Shahu Kosovar

Go to content

Main menu

Informata

KiK 2010 > Gjysëmfinalja

Siç bëjnë të ditur drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës, këtë fundjavë, gjegjësisht më 2 dhe 3 tetor 2010, në Prishtinë pritet të fillojë Kampionati gjysmë final i Kosovës në shah. Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë shahistët më të dalluar nga të gjitha klubet e Kosovës. Më të dalluarit do të kualifikohen për pjesën finale ku ëdhe do të dihet kampioni i Republikës së Kosovës për edicionin e garave 2010/2011.

KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS NË SHAH


Gjysmëfinalja


2 – 10 tetor 2010 – Prishtinë


   * ORGANIZATOR


Federata e Shahut e Kosovës.


   * VENDI


Kampionati do të mbahet në Prishtinë në Pallatin e Rinisë    (salla e ateliesë).
   * SISTEMI I GARAVE DHE TEMPO E LOJËS

Kampionati do të luhet në 7 xhiro me sistemin zviceran në harmoni me rregulloret e ECU për turnirë individuale dhe bazuar në rregullat e lojës të FIDE-së. Tempi i lojës do të jetë 90 min për 40 lëvizje ,plus 15 min deri në fund të lojës dhe 30 sekonda shtesë për lëvizje duke filluar nga lëvizja e parë.

   * REGJISTRIMI DHE PARTICIPIMI

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten më së largu deri me datën 2/10/2010, ora 09,45 minuta në sallën e turneut.Garniturat e shahut dhe orët të sillen me veti. Këtë informacion na e konfirmoi Burhan Misini, gjyqtar kryesor i këtij kampionati.
Orari
Shtunë    02/10/2010    Ora     10.45    Hapja solemne
Shtunë    02/10/2010    Ora     11.00

Ora     16.00
  Xhiroja e I

Xhiroja e II
Diele    03/10/2010    Ora     10.00

Ora     15.00
  Xhiroja e III

Xhiroja e IV
Shtune    09/10/2010    Ora     10.00

Ora     15.00
  Xhiroja e V

Xhiroja e VI
Diele    10/10/2010    Ora     11.00    Xhiroja e VII

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, në Prishtinë, janë zhvilluar takimiet e raundit të parë të Kampionatit individual të Kosovës në shah. Në këtë garë morën pjesë 27 shahistë.Pas 7-të xhirove të zhvilluara, përfaqësuese i Prishtinës, Enver Berisah ia doli të renditet në pozitën e parë me 5,5 pikw. Ai  nga shtatë parti të zhvilluara shwnoi katër fitore dhe tri remizime. Remizoi me Behar, Fejsullahun, Osman Saraçin dhe Vahedin Haxhimehmetin. Pas tij u renditen Osman Saraçi, Trepça, Behar Zejnmullahu, NLB Prishtina, Nderim Saraçi, Trepça, Driton Hajra , Minatori, Bekim Zabërgja, Minatori të gjithjë me nga 4,5 pikë e kështu me radhë. Sipas rregullores së garave 10 të parët morën të drejtën të kualifikohen për turneun final, kurse 6 shahistë të tjerë janë kualifikuar
drejtpërdrejt për pjesën finale nga kampionati i shkuar.


Në mesin e 10 shahistëve të cilët u kualifikuan për finale,për herë të parë u kualifikua një 14 vjeçar nga klubi i shahut Trepça.Fjala është për Nderim Saraçin anëtar i Përfaqësueses së Kosovës i cili tregoi lojëra të shkëlqyeshme. Ai me 4,5 pikë ia doli që të renditet në pozitën e katërt. Me këtë fitoi të drejtën që me 30 tetor 10.2010 të garojë mëtutje në këtë garë të vlefshme për Kampion Kosove 2010.


Nga të papriturat e kësaj gare ishte moskualifikimi i shahistit me përvojë Jashar Klisurica i cili në xhiron e parafundit pësi humbje dhe me këtë u përshëndet nga faza finale.

Back to content | Back to main menu