Shahu Kosovar


Go to content

Main menu:


Memoriali"Mesut Gashi"

Turne memoriale

Prishtinė

Shah-Pėrparim Makolli, fitues i trofeut Pėrkujtimori Mesut Gashi 2010


Organizuar nga Klubi i shahut Prishtina dhe mbėshtetur nga Drejtorati pėr sport i Komunės sė Prishtinės, nė Restorantin Glass House Te Rrethi nė Prishtinė ėshtė mbajtur Turneu i 11-tė Pėrkujtimori Mesut Gashi nė shah. Fillimisht nė emėr tė Kėshillit Organizues, tė pranishmit i pėrshėndeti, Bedri Sadiku, mjeshtėr ndėrkombėtar, kurse turneu e shpalli tė hapur, Dr.Bashkim Vatovci, kryetari i Federatės sė Shahut tė Kosovės. Lėvizjen e parė nė kėtė garė e bėri, trim Gashi, 13 vjeē, i biri i Mesut Gashit i cili mbijetoi nė fatin e keq qė pati familja e Gashi gjatė luftės nė Kosovė. Nė kėtė turne morėn pjesė 58 shahistė nga klubet e Kosovės, nė mesin e tyre ishin edhe dy nga Lugina e Preshevės. Garat u zhvilluan me 9 xhiro nga 15 minuta sipas rregullave tė FIDE-sė tė shahut rapid. Edhe nė kėtė garė mėtuesit kryesorė pėr tė fituar kėtė trofe ishin:Bedri Sadiku,Pėrparim Makolli,Naim Sahitaj dhe Xhevat Suhogėrlla. Ashtu edhe siē pritej, fituesin e kėtij turneu u vendosėn ndeshjet drejtpėrdrejta ndėrmjet kėtyre shahistėve. Shahisti nga Prishtina, Pėrparim Makolli startoi furishėm dhe nga 7 duele tė zhvilluara, shėnoi po aq fitore dhe teoritikisht e kishte siguruar vendin e pare. Nė dy xhirotė e fundit, ai fitoi vetėm gjysmė pikė, gjė qė i majftoi qė me 7,5 pikė tė mbajė vendin e parė dhe tė fitoi trofeun Mesut Gashi 2010. Mjeshtri ndėrkobmėtar , Bedri Sadiku nė takimin e fundit remizoi me Ramadan Ajvazin dhe me kėtė remi ai u klasifikua nė pozitėn e dytė me gjysmė pike mė pak se fituesi.Fituesi i vitit tė kaluar Naim Sahitaj i cili nė mėnyrė tė denjė e prezantoi Kosovėn nė kampionatin individual evropian ku e fitoi ballin e parė pėr titullin e mjeshtrit ndėrkombėtar doli i katėrti me 7 pikė sa pati edhe Osman Koka nė pozitėn e tretė. Me remizimin e fundit kundėr Bedri Sadiku, Ramadan Ajvazi u plasua nė pozitėn e pestė me 6,5 pikė. Mė tė dalluarit u shpėrblyen me kupa dhe me tė holla nga kėshilli organizuesi i kėtij turneu, gjegjėsisht Klubi i shahut Prishtina.
Juniori mė i suksesshėm me 5 pikė u shpall, Nderim Saraēi i cili njėherėsh ėshtė anėtar i Pėrfaqėsueses sė Kosovės pėr juniorė.
Pėr tė mirė befasoi shahisti Abdyl Hoxha i cili ka mė se 5 vjet ėshtė larguar nga ky sport. Ai zuri vendin e gjashtė me 6.5 pikė. Takimet i drejtoi gjyqtari, Burhan Misini nga Prishtina.
Drejtuesit e Federatės sė Shahut tė Kosovės, bėjnė tė ditur se gara e radhės ėshtė Turneu tjetėr pėrkujtimor "Komandant Shemi" qė pritet tė mbahet nmė 24 prill 2010 nė Mitrovicės.
Mė tė dalluarit nė Turneun Mesut Gashi 2010:
1.Pėrparim Makolli 7.5 pikė
2.Bedri Sadiku 7.0
3.Osman Koka 7.0
4.Naim Sahitaj 7.0
5.Ramadan Ajvazi 6.5




Back to content | Back to main menu