Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Arsim Hana

Intervista

Arsim Hana-Shaistė nė Gjermani dhe ish shahistė i Vėllaznimit

Kaluan shumė vite dhe jeni jashtė rrjedhave tė shahut kosovarė,sa jeni tė informaur pėr aktivitetet pėr shah nė Kosovė ?

Po eshte e vėrtetė, unė qė nga viti 1985 thuase nuk jam drejtpėrdrejt i kyqur nė rrjedhat e shahut Kosovar dhe nuk jam prezent nė aktivitetet Kosovare tė shahut. Qė nga kjo kohė kryesishtė jam marrė me shah dhe kam qene prezent nė aktivitete tė shahut tė organizuara nė Kroaci dhe Gjermani. Gjatė viteve 1985 – 1992 kur isha student nė Kroaci rrespektivisht nė Zagreb, unė pata fatin tė marrė pjesė nė disa turnire tė qytetit si dhe nė disa turnire ndėrkombetare – OPEN turnire qė organizoheshin nė kėtė qytet. Duhet thėnė qė krahas obligimeve universitare, suksesi im nė kėto aktivitete ishte shumė i mirė.

Shumė vite kaluan jashtė Kosoves,dhe shkurtimisht a mundeni tė pėrshkruani aktivitet tuaja nė lojen e shahut nė Gjermani ?

Pas pėrfundimit tė studimeve nė Kroaci (kam pėrfunduar Fakultetin e Veterines) mu dha rasti tė shkojė nė Gjermani dhe tė filloj tė punojė atje me ērast u hap dhe njė mundesi qė tė vazhdojė tė jam prezent nė aktivitetet e shahut atje. Fillimisht u aktivizova nė klubin e shahut « Nordhorn », klub qė aktivizohej nė rangun e dytė tė ligės Gjermane. Duhet potencuar qė ky klub nė rradhėt e veta ka disa Kryemjeshter dhe Mjeshter Nderkombetare dhe se ky klub dhe ky qytet organizon turnirin tradicional nė tė cilin luajnė shumė shahistė tė mėdhenjė botėror. Nė tė njėjten kohė tė rinjėt e kėtij klubi janė kampion tė shtetit Gjerman, qė d.m.th se nė kėtė klub punohet mjaftė nė shah dhe qė kanėe njė traditė tė herėshme. .

Disa turnire qė duhet vequar dhe takimet me shahistėt eminentė botėror,cilat ishin pėrshtypjet tuaja nga kėto takime ?

Kam luajtur disa turnire si dhe pėr klubin tim nė disa takime me rėndėsi dhe mendoj se kontributi im ka qenė nė njė shkallė tė lartė dhe i cilsuar me nje notė tė lartė nga puntorėt e shahut ne Gjermani.Kisha takime me kryemjeshtėr eminent botėror ,ku duhet vequar takimet me Shirovin,Korchnoin si dhe Timanin qė ishin pjesmarrės tė turnirit tradicional qė organizohet nė Nordhorn.Pėr tė gjitha rezultatet si dhe turnirėt nė Gjermani dhe disa ne Zvicerr mundėn dashamirėt e shahut tė klikojn nė adresat e mė poshtme dhe aty mundėn tė mėsoj diqka mė shumė nga turniret e mia….

Bundesliga Ergebnisdienst Hamburg

Schachbund NRW e.V.

Niedersächsischer Schachverband eV - Bezirksmeisterschaften 1999 ...

Blitz turnir nė Zürich 2001

NSV - Ergebnisdienst

Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 9. Spieltags (2005-01 ...

Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 3. Spieltags (2005-01 ...

Einzelergebnisse

Ergebnisse 1996/97

Vendi i parė nė Open Zurich 2001

20. Internationales Schnellschachturnier Grp.B

Nordhorn shahfestival

Navision Cup 2005

Turniri i fundit i juaj ishte blitz 24 orė nė Dresden,a mendoni se edhe nė Kosovė mundet tė organizohet njė aktivitet i tillė ?

Po, ishte ky njė turnir shumė interesant pėr mua dhe njė pėrvojė e re lidhur me organizimin e garave tė shahut. Nė fillim mė duhet tė them se ishte ngarkesė pėr shahistėt tė rezistojnė njė gare tė tillė maratonike por nė tė njėjten kohė njė mundesi qė tė realizosh njė numėr tė madhė tė partive me shumė shahistė cilėsor.

Sa i pėrketė organizimit tė njė manifestimi tė tillė tė shahut nė Kosovė, unė nuk jam nė ngjarje si qendron situata me ēėshtjet teknike tė njė organizimi tė tillė sepse ky turnir nė Gjermani tregoj qė organizatori do tė duhej tė jetė i pėrgatitur teknikisht – tė posedoj programin adekuat pėr njė numėr tė madhė tė shahistėve pjesėmarrės dhe tė kalkuloj ēiftet pėr parti nė disa rrathė nė mes vehte. Poashtu tė kyqur nė kėtė aktivitet ishin shumė njerėz qė nė vehte ngėrthen shpenzime shtesė si dhe shpėrblime rrespektabile pėr joshjen e pjesėmarrėsve.

Unė e di qė edhe nė Kosovė aktivistet e shahut dhe njerzit qė merren me shah kanė filluar tė aplikojnė kėto gjėra nė aktivitetet e tyre por ky lloj turniri paraqet ngarkesa shtesė qė do tė duhej njė pėrvojė shtesė.

Shpresoj qė edhe nė Kosovė ka kapacitete pėr njė organizim tė tillė dhe pse jo qė edhe atje tė organiuzohen kėso lloj turniresh.

Shahistet Kosovar 4 vitet e fundit ishin pjsmarrės nė Kupen e klubeve dhe nga kėto katėr vite kemi vetėm njė normė pėr mjeshtėr ndėrkombėtar (Fejzullahu) a mundėt tė quhet ky njė sukses apo ka mundur mė mirė ?

Njeriu gjithmonė synon mė tė miren dhe normal qė ka mundur tė jetė mė mirė edhe nė kėtė drejtim. Por ajo qka mė shqetėson mua dhe qė ėshtė drejtpėrdrejt e lidhur me pyetjen e juaj ėshtė pikėrisht mospuna me tė rinjėt dhe mosperspektiva e shahut Kosovar nė kėtė drejtim.

Titujt vijnė me kohė nėse punohet me tė rinjėt.

Kosova pėr fatė tė mirė ka filluar tė hapet me boten e shahut dhe tė ketė mundesi tė luajė nė turnire ndėrkombetare, kėshtu qė tani nuk ėshtė kurrfarė problemi te kemi edhe tituj mė shumė.

Fatkeqėsija ėshtė qė si dikur kur unė luaja nė Kosovė edhe tani po mpėrsėritet e njėjta gjė qė tė njėjtit shahistė luajnė nė turnire nderkombetare dhe qė pėrkrahja institucionale apo e klubeve pėr kėtė ėshtė e pakoordinuar.

Me dallim nga zyrtarėt e federatės nė Kosovė ,qė nuk i pėrkushtojnė kujdes gjeneratave tė reja,qka mundė tė propozoni nga pėrvoja e juaj nėpėr klubet gjermane qė ju ka lėnė mbresa ,se si duhet tė punohet me talent tė rinjė ?

Eh tani keni prek njė temė qė unė vetem diqka fillova tė flas mė heret tek pėrvojat e klubit tim nė Nordhorn.

Unė mendoj qė tėrė potenciali i Federates sė Shahut nė Kosovė duhet tė orientohet ne kėtė drejtim.Pra, tė organizohen dhe tė pėrkrahen edhe materialisht shkollat e shahut nė tė gjitha klubet apo trevat Kosovare. Tė trajnohen udhėheqėsit e kėtyre shkollave me programet e shkollave nga jashtė dhe tė licensohen njerzit qė do tė udhėheqin kėto shkolla.

Tė sigurohen mjete dhe shuma mė e madhe e tyre tė orientohen nė kėto trajnime, pjesėmarrje tė tė rinjėve ne gara sė pari kombetare dhe pastaj edhe nderkombetare.

Pas njė periudhe prej 5-6 vitesh ne do tė kemi shumė mjeshter nderkombetėr dhe jo siq thate edhe ju, mezi e kemi njė !

Nė Kosovė kemi ligėn e klubeve,kampionatin individual dhe kupen e klubeve,duke mos llogaritur turnet memoriale rapid,a janė tė mjaftueshme kėto aktivitet kur diht se nė Kosovė ka shumė tė interesuar pėr lojen e shahut ?

Pėr mua mė shqetėsuese ėshtė mėnyra e organizimit tė kėtyre aktiviteteve qė veq jane ,se sa numri i tyre. Unė nga informatat qė kam nga miqtė e mi nė Kosovė po dėgjojė qė kėto aktivitet po organizohen me shume probleme dhe nga shumė njerėz joprofesional. Unė mendoj qė pikėrisht mėnyra e organizimit, zbatimi me pėrpikėri i rregulloreve tė shahut, kualiteti i sallave tė garave, profesionalizmi nga ana e organizatorėve do tė duhej te jenė prirėse pėr gjerat tjera. Numri i aktiviteteve do tė shtohej me kualitetin e organizimit tė tyre.

Nė Federaten e shahut tė Kosoves sipas mendimit tim kryesia e vjetėr ishte shembull pėr kryesin e re qė ka dy vite puna e kėsaj kryesia llogaritet nėn zero,pse ndodhė kjo tek ne ,dhe sa e sa kohė duhet tė kalojė qė tė pėrmisohemi pakė dhe tė respektojm funksionet qė shoqėria i voton ?

Po unė kur pot hem na duhen njerėz profesionist nuk po mendoj vetem qė ata njerėz duhet tė dine tė luajnė shah. Ata njerėz qė marrin mbi vehte tė udhėheqin me njė federatė nė kėtė rast shahu do tė duhej sė pari tė jenė njerėz tė rrespektuar nga shahistet, menagjerė tė mirė, vizionar, tė pėrqendruar nė detyren dhe jo tė angazhuar nė shumė punė, komunikativė, etj.etj. Shkurt tė jenė serioz me pozicionin dhe obligimin e marrė dhe jo tė merren me interesa tė ngushta. Sa i pėrketė kryesis sė vjetėr a ishte shembullė pėr kryesin e re mė sė miri duhet tė pėrgjegjėn tė rinjėt e Kosovės qė ju ėshtė ndaluar pjesmarrja nėpėr kampionatet evropiane dhe nė pėrgjėsi ato ndėrkombėtare!

Rezultati i dobėt i dy ekipeve kosovare ne kupen e klubeve nė Austri qė ishte ne muajn tetor ,si e komentoni si mos aktivitet ne Kosovė ,turnire qė mungojnė, buxheti i vogėl,apo kupa ėshtė luajtur ne muajn e ramazanit ?

Po pajtohem kur thua si mos aktivitet nė Kosovė duke menduar nė aktivitete serioze nė kosovė, ku shahistet tanė do tė mund tė luanin gjatė vitit shumė parti tė forta me shahistė tė fortė. Pra mungojnė turnire nė Kosovė tė organizuara si duhet dhe kjo ėshtė arsyeja qė bie edhe kualiteti i lojrave dhe pjesemarresve.

Sa i pėrketė buxhetit sipas informacioneve qė kam unė nė disa rapid turnire qė po quhen atje dhe me mėnyren e organizimit tė tyre dhe nga shpėrblimet qė po jepen atje, unė nuk po shofė qė po mungon buxheti. Krahasuar me kėtu dhe nė disa vende tė Europes turnire tė tilla njė ditore nuk kanė fond tė shpėrblimeve mė tė madhe se atje.

Kjo kupė me qenė se ishte aktuale pėr shahistėt Kosovarė ku do qė ishin,e jeni tė mendimit se mė shumė shfrytėzohet pėr pushimė dhe mė pakė qė tė luhet shah, apo shahistet Kosovar aqė munden dhe kryesore ėshtė se jemi pjesmarrės ?

Po me shahistė tė njėjtė pėr ēdo vjet ne vijmė nė situatė qė ata ta konsiderojnė kėtė njė pushim dhe asgjė mė tepėr. Atė qė jemi ne pjesėmarrės ėshtė shumė me rėndėsi sepse unė po mendojė pėr gjeneratat qė po vijnė tė mos e kenė kėtė barier .

I vetmi mjeshtėr ndėrkombėtar Kosovar i suspenduar(Sadiku),tė rinjėt Kosovar tė suspenduar nga garat ndėrkombėtare prej federates ,eloja kosovare edhe mė tutje figuron me SCG,asnjė turnirė ndėrkombėtar i organizuar nė Kosovė (duke mos llogaritur turnirin e memorial tė Kaēanikut qė nuk ėshtė i pranuar ne Fide),Kosova pa selektor, eloja nacionale nuk egziston, dhe shume shume tjera qė para ndėkombėtarve dukemi jo serioz qė tė pranohemi si federatė ne mesin e federatave tjera ,qka mendoni qė tė gjitha kėto tė pėrmisohen ,dhe si do tė organizonit e gjithė kėtė ngecje ?

Ajo qka ka ndodhė ėshtė pasojė e asaj qė thashė mė heret qė federaten po e udhėheqin njerėz qė merren me interesa tė ngushta dhe qė nuk janė vizionar tė shahut. E kaluara dhe ngjarjet qė po cekni ju e argumentojnė kėtė qė po e them. Na duhen njerėz serioz qė vendosin tė sakrifikohen pėr kėtė punė dhe nuk do tė kursejnė asgjė e jo njerėz qė duan tė pėrfitojnė apo tė akualizohen me kėtė punė.

Tė gjitha kėto probleme teknike rreth organizimit, elos, selektorit, garave serioze, denimeve do tė rregulloheshin me njė seriozitet tė njerėzve tanė.

Unė kam besim se nė Kosovė ka mjaftė njerėz serioz qė e duan shahun dhe qė janė tė gatshėm tė sakrifikohen dhe tė punojnė qė tė gjitha kėtyo gjera ti pėrmirėsojnė. Nė tė njėjten kohė kemi mjaftė shahistė Kosovar qė janė jashtė Kosoves qė me pėrvojen e tyre do tė ndihmonin nė kėtė aspekt.

Planet tuaja ,dhe aktivitet e mundshme ne lojen e shahut ?

Po unė shpresoj qė pas stabilizimit tim me punė tė filloj tė punojė pak na shah dhe krahas aktivitetit tim ekipor ne klubin Nordhorn tė jem mė aktivė nė turniret individuale kėtu ne Gjermani.

PER FUND PO APELOJ TEK NJERZIT QE UDHEHEQIN ME SHAHUN KOSOVAR

" PUNONI ME TE RINJE SEPSE SHAHU KOSOVAR PO PLAKET ,

EUROPA PO LUAJNE ME KRYEMJESHTER 12-15 VJEQAR!"


Back to content | Back to main menu