Turqi-PRISHTINA&THERANDA
2008/24. Kupa Europiane Halkidiki, Greqi-ISTOGU&LLAMKOSI
2009/25.Kupa Europiane  Ohrid 2009 Prishtina&LLAMKOSI
2010/26.Kupa Europiane  Bullgari Hotel "Novotel Plovdiv" Expiku&Shqiponja
2011/27.Kupa Europiane Expiku&Shqiponja
2012/28.Kupa Europiane  Israel,Eilat K.Sh.Expiku
2013/29.Kupa Europiane  Rodos Palace Hotel, @ Rhodes - GREECE Expiku&Istogu
2014/30.Kupa Europiane  Bilbao /Spanjë Ekipa e Expikut nuk ju lejuan vizat !!
2015/31.Kupa Europiane  Shkup/Maqedoni Expiku&Zeqë Hasaj (Deçan) 

Dy ekipet Kosovare në Shkup
 
Back to content | Back to main menu