Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Valmor Bardhi

Intervista

Valmor Bardhi- Shahistė Prizerenas

Shahu nė Prizren startoj mbas luftės me probleme tė mėdha,a pritet se do tė ketė ndihmė nga strukturat e qytetit qė diēka tė lėviz ?

V.BARDHI: Me tė vėrtet Prizreni gjendet nė probleme tė mėdha si nė ato organizative poashtu edhe nė probleme financiare dhe materiale.

Duke shiquar krahasimin ndėrmjet viteve tė para luftės K.SH.”Prizreni” ndodhet nė njė situat tė vėshtirė dhe pa u ndihmuar nga asnjė strukturė institucionale.

Kemi shpresuar se do tė kemi pėrkrahje nga qyteti poashtu edhe nga F.SH.K-sė por deri tash nuk kemi ndonjė ndihmė tė tillė prej tyre!

Shahistė ka mirpo mjetet mungojn si mendoni ta pėrballoni kėtė situate ?

V.BARDHI : Ėshtė premtuar nga Kuvendi Komunal nė Prizren qė kėtė vit do tė ndaj njė sasi tė vogėl tė hollave pėr K.SH. ”Prizreni” sa tė bėj pagesėn, kutozimin pėr pjesėmarrje nė ligė tė dytė.Por pritet nga federata qė tė pregadis njė faturė qė e kam porositur njė kohė tė gjatė nėpėrmjet internetit nga zyrtarėt e F.SH.K – sė.

Sa i pėrket numrit tė shahistėve Prizrenas kemi mjaftė shahistė dhe janė mjaftė cilėsor dhe shpresojmė qė nga vetantarsimi tė marrim pjesė nė gara qė i organizon F.SH.K-sė

Pėrafėrsisht nė gjdo qytet tė Kosovės nga njė mendon tė luaj nė kampionatin evropian nė Antalia,a ka edhe tė interesuar nė Prizren ?

V.BARDHI : Po kemi tė interesuar por prej tyre mė serioz ėshtė Naim Sahitaj dhe me tė vėrtet ėshtė shahistė qė mundet tė pėrfaqėsoj Kosovėn. Ėshtė shahistė cilėsor me suksese tė mėdha qė nuk i ka asnjė shahistė Kosovarė nė periudhėn kohore prej 1995 deri 2004.Mbrenda kėto viteve ka qenė tri herė kampion nė Kampionat individual, dy herė fitues i Kupės sė Kosovės me ekipe pra njė herė me Prizrenin dhe njė herė me Prishtinėn ku jam edhe unė antarė i kėtij klubi, ėshtė fitues i Superligės « Kosovė – Shqipėri » me ekipin e Prishtinės dhe ka qenė fitues i shumė turneve tė organizuara dhe gjithmonė ėshtė renditur nė pjesėn e lartė tabelare !

A ka pasur pėrkrahje nga F.SH.K qė klubi i Prizrenit tė organizohet mė mirė ?

V.BARDHI : Me keqardhje e them kėtė sepse federata e shahut Kosovar ėshtė nė hapa tė mira pėr tė pėrparuar por pėr fat tė keq nuk e pėrkrahė K.SH. ”Prizreni” poashtu edhe shahun Prizrenas nė pėrgjithėsi qė gjatė viteve 90-ta i ka pasur tri klube ku tė gjitha klubet e fajėsojn federatėn pėr shkak tė mos organizimit tė mirė dhe pėr kėtė arsye klubet “FLAKA” dhe “THERANDA” e kanė ndėrprerė aktivitetin e tyre. Pasi i pėrmenda kėto pra edhe po ju tregoj arsyen. Nė vitin 2000 K.SH.”Theranda” ka qenė kandidate pėr tė hyrė nė ligė tė parė, ku nė atė vit unė kam qenė i huazuar nga K.SH.”Prizreni” dhe ekipi i Therandės deri nė xhirron e fundit ishte nė pozitėn e dytė nė tabelė pas K.SH.”Minatori” dhe nė xhrron e fundit e kishte ndeshjen me ekipin e dytė tė Rahovecit e cila nuk udhėtoi pėr nė Prishtinė dhe pėr fat tė keq komisioni i federates ja dha 3.5 pikė K.SH.”Theranda” gjė qė nuk i konvenonte ekipit Prizrenas qė tė ruaj pozitėn e dytė qė e kishte dhe tė hyj nė ligė tė parė e nė anėn tjetėr ekipet qė ishin nė vendin e tretė dhe tė katėrt fituan para syve tanė me dredhi me rezultat maksimal 6:0. E komisioni nuk pranoi rregulloren qė nė xhirron e fundit tė jepet rezultati mė i lartė i xhirros.Pėr kėtė arsye K.SH.”Theranda” tėrhiqet nga F.SH.K –sė. Edhe njė ndodhi tjetėr po e ceki qė nė vitin 2002 K.SH.”Prizreni” nė kampionat ekipor u deshtė tė luaj barazh me ekipin e Shqiponjės nga Bletaja dhe aty ndodhi befasia mė e madhe qė humbi nga ky ekip jo me lojė por me sjellje josportive me paseriozitetin e K.SH.”Shqiponja” sepse para ndeshjes kishin bėrė ndrime nė formacion ku gjyqtari Salih Gėrguri e vėrejti dhe nuk lejoi tė luajn nė atė mėnyrė dhe njė shahistė i ekipit tė Shqiponjės filloi tė i kėrcėnohet gjyqtarit Salih Gėrgurit ashtu qė shahistėve Prizrenas nuk i ngeli disponimi dhe humbi barazhin dhe ra nga liga,poashtu ėshtė fajtore organizimi i federates qė e ka lejuar sjelljen josportive dhe me gabim tė madh e ka organizuar barazhin dhe plyofin me nga njė ndeshje pėr ekipe gjė qė i kushtoi shtrejtė K.SH.”Prizreni poashtu njejt i ka kushtuaredhe K.SH.”Prishtina” po nė atė vit edhe nė vitin e kaluar 2003 qė ishte fituese pa humbje nė garėn e ligės sė rregulltė .

K.SH.”Prizreni” nė atė vit ra nga liga e parė por e fitoi Kupėn e Kosovės pėr vitin 2002 e cila ende nuk i ėshtė dorėzuar nga F.SH.K –sė .
Jeni anėtar i K.SH. »Prishtina”e nė anėn tjetėr punoni shumė pėr shahun nė Prizrenas ?

V.BARDHI : Jam antarė i K.SH. ‘’Prishtina’’ qe dy vite dhe jam shumė krenar qė jam antarė i kėtij klubi po ashtu jam duke i ndihmuar K.SH.’’Prizreni’’ pėr organizim dhe nė mbledhjen e fundit jam zgjedhur arkatarė i K.SH. ‘’Prizreni’’.

A ka keqkuptime nė mes tė gjeneratave tė vjetėra e atyre tė reja ?

V.BARDHI : Nė shahun Prizrenas gjithmonė ka qenė dhe ėshtė njė harmoni e kėndshme nė mes shahistėve dhe kemi shumė mirėkuptim dhe bashkpunim nė mes vete.

Antarsia e K.SH. ‘’Prizren’’ pėrbėhet prej njė numri tė madh shahistėsh tė moshave tė ndryshme.Antarsimi ėshtė i hapur pėr tė gjithė banorėt e regjionit tė Prizrenit.

10 shaistėt mė tė mirė Kosovar?

V.BARDHI: Vėshtirė ėshtė pėr ti pėrmbledhur 10 shahistėt mė tė mirė sepse nė Kosovė po luhet shahu nė mėnyrė profesionale, por 10 mė tė mirėt janė ata pėrafėrsishtė qė kanė rejting tė lartė.Po i pėrmendi disa qė pėr mendimin timė 10 mė tė mirėt janė :

Bajram Bujupi, Bedri Sadiku, Afrim Fejzullahu, Naim Sahitaj, Murtez Hondozi, Fatmir Bujupi, Gėzim Gusia, Avni Ermeni, Pėrparim Makolli, Bashkim Zenuni.

Fatmiri,Gėzimi dhe Bashkimi edhe pse nuk janė aktiv por janė emra qė kanė lėnė rezultate tė mira nė shahun Kosovarė dhe mendoj qė i takojnė 10 –shit mė tė mire. Por duhet pėrmendur edhe disa emra qė janė shumė aktiv si Abedin Idrizaj, Arben Avdiu, Egzon Elezi, Sami Salihu, Ramadan Bytyqi, Ramadan Ajvazi etj. Qė janė kandidat pėr tė hyrė nė kėtė 10 –sh.

Planet tuaja nė tė ardhmėn?

V.BARDHI: Kam shumė plane nė tė ardhmėn si pėr shahun Prizrenas poashtu edhe pėr shahun Kosovar dhe jam optimistė qė njė ditė do t’i realizojė.

Pėr nė fund dua tė i pėrshėndes tė gjithė shahistėt shqiptarė kudo qė janė dhe shfrytėzoj rastin tė JU falenderoj JUVE pėr punėn qė po e bėni pėr shahun Kosovarė !

Pse talentėt nė Kosovė nuk pėrkrahėn nga ata mė me shumė pėrvoj ?

V.BARDHI: Me tė vėrtetė nė Kosovė ėshtė numėr shumė i vogėl i talentėve, shkaktarė janė strukturat organizative tė klubeve qė nuk mundohen t’i zbulojnė talentėt shahistė nėpėr qytetet e tyre. Disa shahistė tė rinjė qė janė aktiv nuk i jipet aq mundėsi tė marrin pjesė nėpėr turne ndėrkombėtare. Njė ditė mė goditi rėnd qė e lexova gazetėn “Koha Ditore” aty ishte shpallur lista e shahistėve qė i kishte caktuar F.SH.K-sė dhe mė vjen ēudi pse i ka zgjedh disa shahistė qė janė nė moshė dhe mendimi im pėr ta ėshtė qė nuk munden ti sjellin Kosovės as tituj e as rejting mbi 2300. Mendimi im ėshtė qė duhet zgjedhur shahistėt qė i pėrkasin moshės mbi 20 vjeēare dhe besoj qė kėta shahistė pėr dy apo tri vite kanė pėr tė sjellur rezultate tė mira edhe tituj edhe rejting besoj qė mbi 2300,mjafton qė tė na sjellin tituj IM dhe FM.

Komenti i juaj pėr shahun Kosovar?

V.BARDHI: Shahu Kosovar kėto vitet e fundit ka ecur shumė pėrpara nė krahasim me vitet e kaluara. Por shpresojmė qė do tė punojmė edhe mė tepėr dhe duhet tė jenė tė ndihmuar nga tė gjitha klubet po ashtu edhe nga shahistėt individual pėr tė realizuar pasurinė e shahut ndėrkombėtarė.


Back to content | Back to main menu